VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

NATYRISHT SHIHJA MARTIRIN...
Kushtuar z.Viktor Martini, i cili është burgosur qysh në moshën 16 vjeç dhe me gjithë familje kanë bërë 104 vjet burg...
Poezi nga KEZE KOZETA ZYLO

E Hënë, 03.18.2013, 08:47am (GMT1)



Kushtuar z.Viktor Martini, i cili është burgosur qysh në moshën 16 vjeç dhe me gjithë familje kanë bërë 104 vjet burg... Shkrimtari dhe poeti Z.Martini ishte i ftuar në studio dhe gjatë bisedës lotoi dy herë si për vuajtjet e tmerrshme dhe për mos gjetjen e eshtrave të babait, çka tronditi amerikanë dhe shqiptarë që ndodheshin aty...

Në studion "Alba Life" erdhe,
me një mal vuajtje mbi shpinë,
teleshikuesve ju tregove,
sa herë të çuan në gijotinë...

Me qindra vite pranë një burgu,
Perënditë ule në sy,
Zoti i madh ç'na dëgjuan veshët,
Sa dhe Hëna vdiq aty...

Si burrë qave për babain,
kërkon eshtrat s'di ku janë,
loti tënd në hark rrufeje,
doemos që djeg tiran.

Dëshmia tënde shtangu të huajt,
Regjizorit i ngriu loti,
se me përbindsha mitologjie,
varret zhduken mot pas moti...

Me dhimbjen tënde zgjove malet,
që mund të shkruajnë dramë Shekspiri,
Përmbi thinjat kryelartë,
natyrisht, shihja Martirin!

Staten Island, New York

Mars, 2013


KEZE KOZETA ZYLO


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.