E Enjte, 03.28.2024, 12:31pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
I PAHARRUESHMI DON LUIGJ KÇIRA
Nga FRITZ RADOVANI

E Enjte, 03.21.2013, 09:25am (GMT+1)



DON LUIGJ KÇIRA (1925 2008)

A ka shkodranë që nuk e kujton portretin e Atdhetarit, Fetarit, puntorit, "armikut të popullit", këpuctarit, qytetarit dhe Burrit të Nderuem të qytetit të Shkodres, klerikut të pervujtë, ushtarit besnik dhe të palodhun të Krishtit në Shqipni, Don Luigj Kçira?
Nuk besoj se asht harrue kaq shpejtë prifti me çantë në dorë dhe me këmishë të bardhë nen pallto të zezë në Rrëmaji, me 11 Nandor 1990, i pergatitun bashkë me Don Ndoc Ndojen, që po kje se ngjet që sampistët e Ramiz Alisë do të vrasin Don Simon Jubanin, me u gjetë aty, me vazhdue Meshen Shejte... dhe, po kje nevoja, me dhanë edhe jeten e vet në Ringjalljen e Fesë së dhunueme të Krishtit, nga terroristët sllavokomunistë e anadollakë per 47 vjet rresht, me Gjenocidin ma barbar që ka njohtë historia e Kishës Katolike Shqiptare në gjithë Botën.

Në qytetin e Shkodres, me datën 15 Maji 1945 seminaristi Mark Çuni, pa dijeni fare të Klerit Katolik formon shumë të përfolunën Organizatë "Bashkimi Shqiptar", që në të vërtetë mblodhi në gjiun e Saj pothuej gjithë elementin antikomunist të Shkodres, pa asnjë dallim fetar, shtrese apo profesioni. Aty u përfshinë studentë, profesorë, ushtarakë, punëtorë, fshatarë, që me vepra do të dëshmonte se asht për përmbysjen e komunizmit pa dhunë, po me zgjedhjet e "lira" që shpejtë do të zhvilloheshin në Shqipni. Votimet ishin caktue me 2 Dhjetor 1945. Aktiviteti i Organizatës kje i shkurtë dhe filloi me traktët e para të shpërndame në muejn nandor në Shkoder. Teksti ishte i kjartë. Bahej thirrje për mos me votue për "Frontin Demokratik", sëpse kjo organizatë mëshef mbrenda saj vetëm elementin sllavokomunist në shërbim të Jugosllavisë së Titos, politikë që ishte shumë e kjartë nga vëprimet e qeverisë komuniste kukull të Tiranës. Ardhja e Nako Spiros dhe Sejfullah Maleshovës në muejt e parë të 1945 në Shkoder, kishte zbulue edhe një veprim që shpejtë do të ndodhë, "se shpejtë qeveria komuniste do të mbyllin të gjitha shkollat fetare"....si dhe masat tjera ekonomike, që do të ushtrojnë kundër Fesë për me realizue qellimet ateiste të doktrinës komuniste stalinjane, si në Rusinë bolshevike.

Disa lapera agjentë që mbas ramjes së fashizmit u vune në shërbim të sigurimit komunist me datën 27 Nandor 1945, ishin në gjurmim të vëprimëve të Organizatës "Bashkimi Shqiptar".

Nder të parët aktivistë u arrestue Luigj Kçira, per të cilin Mark Gjon Shllaku më ka thanë se pak burra, mund të kenë qendrue gojëmbyllun para torturave shnjerzore ashtu si Luigj Kçira.

Deklarata e Luigj Kçirës, e bame para gjyqit të hapun në kinema "Rozafat" të qytetit të Shkodres, me datën 28 Janar 1946, ora 09.00, me trup gjykues: Kryetar Mustafa Iljazi, anëtarë Namik Qemali e Tonin Miloti, prokuror Aranit Çela, proces i plotë i ruejtun në Dosjen nr. 1068, në arkivin e Ministrisë së Mbrendshme në Tiranë, tregon plotësisht dhe kjartë, në mënyrë të pakundërshtueshme tradhëtinë, makinacionet dhe qellimin që kishte në plan të parë sigurimi komunist e që përballë tij asht vepra Demokratike e vërtetë e Organizatës "Bashkimi Shqiptar".

Asht i arrestuemi dhe i masakruemi Luigj Kçira që deklaron: "At Fausti dhe At Dajani, nuk dijnë kurrgja se unë kam hjellë trakte. Ata mi ka dhanë Mark Çuni e Gjergj Bicaj. Unë i kam lanë në shtëpi tek Gjovalin Zezaj, dhe bashkë me té kemi dalë me i shpërnda. Këte e ka dijtë edhe xhakoni Gjon Shllaku e Zef Kuqi. Tue i shpërnda na ka kapë Kol Shytani e Gjon Prennushi dhe jemi arrestue atë natë me 27 Nandor 1945. Kush na paditi s'e dij...".

Luigj Kçira atëherë ashtu si z. Ahmet Bushati sot... e dinin mirë se kush i ka sherbye prej asaj kohë sigurimit të shtetit, mbasi koha ua nxori ngjyren e vertetë të faqes së zezë spijunëve, po fatkeqsisht, u plakën dhe u zhdukën shumë Burra si Luigji, apo dhe Ata, që sot nuk mërritën me kenë si Marku, Paulini, Nino etj...që vdiqën me shpresë se "demokracia" do ti sherojnë plagët e Tyne, por edhe pa pasë mundësi me tregue perpjekjen e vet per Demokraci.

Luigj Kçira u dënue me 20 vjet burg, per me vujtë gjithë jeten nën zgjedhen e "luftës së kllasave" nga diktatura komuniste, vetëm pse kerkoi zgjedhje të Lira dhe demokratike... Liri mendimi dhe fjale ...kërkoi Liri Feje...një e Drejtë themelore per Njeriun, per këte u konsiderue gjithë jeten e Tij "armik i popullit". Mbas dhjetë vjetëve burg lirohet dhe i kushtohet Fesë, tue u ba nen kujdesin e Imz. Ernesto Çobës, Ushtar i Krishtit me datën 24 Mars 1963, plot 50 ma parë. Me daten 13 Mars 1991, ka thanë Meshen e Parë në Kishen e Arrës së Madhe mbas rihapjes së Kishave në Shqipni, në vitin 1990. Vazhdoi me pervujtni sherbimin fetar deri me 20 Nandor 2008, ora 16.00, kur Don Luigji, ndrroi jetë në moshen 83 vjeçare në Shkoder.

Don Luigj Kçira asht kenë një nga Meshtarët Katolik Shqiptar model per thjeshtësinë e Tij, dashuninë dhe respektin per të varfërit, i papritueshem me sherbye në çdo kohë dhe vend, pa ma të voglin komoditet, gjithmonë i gatshem, optimist dhe i qeshun në kujtesën tonë.

Përvujtnia e Tij si Meshtar dhe shërbimi shembullor në të mirën e Atdheut dhe të Fesë, e rreshtojnë sot Don Luigjin në Elterin e Nderuem të Martirëve Kishës Katolike Shqiptare.

Sot në 50 vjetorin e Meshtarisë së Don Luigjit dhe 5 vjetorit të vdekjes së Tij, këta pak rreshta ia kushtoj në shenjë të një kujtimi të thjeshtë, ashtu si ishte edhe Ai vetë!

E mos harroni, se 46 vjet persekucion komunist...asht gjithë jeta i masakruem!

Melbourne, 2013.


FRITZ RADOVANI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KUJTIM DHE NDERIM, PËR PROF. ZIJA XHOLIN-AKADEMIKNga Prof. MURAT GECAJ, publicist e studiues (03.19.2013)
NATYRISHT SHIHJA MARTIRIN...Kushtuar z.Viktor Martini, i cili është burgosur qysh në moshën 16 vjeç dhe me gjithë familje kanë bërë 104 vjet burg...Poezi nga KEZE KOZETA ZYLO (03.18.2013)
Portret emigrantiDJALI I PERAJVE, PETRIT SOKOLINga ZEQIR LUSHAJ (03.17.2013)
E ËMA AKUZON EDA ZARIN - JA SI NA E VODHI ME DOKUMENTE FALSE PASURINË (03.16.2013)
BAXHUL MERKAJ, MIK I PANDARË I 'IKONAVE' SHQIPTARE…Nga Prof. MURAT GECAJ, publicist e stuidues-Tiranë (03.15.2013)
Njeriu dhe…NjerëzorjaHEROI I GJALLË TOMMY LOPEZ-Per lirinë tonë, Ai la shëndetin dhe rininë e tij në luftë në Irak-Nga ZEQIR LUSHAJ (03.14.2013)
LAJM MORTI - BILALL JETISH FEJZA (08.11.1936- 24.02.2013) (03.13.2013)
KANUNI ISHTE I KTHJELLËT, NUK LINTE VEND PËR INTERPRETIMENga ALEKSANDËR MEKSI (03.12.2013)
RRËFIMI PËR TË VËRTETAT E HIMARËS I BËN MIRË ÇDO HIMARIOTINga ALEKO LIKAJ (03.12.2013)
Njeriu dhe….NjerëzorjaKIRURGU I FAMSHËM AMERIKAN DORIAN J. WILSONNga ZEQIR LUSHAJ (03.12.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lart�]