VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - SHUHET PISHTARJA E LIRISË DHE DEMOKRACISË ANTIKOMUNISTJA BARDHA GJONMARKUNga TOMË MRIJAJ

                                                                                      

E Enjte, 04.25.2024, 05:45pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
SHUHET PISHTARJA E LIRISË DHE DEMOKRACISË ANTIKOMUNISTJA BARDHA GJONMARKU
Nga TOMË MRIJAJ

E Enjte, 03.21.2013, 10:57am (GMT+1)



Bardha Gjomarku, u lind në Kullën e famshme të Gjon Markagjonit, në Orosh të Mirditë, në vitin 1925. Bardha, ka vazhduar shkollën e mesme, pranë Motrave Stigmatine, në qytetin e mirënjohur kulturëdashës të Shkodrës. Ajo më pas ka vijuar studimet e larta, në një kolegj të njohur në Itali. Kurse, "shkollat e larta" i përfundojë në kampet dhe burgjet e diktaturës komuniste.....

Sot më dt. 19 Mars 2013, u nda nga jeta në qytetin e Shkodrës, në moshën 88-vjecare, e bija e Kapidanit të Mirditës Gjon Mark Gjonit, Bardha Gjomarkaj, e rrethuar nga familja dhe vajza e vëllait të saj Ndue Gjomarkut, Bianka (Bardha) me bashkëshortin e saj të ardhur nga SHBA.

Mirdita, emër nderi dhe mikpritje, historie, toka e katedralëve, e cila me qendrese e dinjitet, perkushtim e krenari, ruajti pastërtinë e vlerave të përbotshme, fenë e të parëve të krishterë.

Ajo, është vendlindja e kalasë së pamposhtur të Dinastisë së Kapidanëve, burimi i jetës e mbijetesës së banorëve kreshnik, që qysh në djep, nënat sokolesha i mëkuan dashurinë për tokën dhe zakonet e moçme arbërore, mikpritjen, trimërinë, zgjuarësinë e falur nga Zoti dhe natyra.

Në Orosh të Mirditës, në Derën e famshme të Kapidanit të Mirditës Gjon Markagjonit, lindën fëmijët: Marku, Ndoja, Lleshi (Aleksandri), Deda, Nikolla dhe motrat: Dava, Gjela, Marta, Dila dhe më e vogla Bardha. Bardha e Kapidan Gjonmarkagjonit, nga nëna ishte mbesë e Bajraktarit të Kurbinit Gjokë Pjetër Pervizi, një përsonalitet i njohur asokohe për besë, burrëri, zakone e tradita të hershme e bashkëkohore shqiptare.

Dera e Kapidanit, me vullnesën e popullit kanë udhëheqë Mirditën, me urti, maturi, politikë e jetë normale, me sjellje të denjë burrërore dhe një guxim të madh në mbrojtje të interesave të kombit, duke punuar me përkushtim, për përkrahjen e idealeve kombëtare, kundër pushtuesve të huaj, që gjatë shekujve kanë shkelur trojet shqiptare.

Mbi jetën dhe veprën e antikomunistes Bardha Gjonmarkut, ka shkruar më gjerësisht bashkëvuajtësja e saj Fatbardha Saraçi (Mulleti), në librin historik "Dhimbje" 2, e cila trajton me nota prekëse historinë e Bardha Gjomarkut, nënave e vajzave martire në burgjet dhe kampet e përqedrimit në Shqipëri.

Bardha Gjomarku, u lind në Kullën e famshme të Gjon Markagjonit, në Orosh të Mirditë, në vitin 1925. Bardha, ka vazhduar shkollën e mesme, pranë Motrave Stigmatine, në qytetin e mirënjohur kulturëdashës të Shkodrës. Ajo më pas ka vijuar studimet e larta, në një kolegj të njohur në Itali.

Në vitin 1943, rikthehet pranë familjes në kullën e Gjonmarkut në qytet, për të kaluar pushimet verore.

Dashuria e madhe për Atdheun dhe familjen në vendlindje, bën që adolishentja, të lërë për gjysëm studimet e larta dhe të rikthehet pranë familjes.

Ardhja e komunizmit në Shqipëri, i këput në mes endrren dhe shpresat, për të përfunduar studimet e larta në Itali, sepse menjëherë fillojnë persekutimi nga ana e diktaturës së kuqe, e cila në Shkodër ishte shumë e ashpër.

Vala e madhe e dënimeve dhe internimeve pambarim fillojnë për Bardhën dhe të gjithë vajzat dhe gratë e tjera shqiptare.
Kështu në vitin 1945, në moshënn 20 vjeçare, Bardha internohet në kampet e përqendrimit. E gjithë familja i nënshtrohet kalvarit të vuajtjeve të rënda.

Kjo ndodhi për shumë arsye, mbasi komunizmi kërkonte t'a nënshtronte Derën e njohur të Kapidanit të Mirditës, e cila me stoicizëm qëndroi e fortë, duke i bërë rezistencë me armë në dorë forcave të Ndjekjes të Sigurimit. Ajo sëbashku me antarë të tjerë të familjes vuan persekutimin e egër komunist.

Por nga ana e tjetër, vëllezërit e saj trima, si: Dr. Kapidan Mark Gjon Marku dhe vëllai Lleshi (Aleksandri), ishin në malet e Shqiperise se Veriut, duke drejtuar forcat antikomuniste nacionaliste, në luftë të hapur kundër komunizmit. Ata luftuan heroikisht deri sa ranë dëshmorë në fushën e betejës, pa iu nënshtruar komunizmit, që po shtypte me gjak e hekur çdo lëvizje progresiste përparimtare, për liri dhe demokraci të vërtetë.

Bardha, ka qendruar në Berat për 4 vjet në internim dhe gjithnjë ndihmonte gratë dhe vajzat e tjera bashkëvuajtëse në kampet e perqedrimit. Ajo sërisht është arrestuar pa udhër-arresti dhe ka vuajtur dënimin tjetër në burg. Ajo ka qendruar e vetme e izoluar totalisht në një dhomë të errët dhe plot lagështi. Çdo mbrëmje ajo i është nështruar torturave çnjerëzore, që i bëheshin asaj nga gardianet e burgut, duke pasur dhimbje të mëdha në çdo pjesë të trupit.

Mbas përfundimit të dënimit, një ditë ajo lirohet nga burgu, ku shkon të takojë gjyshën e saj Daven, në moshën 90 vjeçe, e cila më vonë do të vdes në kampet e tmerrshme të internemit. Bardha, ka marrë trupin e gjyshës së vet, për t;a varrosur dhe ende per fat te keq sot nuk i dihet vorri i saj.

Gjithashtu Bardha, është munduar t'a ndihmoi gruan e vëllait të saj Markut, Marten, e cila ishte paralizuar në kampet e internimit.
Sërisht persekutimet nuk kanë të sosur për Bardhën, e cila tashmë ishte e sprovuar me fatkeqësi të shumëta, që po e ndjekin njëra mbas tjetrës Derën e Kapidanit të Mirditës.

Kështu në vitin 1949, ate e arrestojnë pa asnjë motiv dhe e internojnë në Kampin e Tepelenës.

Ajo ka qendruar në kamp me 200 gra dhe vajza të tjera të internuar, sikurse ajo për arsye të bindjeve antikomuniste. Klima atje ishte shumë e ftohtë, me erëra të forta dhe dimëra shumë të ashpëra.

Të gjithë vajzat dhe gratë e internuara në kamp, janë detyruar nga gardianët e kampit, që të presin dhe mbajnë mbi shpinë turret e druve të zjarrit, të cilat, përdoreshin për ngrohjen e personelit të kampit.

Bardha, me shoqet e veta bashkëvuajtëse, është ngjitur dhe ulur pothuajse çdo ditë në shpatet e thepisura të Malit të Turanit në Tepelenë.

Me qindra gra, kanë vdekur në kampet e përqendimit nga stërmundimet dhe shumë fëmijë, që kanë lindur dhe janë rritur në kamp, kanë vdekur si pasojë e sëmundjeve infektive të dizenterisë.

Nëna e Bardhës, Mrika, gruaja e Kapidan Gjon Marka Gjonit, një nënëloke heroinë dhe martire e 10 fëmijëve antikomunistë, ka qenë shumë e lodhur fizikisht dhe psiqikisht nga vuajtjet, vrasjet nëpër male të djemëve trima, përsekutimet dhe internimet e njëpasnjëshme të djemëve, vajzave, nipave dhe mbesave të saj.

Nëna fisnike Mrika, u nda nga jeta me mallin e zhuritur, sepse nuk ka arritur të shoh më burrin e saj Gjon Mark Gjonin dhe djalin Ndue, që u arratisen në Itali.

Bardha, në vitin 1953 ri-internohet me forcë sërsisht në një kamp tjetër famkeq pune të detyrueshme në Saver të Lushnjës, ku gjithë ditën ka qendruar mes vapës së verës me thatësirë, duke punuar me orarë të zgjatur me shat në dorë në punët e bujqësisë (nga mengjezi në darkë) dhe dimërave të acartë me borë, shi dhe erë të ftohtë, duke mbajtur dru zjarri mbi shpinë...

Në moshën 40-vjeçare Bardha martohet me të dënuarin politik Gjergj Bici, që ka kaluar 20 vjet në burgjet e diktaturës komuniste. Ata kanë jetuar në kampin e Milotit dhe më pas në Lushnje, Fier dhe Krujë.

Bardha, sërisht në vitin 1975 arrestohet, me motivin absurd "për agjetacion e propagandë", qëllimi i së cilës në të vertëtë për komunistët ishte t'a mbanin përjetesisht në burgje apo kampe përqendrimi, sepse për komunizmin ajo ishte element "non grata".
Në vitin 1986, heroina e gjalle Bardha Gjonmarkaj, sërisht internohet në Fishtë të Zadrimës (Lezhe). Ajo denohet dhe vuan në kampet e përqendrimit edhe 8 vjet të tjera. Po atë vit i vdes nga një sëmundje e pashërueshme burri i saj Gjergj Bici, me të cilin nuk kishin fëmije. Bardha mbetet e vetmuar...

...Në vitin 1991, me agimin e lirisë dhe demokracisë në Shqipëri dhe qytetin e tyre të dashur Shkodrën antikomuniste, Bardha, bashkohet me vëllain e vet Dedën dhe rrethin e vet familjar, që vinte mbas një kalvari të gjatë në burgjet politike të komunizmit. Ata vendosen në kullën e tyre në qytet.

Mbas 46 vjetëve e gjithë familja Gjomarku, që kishte mundur të mbijetonte burgjeve dhe kalvarit të gjatë të persekutimit komunist, bashkohen dhe jetojnë në Kullën e famshme të Derës së Gjon Marka Gjonit...

--

*: Autori i këtij shkrimi Tomë Mrijaj - qysh më 1982 në Kongresin e III-të, u zgjodh Sekretar i Përgjigjshëm i "Lidhjes së Prizrenit" në mërgim, detyrë që vijon ta mbajë sot. Ka shkruar disa libra kushtuar figurave te shquara kombetare. Ai është marrë qysh herët me publicistikë, duke shkruar poezi dhe portrete historike, si bashkëpunëtorë i disa gazetave dhe revistave në Kosovë, Shqipëri, ShBA . Njihet si mik anëtarëve të familjes së Derës së njohur së Gjon Marka Gjonit...














TOM MRIJAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
I PAHARRUESHMI DON LUIGJ KÇIRANga FRITZ RADOVANI (03.21.2013)
KUJTIM DHE NDERIM, PËR PROF. ZIJA XHOLIN-AKADEMIKNga Prof. MURAT GECAJ, publicist e studiues (03.19.2013)
NATYRISHT SHIHJA MARTIRIN...Kushtuar z.Viktor Martini, i cili është burgosur qysh në moshën 16 vjeç dhe me gjithë familje kanë bërë 104 vjet burg...Poezi nga KEZE KOZETA ZYLO (03.18.2013)
Portret emigrantiDJALI I PERAJVE, PETRIT SOKOLINga ZEQIR LUSHAJ (03.17.2013)
E ËMA AKUZON EDA ZARIN - JA SI NA E VODHI ME DOKUMENTE FALSE PASURINË (03.16.2013)
BAXHUL MERKAJ, MIK I PANDARË I 'IKONAVE' SHQIPTARE…Nga Prof. MURAT GECAJ, publicist e stuidues-Tiranë (03.15.2013)
Njeriu dhe…NjerëzorjaHEROI I GJALLË TOMMY LOPEZ-Per lirinë tonë, Ai la shëndetin dhe rininë e tij në luftë në Irak-Nga ZEQIR LUSHAJ (03.14.2013)
LAJM MORTI - BILALL JETISH FEJZA (08.11.1936- 24.02.2013) (03.13.2013)
KANUNI ISHTE I KTHJELLËT, NUK LINTE VEND PËR INTERPRETIMENga ALEKSANDËR MEKSI (03.12.2013)
RRËFIMI PËR TË VËRTETAT E HIMARËS I BËN MIRË ÇDO HIMARIOTINga ALEKO LIKAJ (03.12.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lartë]