E Premte, 04.19.2024, 11:36am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
EPOSI I DERËS DHE I VEPRËS
Shënime për veprën e Azgan Haklajt “Edhe Zoti po flet Shqip”
Nga RAMIZ LUSHAJ

E Enjte, 03.21.2013, 06:54pm (GMT+1)



1.

"Edhe Zoti po flet Shqip", "Për Kombin, për Demokracinë", kur "Dardanët presin Dodonën" janë tri vepra publicistike të njipasnjishme që përbajnë një korpus të vetëm në tematikë, vlera e visare, që formojnë një epos më vete: "Eposin Azgan Haklaj".
Tri veprat kanë një të veçantë: autori Haklaj është njëherash edhe personazhi Azgan çka nget rrallë në libra e në jetë.
Azgan Haklaj ynë me vepra vjen mbi lartësitë e të zakonshmes, ndërsa si personazh publik, veprimtar kombëtar, politik e kulturor, ngrihet në kufijtë real të jashtzakonshmes.

Ka diçka nga eposi i kreshnikëve teksa ecë me plagë në trup marrë në atentate nga korbat e demokracisë. Ka diçka biblike në qëndresën e tij në hapsane nga otomanizmi politik. Ka diçka klasike në bohemën e tij kulturore me prijëtar Flamurin Kombëtar e me parafjalë Shqipërinë Etnike aqsa me iu kundërvërsul botënisht edhe Moska zyrtare. Ka diçka nga vitaliteti epik e lirik kombëtar teksa veprimtaron me Unionin Artistik të Kombit Shqiptar sa një"ministri kulture".

Ka sfida civile, politike dhe kulturore të ditës e të perspektivës: Në krye të degës të Partisë Demokratike të rrethit të Tropojës e si deputet i saj në Parlamentin e Republikës së Shqipërisë. Si president i Unionit Artistik të Kombit Shqiptar në trevat shqiptare të ndame në disa shtete ballkanike: në Mitrovicë e Tuz, në Strugë e në Pejë, në Tiranë e Sarandë, në Preshevë e Shkup. Si valltar në Izrael, ku vlerësohet me çmim të parë e takon Mushak Kacafin, presidentin e këtij fisi hebrej fisit ma të madh të botës së sotme. Si publicist me këto tri vepra, që nga kjo e fundit më 3 mars 2013 qëndroi bukur gjatë në doganën e Qafë Thanës se doganieri maqedonas ndjente shqetësim dhe kërkonte shpjegime: Pse Zoti po flet Shqip.

Mbi të gjitha lartngrihet në kufijtë e të jashtzakonshmes emni dhe veprimtaria e Azgan Haklaj, për faktin madhor se vjen nga një krahinë e tillë e jashtzakonshme nga Malësia e Gjakovës (Tropoja apo si i thonë në etno-histori: Malësia e Mirë), e cila i dha kombit shqiptar kontribute të mëdha dhe figura epokale si lideri historik i Shqiptarëve, prof. dr. Sali Berisha, kryetarin e Lidhjes Shqiptare të Pejës, Haxhi Zekë Biberaj, tribunin e lirisë - Bajram Currin, simbolin e sakrificës për komb Mic Sokolin, liderin martir të Lëvizjes Studentore të Dhjetorit '90, Nderin e Kombit, Azem Hajdari, pleqnarin e veprimtarin Binak Alia, presidenten tropojane të Kosovës, Atifete Jahjaga, akademik Mark Krasniqin e dhjetra të tjerë në të gjitha fushat e jetës.

Më lejoni të përveçoj si krenari, si mesazh e homazh, vetëm njanin prej tyre: poetin e dramaturgun Avni Mulaj, lindun në Tropojë të Vjetër, që jetoi në Durrësin e lashtë e të ri, në mes durrsakëve të mirë, që ndrroi jetë në Las Vegasin e largët, në Amerikën e afërt.
Vetëm në "Planetin Amerikë" renditen disa personalitete tropojane: i pari doktor i shkencave qysh në vitin 1934, albanologu Rexhep Krasniqi kryetar i Komitetit "Shqipëria e Lirë" në Amerikë; dr. Elez Biberaj, historian e gazetar, shef i redaksisë në gjuhët europiane tek "Zëri i Amerikës", historiani Idriz Lamaj, sekretar i Lidhjes së Dytë të Prizrenit, veprimtari Avni Mustafaj kryetar i Këshillit Shqiptaro-Amerikan; veprimtari Ilir Zherka drejtor i Institutit të Votës në Uashington D.C. dhe i Konferencës Shkencore mbi Shtetësinë dhe në kryeqytetin e botës, më 26 tetor 2012, ishte "Dita e Ilir Zherkës". Djem tropojanë janë aktivizue dhe kanë punue edhe në Shtëpinë e Bardhë, në administratën Clinton, etj.

Mbi të gjitha lartngrihet në kufijtë e të jashtzakonshmes emni dhe veprimtaria e Azgan Haklaj, për faktin madhor se vjen nga një fis i jashtëzakonshëm, nga fisi i lashtë i Gashit të Gurit, që kanë prejardhjen etno-historike nga Mbreti Bardhyl i Enkelejve në Ohër, që iu dha tone luftmave kombëtare në historinë shqiptare si në Lidhjen e Prizrenit, në Shpalljen e Pavarësisë, etj., që siç ligjëron kanga: "Nga po del kjo flakë e verdhë / Gashit të Gurit si përherë"/.

2.

Kur thashë në krye heret se veprat e Azgan Haklajt formojnë një epos më vete, vizioni im rrokte edhe një hapësirë tjetër rrjedhën e tij genetike nga dera e njoftun e Haklajve të Gashit në Malësinë e Gjakovës.

Në korrik të vitit 1914, me thirrjen zyrtare të Princ Vidit, erdhi me armë dorë në qytetin antik të Durrësit, gjyshi i Azgan Haklaj, luftëtari epik Ibish Haklaj (ish pjesmarrës edhe në mbledhjen e Shkupit më 1911) bashkë me qindra malësorë, që do të luftonte për të mbrojtë shtetin e atëhershëm shqiptar nga Lëvizja Haxhi Qamiliste dhe mbrapshtitë e pabesitë e Esat Pashë Toptanit.

Sot, në këtë pranverë durrsake me diell e demokraci, vjen në Durrësin portual mesdhetar, nipi i tij Azgan Haklaj, me penë në dorë, me libër në dorë, një luftëtar i ri i Shqipërisë Etnike dhe i demokracisë së re shqiptare.

Kanë ndryshue kohnat, shumë borë ka ra në male, shumë dallgë kanë prű detet, po prapë ka Haxhi Qamilë që kërkojnë rebelim otomanizëm e ndalojnë progresin drejt Europës së Bashkuar, prapë ka Esat Pashë Toptanë që kyejnë pabesi politike e tradhëti kombëtare, që janë "fatkeqësi e vendit të vet".

Shembull aktual e tragjik është rebelimi i vitit 1997 i dirigjuem në (prapa)skenë nga boshti sllavo-ortodoks Moskë-Beograd-Athinë e segmente të tij, pasojat politike të së cilës goditën ekstremisht edhe të pathyeshmin e të pakthyeshmin Azgan Haklajn në qytetin alpin të Bajram Currit duke ia hedhë në erë me terrorizëm shpërthyes me eksploziv C4 pallatin ku banonte asokohe dhe mbeti martire e fjalës së lirë, kusherina e tij, Shotë Haklaj 27 vjeçare, gazetare e "Radio Kukësit".

Në mbrotje të institucioneve të shtetit shqiptar nga "Kryengritja e Delvinës" të ullakueme nga ish-ministri i Brendshëm Et'hem Toto, bie trimnisht më 15 maj 1937 në Gjirokastër në krye të detyrës major Rrustem Sadri Haklaj, Dëshmor i Atdheut, që ma gjanësisht e hollësisht flet historiani Veli Avni Haklaj në një monografi të tij.

Stërgjyshi i Azganit, luftëtari atdhetar i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit e Shpalljes së Pavarësisë, kryetar i komisionit të isliatit për bajrakun e Gashit, Shpend Zeqir Haklaj, mori pjesë në luftën e Shtimjes më 1881, përkrah Sylejman Vokshit, Mic Sokolit, Tahir Bekë Bajraktarit të Shipshanit, etj. ishte në ballë të formacionit luftarak të Gashit, dhe ndonëse i plagosun randë vazhdoi luftimin trup më trup me pushtuesit otomanë.

Në vitin 1908 në Sukë-Hereç, në përpjekje me forcat turke të Xhavit Pashës, vritet Smajl Plak Haklaj dëshmor i Atdheut.
Në kryengritjen e vitit 1910 Shpend Zeqir Haklaj me të vllanë Grosh Zeqir Haklaj, në bashkëpunim me derën e bajraktarit me Halil e Zenel Brahimin dhe Abdulla Hoxhën, organizojnë mbi dy javë qëndresën heroike në Kodrën e Haklajve kundër forcave të Turgut Pashës. Në këtë luftë vllaznia e madhe e Haklajve mori pjesë edhe me gratë e me fëmijtë tue furnziue me municione e ushqime, etj. Në këtë betejë luftarake mbeti i vrarë Man Arif Haklaj dëshmor i Atdheut dhe u plagosën Grosh Zeqir Haklaj dhe Ibish Shpend Haklaj.

Në pranverën e vitit 1912 në Qafë të Morinës kundër forcave turke u plagosën vllaznit Sadri dhe Sali Shpend Haklaj.
Më 12 gusht 2012, në jubileun shekullor të Kryengritjes së Përgjithshme Kundërosmane të Vilajetit të Kosovës, të primë nga ideologu e strategu Hasan Prishtina (Berisha), që e çoi Shqipërinë tek Shpallja e Pavarësisë në Vlorë, ishte edhe politikani e kulturologu Azgan Haklaj, që foli para mijëra pjesmarrësve në kalanë antike të Shkupit dhe të nesërmen në Çarshinë e Vjetër të kryeqytetit të hershëm dardan promovoi librin e dytë "Për Kombin, Për Demokracinë.

Më 6 prill 2013, kjo vepër "Edhe Zoti po flet Shqip" do të promovohet edhe në Tuz, në atë vend ku 102 vjet ma herët, Dedë Gjo'Luli ngriti për herë të parë Flamurin Kombëtar Shqiptar, që në nëtorin e 1912-tës Ismail Qemali, i nisun nga qyteti mikpritës e atdhetar i Durrësit, me personalitete durrsake e nga gjitha trevat shqiptare do ta ngrente në Vlorën e historisë.

3.

Kjo vepra e sotme e Azgan Haklaj "Edhe Zoti po flet Shqip" ka tri të veçanta:
Si rrallëherë, për të mos thanë si askund, përfshihet e gjithë gjeografia e Shqipërisë Etnike, pasi autori i ka shkelë me kambë ato dhe ka shkue me fjalë e me veprimtari nga Presheva në Tuz, nga Shkupi në Sarandë, nga Tirana në Pejë.

Promovimi i librit po kryhet në gjeopolitikën e trevave shqiptare në disa shtete ballkanike: në Gjakovë të Kosovës, në Dibër të Madhe në Maqedoni, në Durrës dhe fill në Tuz në Mal të Zi.

Autori në të gjithë bohemën e tij është i vlerësuar me tituj e çmime të shumta: "Qytetar Nderi" nga vendlindja e tij Malësia e Gjakovës (Tropojë) dhe "Nderi i Çamërisë" në Sarandë nga shoqata "Çamëria", Çmimi "Pjetër Bogdani" nga Forumi Shqiptar i Kulturës e Shkencës në Tiranë, etj.

Azgan Haklajn e gjejmë në vepra publistike dhe e shohim në jetën publike shumëdimensional: një nga flakadanët e Çështjes Kombëtare Shqiptare; një nga flamurtarët e veprimtarive kulturore të kohëve të fundit; një nga sfinksit e demokracisë së re shqiptare; një nga penat kontributive të ditës. Përndryshe: një nga emblemat e kohës së sotme shqiptare.

I tillë është Azgan Haklaj, sepse unë nuk kam asnjë pult mekanik apo magjik që ta komandoj në udhët, vlerat e kontributet, po veçse një penë, që në kryefjalën time të veprës së tij "Edhe Zoti po flet Shqip" e kam vnue një kryetitull: "Azgan Haklaj po ecë në kambë". I qoftë e mbarë dhe iu ndritt' udha bohemike shumëdimensionale!


RAMIZ LUSHAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SHUHET PISHTARJA E LIRISË DHE DEMOKRACISË ANTIKOMUNISTJA BARDHA GJONMARKUNga TOMË MRIJAJ (03.21.2013)
I PAHARRUESHMI DON LUIGJ KÇIRANga FRITZ RADOVANI (03.21.2013)
KUJTIM DHE NDERIM, PËR PROF. ZIJA XHOLIN-AKADEMIKNga Prof. MURAT GECAJ, publicist e studiues (03.19.2013)
NATYRISHT SHIHJA MARTIRIN...Kushtuar z.Viktor Martini, i cili është burgosur qysh në moshën 16 vjeç dhe me gjithë familje kanë bërë 104 vjet burg...Poezi nga KEZE KOZETA ZYLO (03.18.2013)
Portret emigrantiDJALI I PERAJVE, PETRIT SOKOLINga ZEQIR LUSHAJ (03.17.2013)
E ËMA AKUZON EDA ZARIN - JA SI NA E VODHI ME DOKUMENTE FALSE PASURINË (03.16.2013)
BAXHUL MERKAJ, MIK I PANDARË I 'IKONAVE' SHQIPTARE…Nga Prof. MURAT GECAJ, publicist e stuidues-Tiranë (03.15.2013)
Njeriu dhe…NjerëzorjaHEROI I GJALLË TOMMY LOPEZ-Per lirinë tonë, Ai la shëndetin dhe rininë e tij në luftë në Irak-Nga ZEQIR LUSHAJ (03.14.2013)
LAJM MORTI - BILALL JETISH FEJZA (08.11.1936- 24.02.2013) (03.13.2013)
KANUNI ISHTE I KTHJELLËT, NUK LINTE VEND PËR INTERPRETIMENga ALEKSANDËR MEKSI (03.12.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lart]