VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

ZOTËRI AGIM VATOVCI SOT NË ZYRËN ADMINISTRATIVE TË MITROVICËS VERIORE

E Djelë, 03.24.2013, 03:15pm (GMT1)




Me iniciativen e Kryetarit të Shoqatës së të Henikepuarve dhe Personave me nevoja të veçanta në Kosovë, Zot.Agim Vatovci, sot në Zyren Administrative të Mitrovicës veriore është mbajtur një takimi me Zyrtaren Kryesore Ekzekutive të ZAMV-së, Zonj. Adrijana Hodzic.

Kryetari i kësaj shoqate, Zot.Vatovci ka kërkuar nga Zyra Administrative e Mitrovicës veriore që të hapet nje zyre brenda ZAMV-së, ku do të punësohej një person me nevoja të veçanta dhe i cili do të pranonte kërkesat e qytetarëve, e që do të kishin të bëjnë me personat e hendikepuar dhe personat me nevoja të veçanta, dhe kështu me përkrahjen e ZAMV-së dhe donatorëve të huaj t'ju dilet në ndihmë të gjithë atyre të cilët do t'i drejtoheshin kësaj zyreje.

Zyrtarja Kryesore Ekzekutive e ZAMV-së, Zonj.Hodzic ka theksuar se do të sigurojë një hapësirë brenda ZAMV-së për personin i cili do të punësohej në pranimin e kërkesave të paraqitura nga ana e qytetarëve që kanë të bëjnë me qështjet e personave të hendikepuar dhe atyre me nevoja të veçanta.Kjo zyre është e gatshme t'ju ndihmoje të gjithe qytetarëve në mënyrë të barabartë.
Zyra Administrative e Mitrovices Veriore është një zyrë e natyrës teknike që ofron shërbime administrative,publike, sociale, arsimore, shëndetësore dhe infrastrukturore, në mënyrë që të përmirësoj kushtet jetësore të qytetarëve të Mitrovicës Veriore.



www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.