E Mërkurë, 04.24.2024, 12:32am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
O BAJRAM CURRI, A KÉ LANË KÊND TÉK SHPÊLLA?
Nga FRITZ RADOVANI

E Martë, 03.26.2013, 09:16am (GMT+1)




BAJRAM CURRI
(1862 1925)

Në vitin 1862, Bajram Curri ka lé në Gjakovë. Duhet të ketë lé me pushkë në dorë!

Asht shumë i rij në Lidhjen Shqiptare të Pejës, dhe pikrisht në 1899 fillon luften per një Shqipni të Lirë dhe të Bashkueme. Asht në Ferizaj...Asht në Dardani per me hapë shkollat shqipe...Asht perkrahës i Alfabetit Shqip kur miku i Tij At Gjergj Fishta, e aprovoj até në Kongresin e Manastirit, në 1908, dhe po atë kohë asht nenkryetar i Klubit "Bashkimi" në Shkup. Asht mik i shtrenjtë i Imzot Lazer Mjedjes dhe i Abatit të Mirditës Preng Doçi ...Perkrah Kryengritjen e Malësisë së Madhe të 1911 dhe vendosjen e Flamurit në Deçiq, nga Dedë Gjo' Luli...Asht në Qafë Morinë kunder turqëve... Perkrah vendimet e Junikut... Lufton kunder turqëve në Qafë të Prushit... Asht bashkluftarë i Lirisë me Isa Boletinin, Hasan Prishtinen, Idriz Seferin dhe me kryengritësit hyn në Shkup...
Në 1912 asht në perpjekje per me çlirue edhe Dardaninë, kur Shqipnia u shpall e Pavarun... Asht kunder vendimeve të Kongresit të Berlinit në 1913, dhe nuk pajtohet me zgjedhen serbo malazeze...Asht kunder tradhëtarëve të drejtuem nga Esad Pashë Toptani, dhe lufton kunder tyne në Durrës...në vitin 1914. Asht antar i mbrojtjes kombëtare të Kosovës në 1918. Proteston në 1919 per bashkimin kombëtar në Lidhje të Kombeve, dhe kerkon nga Imz. Luigj Bumçi dhe At Gjergj Fishta nderhymjen e Tyne në atë Lidhje. Asht bashkpuntor besnik i Luigj Gurakuqit dhe vjen në qytetin e Shkodres, ku pritet me madhështi në kuvendin e Fretenëve të Gjuhadolit në 1924, si dhe autoritetet e qytetit (prandej edhe u "harrue" edhe Ky në 100 vjetorin e Pavarsisë Kombtare...). Në Kongresin e Lushnjes asht antar i Këshillit të Naltë... Asht komandant i forcave t' armatosuna në qeverinë e Hasan Prishtinës...Asht në Krasniqe dhe perkrah luftat e Malësorëve të Veriut per Liri. Tue mos u pajtue asnjëherë me tradhëtinë e Esad Pashës, nuk pranon bashkpunim as me nipin e tij, Ahmet Zogollin...Vendoset në Malësitë e Gjakovës dhe në Tropojë ka çerdhen e rezistencës per luften e Tij të vazhdueshme per një Shqipni Demokratike dhe të Bashkueme. Në vitin 1924 jo vetem perkrah Revolucionin e Qershorit kunder Zogut, por edhe vjenë në Shkoder, ku takohet me drejtuesit dhe intelektualët e qytetit per me sigurue u perkrahjen e rezistencës së Tij, në Gjenevë. Nuk pajtohet as me pushtuesit serb dhe as me veglat e tyne të drejtueme nga Ahmet Zogu në 1925, mbas nenshkrimit të marrveshjes në Bristol nga Pashiqi Zogolli, në gushtin e vitit 1924.

Bajram Curri nuk pranoi kurrë "dafinat" e tradhëtisë per me sigurue fronin personal, e këte e tregoi ndaj kujtdo që i premtoi ose kerkoi nga Ai vetem një pllambë tokë Shqipni.

Aty ku dëgjohej një pushkë per Lirinë e Atdheut, aty ishte Bajram Curri!

Viti 1925 Bajram Currin e gjeti tek Shpella e Dragobisë, ku me 29 mars 1925...u vra!

Mbrenda muejt pushka e pabesë e Ahmet Zogut, rrëzon dy Atdhetarë...të dy me të vetët! Vrasja e Luigj Gurakuqit dhe e Bajram Currit, asht "garancia" me të cilen A. Zogu, siguroi qeverisjen e Shqipnisë per qejfin e të gjithë atyne që mendonin dhe punonin per pushtimin e saj. Këte e vertetoi vetem Historia e Shqipnisë dhe e Popullit të robnuem!

Nepermjet të gojës së Luigj Gurakuqit, po i referohem një Poeti edhe Ky i vramë me 5 Mars 1945, pra plot 20 vjet mbas vrasjes së Atdhetarit Bajram Curri...

KUVÊNDI I DESHMORVET

Poemth Dramatik nga Don Lazer Shantoja

Luigj Gurakuqi:

Po; n' Dragobi
Plakun do t' gjejmë tue kjamun per Shqipëni...
Me t' gjallë ma fjalë nuk kemi: asht kot me pritë:
Pleqt u faruen e s' kan pse plaken t' ritë!
Sot mbasi t' gjallët nuk janë tue luejt per t' gjallë
Lè t' shkojmë na t' vdekunit Shqiperin me njallë!
***
Me fjetë s' kemi ardhun: t' jetë
Gjumi per t' gjallët... Na t' vdeknit duem me u çue
E t' gjallvet do t' u mësojmë si me luftue
Qi sot një vjetë n' at kremte t' onë t' nandorit
Flamur shqiptar mos t' mbetet n' dorë t' trathtorit!
(D. L. Shantoja, botue "Liria Kombëtare", 28 Nandor 1926)
Melbourne, Mars 2013.


FRITZ RADOVANI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ZOTËRI AGIM VATOVCI SOT NË ZYRËN ADMINISTRATIVE TË MITROVICËS VERIORE (03.24.2013)
Bugajski HourSHPËTIM IDRIZI - REZOLUTA ÇAME ËSHTË KUSHT I PDIU PËR KOALICIONE ZGJEDHORE (03.24.2013)
AZEM HAJDARI - 'POLITIKA NUK ASHT BISHT SHATI, PO BISHT GJARPNI'Nga Prof. Asoc. Dr. Shefqet HOXHA, Historian, kulturolog, politikan (03.22.2013)
EPOSI I DERËS DHE I VEPRËSShënime për veprën e Azgan Haklajt “Edhe Zoti po flet Shqip”Nga RAMIZ LUSHAJ (03.21.2013)
SHUHET PISHTARJA E LIRISË DHE DEMOKRACISË ANTIKOMUNISTJA BARDHA GJONMARKUNga TOMË MRIJAJ (03.21.2013)
I PAHARRUESHMI DON LUIGJ KÇIRANga FRITZ RADOVANI (03.21.2013)
KUJTIM DHE NDERIM, PËR PROF. ZIJA XHOLIN-AKADEMIKNga Prof. MURAT GECAJ, publicist e studiues (03.19.2013)
NATYRISHT SHIHJA MARTIRIN...Kushtuar z.Viktor Martini, i cili është burgosur qysh në moshën 16 vjeç dhe me gjithë familje kanë bërë 104 vjet burg...Poezi nga KEZE KOZETA ZYLO (03.18.2013)
Portret emigrantiDJALI I PERAJVE, PETRIT SOKOLINga ZEQIR LUSHAJ (03.17.2013)
E ËMA AKUZON EDA ZARIN - JA SI NA E VODHI ME DOKUMENTE FALSE PASURINË (03.16.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lart]