VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - FAMILJA IME FALËNDERON SHBA PËR KUJDESIN DHE MBROJTJEN MORALE...Nga KASTRIOT ISLAMI

                                                                                      

E Enjte, 04.25.2024, 05:30am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
FAMILJA IME FALËNDERON SHBA PËR KUJDESIN DHE MBROJTJEN MORALE...
Nga KASTRIOT ISLAMI

E Premte, 04.19.2013, 02:20pm (GMT+1)



Një takim sa politik dhe miqësor, emocionues e plot ndjenjë, me zytarin e lartë të Departamentit të Shtetit të SHBA, Jonathan Moore. Nuk do të shlyhet kurrë nga kujtesa ime dhe e familjes sime.

Une kam patur shumë takime të nivelit të lartë si Ministër i Punëve të Jashtme, si Koordinator i Krizës së Kosovës, si Ministër i Financave dhe si Kryetari i Parlamentit, me Presidentë,Kryetar parlamentesh e senatesh, me Kryetarin e OKB, NATO, BE, e tjerë e tjerë, me ministra të të gjithë portofoleve, deputetë, nobelistë e shumë e shumë të tjerë, por ky ka qënë një takim i vecantë, miqësor, i paharrueshëm sepse kur zyrtari i lartë amerikan interesohej vecanërisht për familjen time. Jam takuar në takime zyrtare me Kolin Paull apo Kondoleza Rajs, kam shternguar duart me Xhorxh Bush ne Samitin e Bukureshtit të Natos por zytari i lartë Moore do të ishte pranë meje pikërisht në momentin kur unë po lincohesha me metodat nga më të paimagjinueshmet të stilit sovjetik, të stilit të revolucionit kulturor kinez, të stilit të kmerëve të kuq, të stilit koreanoverior, të konceptuara, të organizuara dhe të zbatuara nën drejtimin e personit që kërkon të bëhet kryeministër i Shqipërisë. Sinqerisht më vinte edhe turp e njëkohësisht jam ndjerë edhe shumë keq që unë më duhet të shpjegohesha për veprimet e paimagjinueshme të një individi me të cilin kisha bashkëpunuar...por nuk bashkëndaja më mendime dhe opinione të njejta dhe për shkak të kësaj ai duhet të perfundonte në veprime ekstreme personale dhe aq më e rëndë ishin ato kundër familjes sime...


Fare thjesht: Faleminderit SHBA, nga unë dhe familja ime. Faleminderit shumë....
Ja cfarë ka thënë zoti Moore, që tani ne e konsiderojmë si "mikun" e familjes sonë:
"Ne jemi shumë të shqetësuar nga ajo që kemi parë. Ka një nivel të lartë tensioni politik para këtyre zgjedhjeve, sërish, me pikëpyetje e akuza mbi çështjen e ligjshmërisë.Duhet të them se një nga personat me të cilët u takova dje ishte z.Kastriot Islami. Parimet demokratike përfshijnë sigurisht jo vetëm të drejtën e njerëzve për të votuar në zgjedhje por edhe të drejtën e anëtarëve të parlamentit të votojnë sipas ndërgjegjes së tyre. Ne jemi shumë të zhgënjyer dhe të shqetësuar që kishte presion të drejtpërdrejtë nga protestues para shtëpisë së një anëtari të parlamentit. Presioni kundër tij e familjes së tij është i gabuar."


Lexojeni me kujdes dhe vëmendje. Lexojeni se është një leksion demokracie. Lexojeni se është një mesazh jo vetëm për mua dhe familjen time por për të gjithë shqiptarët. Vecanërisht për drejtuesit e partive, për deputetet dhe të gjithë ata që synojnë të merren me politikë. Sidomos të rinjtë që të mos kthehen në marioneta për të kryer veprimeve kundër parimeve të demokracisë. Lexojeni...


Ja çfarë ka thënë zotiMoore:

Së pari, ka kujtuar një parim të rëndësishëm demokratik: ....të drejtën e anëtarit të parlamentit të votojë sipas ndërgjegjes së tij. Të votojë sipas ndërgjegjes së tij dhe jo sipas urdhërit partiak. Të votojë sipas ndërgjegjes së tij dhe jo sipas diktatit të partiak. Të votojë sipas ndërgjegjes së tij dhe jo nën kërcënim politik. Të votojë sipas ndërgjegjes së tij dhe kështu konsiderohet se ka respektuar parimet demokratike, krejtësisht ndryshe nga cfarë deklamon personi që synon të bëhet kryeministër që i cilëson të gjithë ata që nuk i binden diktatit të tij si "mercenarë, të shitur.." apo që personat e organizuar prej tij i konisderojnë "tradhëtarë"... Të votojë sipas bindjes së tij pavarësisht se si është zgjedhur dhe nga cila parti është zgjedhur. Ky është parim themelor i demokracisë. E kundërta, mandati me urdhër është koncepti jakobin dhe është aplikuar nga partitë fashiste, nga partitë staliniste, dhe sot aplikohet vetëm nga partitë autoritare.

Së dyti, SHBA është shumë e "zhgënjyer nga presioni përmes protestës së organizuar para shtëpisë....". Kjo do të thotë se SHBA është e zhgënjyer jo vetëm për aktin por edhe autorët. Konceptuesi, organizatori dhe autori i vetëm është sipas meje kandidati për kryeministër. SHBA është e shqetësuar dhe e zhgënjeyer nga kjo ngjarje. Familja ime tanimë ndjehet e qetësuar nga mbështetja që vjen nga SHBA. Ndjehet e sigurtë se është marrë në mbrojtje morale nga SHBA.

Edhe njëherë: Faleminderit edhe një herë SHBA dhe të miqëve që kanë arritur me mijra të na telefonojnë e të na mbështesin, të shqetësuar dhe të gatshëm të bashkohen me ne përballë kësaj ngjarje të rëndë sulmi kundër demokracisë dhe parimeve demokratike. Ne tanimë jemi të qetë por nuk mund të mos evokoj dicka shumë të rëndësishme.

Unë do të vazhdoj me vendosmëri të kontribuoj në vendim tim, ti shërbej vendit tim, të vë në dispozicion të progresit të vendit të gjithë eksperiencën dhe kapacitet e mia për vendin tim, duke ju bindur vetëm ndërgjegjes sime, vetëm me integritet e ndershmëri, vetëm me qetësi e maturi, dhe pa asnjë inat apo ndjenjë revanshi. Unë i konsideroj të gjithë ata që janë ndryshe nga unë vetëm kundërshtarë në ide e opinione. Unë nuk e përdor kurrë termin "armik, tradhëtarë, mercenarë"... për ata që mendojnë ndryshe nga unë. Unë nuk ndeshem me asnjërin prej kundërshtarëve të mi duke përdorur forcën fizike, fyerjet apo urrejtjen. Pika ime më e fortë është forca e arsyes, është truri dhe në këtë ballafaqim midis njerzve që përdorin arsyen e trurin unë jam shumë i vendosur në argumentat e mi dhe jam i gastshëm të bashkëpunoj me të gjithë ata më të cilët bashkëndaj të njëjtin arsyetim për të konkuruar me të gjithë ata që mendojnë ndryshe.

Së fundmi, por shumë e rëndësishme, që nuk mund të mos e them: Nëse në këtë betejë pas 22 vjetësh përpjekjesh e ballafaqimesh të panumurta do të ndodhë dicka sado e vogël ndaj meje apo familjes sime, nuk duhet të lodheni shumë për të kërkuar autorin. Ai është qartësisht i vetëevidentuar dhe vetëidentifikuar..."Akuza" ime është paraprake përderisa nuk do të distancohej nga gjithcka ka organizuar dhe/ose nuk do të kërkonte ndjesë publike...


Duke e përmbyllur këtë mesazh publik falenderimi:
Faleminderit zoti Moore,
Faleminderit ambasadës së SHBA në Tiranë,
Faleminderit Ambasadorit Arvizu,
Faleminderit Jeniffer Moore. Faleminderit Ermal
Faleminderit SHBA...


Me shumë respekt, ndjenjë e emocion

Nga Kastriot Islami dhe familja ime...
Tiranë 19 prill 2013


KASTRIOT ISLAMI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
MENAXHERI I VITIT 1942Skicë nga ZEQIR LUSHAJ (04.19.2013)
TË RIBOTOHEN 'RREGULLAT E DREJTSHKRIMIT' TË PËRMIRËSUARANga GJOVALIN SHKURTAJ, Akademik (04.18.2013)
NELAJT E KUKËSIT NË AMERIKËIntervistë ekskluzive nga ZEQIR LUSHAJ & BESMIR VATOCI (04.18.2013)
DR. BERISHA, PAÇ JETËN E ISUF REXHËS, QË E RILINDËT SHQIPËRINË QYSHSE PREJ 1990NgA RAMIZ LUSHAJ (04.18.2013)
TOPONIME TË LUBOZHDËS (NËNGURRËS)Nga SELIM M. NËNGURRA (04.17.2013)
GJUHËSI - NDRYSHON DREJTSHKRIMI I 5296 FJALËVE (04.16.2013)
REZOLUTA ÇAME DHE POLITIKA SHQIPTARENga BEHAR GJOKA (04.15.2013)
ZONA E RE INDUSTRIALE MES TIRANËS DHE DURRËSIT (04.15.2013)
S'BAHET SHTETI ME XEXERICANga AGIM VUNIQI (04.13.2013)
JO MË TEPËR, EDHE NËSE BEOGRADI NA E NJEH SOT PAVARËSINËNga ADRIATIK KELMENDI (04.13.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lartë]