VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
FAMILJA IME FALËNDERON SHBA PËR KUJDESIN DHE MBROJTJEN MORALE... Nga KASTRIOT ISLAMI E Premte, 04.19.2013, 02:20pm (GMT1)
Së pari, ka kujtuar një parim të rëndësishëm demokratik: ....të drejtën e anëtarit të parlamentit të votojë sipas ndërgjegjes së tij. Të votojë sipas ndërgjegjes së tij dhe jo sipas urdhërit partiak. Të votojë sipas ndërgjegjes së tij dhe jo sipas diktatit të partiak. Të votojë sipas ndërgjegjes së tij dhe jo nën kërcënim politik. Të votojë sipas ndërgjegjes së tij dhe kështu konsiderohet se ka respektuar parimet demokratike, krejtësisht ndryshe nga cfarë deklamon personi që synon të bëhet kryeministër që i cilëson të gjithë ata që nuk i binden diktatit të tij si "mercenarë, të shitur.." apo që personat e organizuar prej tij i konisderojnë "tradhëtarë"... Të votojë sipas bindjes së tij pavarësisht se si është zgjedhur dhe nga cila parti është zgjedhur. Ky është parim themelor i demokracisë. E kundërta, mandati me urdhër është koncepti jakobin dhe është aplikuar nga partitë fashiste, nga partitë staliniste, dhe sot aplikohet vetëm nga partitë autoritare.
Së dyti, SHBA është shumë e "zhgënjyer nga presioni përmes protestës së
organizuar para shtëpisë....". Kjo do të thotë se SHBA është e zhgënjyer jo vetëm
për aktin por edhe autorët. Konceptuesi, organizatori dhe autori i vetëm është
sipas meje kandidati për kryeministër. SHBA është e shqetësuar dhe e zhgënjeyer
nga kjo ngjarje. Familja ime tanimë ndjehet e qetësuar nga mbështetja që vjen
nga SHBA. Ndjehet e sigurtë se është marrë në mbrojtje morale nga SHBA.
Edhe njëherë: Faleminderit edhe një herë SHBA dhe të miqëve që kanë arritur me
mijra të na telefonojnë e të na mbështesin, të shqetësuar dhe të gatshëm të
bashkohen me ne përballë kësaj ngjarje të rëndë sulmi kundër demokracisë dhe
parimeve demokratike. Ne tanimë jemi të qetë por nuk mund të mos evokoj dicka
shumë të rëndësishme. Unë do të vazhdoj me vendosmëri të kontribuoj në vendim tim, ti shërbej vendit tim, të vë në dispozicion të progresit të vendit të gjithë eksperiencën dhe kapacitet e mia për vendin tim, duke ju bindur vetëm ndërgjegjes sime, vetëm me integritet e ndershmëri, vetëm me qetësi e maturi, dhe pa asnjë inat apo ndjenjë revanshi. Unë i konsideroj të gjithë ata që janë ndryshe nga unë vetëm kundërshtarë në ide e opinione. Unë nuk e përdor kurrë termin "armik, tradhëtarë, mercenarë"... për ata që mendojnë ndryshe nga unë. Unë nuk ndeshem me asnjërin prej kundërshtarëve të mi duke përdorur forcën fizike, fyerjet apo urrejtjen. Pika ime më e fortë është forca e arsyes, është truri dhe në këtë ballafaqim midis njerzve që përdorin arsyen e trurin unë jam shumë i vendosur në argumentat e mi dhe jam i gastshëm të bashkëpunoj me të gjithë ata më të cilët bashkëndaj të njëjtin arsyetim për të konkuruar me të gjithë ata që mendojnë ndryshe.
Së fundmi, por shumë e rëndësishme, që nuk mund të mos e them: Nëse në këtë
betejë pas 22 vjetësh përpjekjesh e ballafaqimesh të panumurta do të ndodhë
dicka sado e vogël ndaj meje apo familjes sime, nuk duhet të lodheni shumë për
të kërkuar autorin. Ai është qartësisht i vetëevidentuar dhe
vetëidentifikuar..."Akuza" ime është paraprake përderisa nuk do të distancohej
nga gjithcka ka organizuar dhe/ose nuk do të kërkonte ndjesë publike...
Nga Kastriot Islami dhe familja ime... KASTRIOT ISLAMI
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |