E Premte, 03.29.2024, 09:50am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
HISTORIKU I KAFENESË SË PARË NË LONDËR…
Nga ILIR SECI

E Premte, 04.19.2013, 08:16pm (GMT+1)



Ne fillim te viteve '90 pata lexuar ne gazeten "Rilindja" te Kosoves nje shenim te shkurter enciklopedik se kafen e pare ne Evrope e ne krejt hemisferen perendimore e kishte hapur nje shqiptar?!Gazeta u referohej analeve historike te Institutit te Historise ne Beograd e kuptohet duke qene se atehere Kosova dhe tjera territore shqiptare atehere ishin pjese e RSFJ-se historianet jugosllave mburreshin me kete fakt...aty ne shkrim thuhej se kete kafene ne vitin 1652 e kishte hapur nje shqiptar nga Tuzi me emrin Pashk Rosi...

Vite me vone mu dha rasti te jetoj ne Londer ku pata kohe te gjurmoj mbas kesaj te dhene.Neper libra,neper muze,ne enciklopedine britanike disa here e gjete emrin e tij ku vertete permendej ky njeri si Pasqua Rosee...kontradikta ishte se identiteti i tij nuk percaktohej sakte...diku i thoshin armen,diku italian,diku si turk,kuptohet e paraqisnin si grek e vetem rralle ne ndonje reference permendej si shqiptar!

Permendej fakti se kishte hyre ne UK si shtetas osman i besmit kristian,qe kishte ardhe si ndihmes i nje tregtari anglez dhe kishte leje qendrimi disavjecare ne Londer.William Oldys (1696-1761) flet per Pasqua Rosee-n dhe keto te dhena jane botuar ne nje liber per historikun e kafes ne Perendim...Aty shkruhet se si vjen ky i ri ne Londer dhe hap te paren kafe pasi si dihet kafenete ne stamboll ishin shume popullore!ka shume peripecira ne hapjen e kafes,fillimisht ka shume dyshim se mos kafja si substance qe vjen nga Perandoria osmane "mund te jete droge edhe ua nderron njerezve bindjet e besimin fetar"(mos harrojme eshte vitit 1652!?),deri edhe filozofe te njohur te asaj kohe jane kunder hapjes se kesaj kafeneje...Ne fund Pasqua Rosee ben nje gjest qe I detyron te gjithe te heshtin ai nenshkruan nje kontrate ku thote se "Nuk ka per te ndodhe asnje gje e keqe ndaj shtetasve te mbreterise dhe per kete ve garant koken time!"...nga vjen edhe shenimi ne foto "...at the sign of Pasqua Rosee's head"...nje tradite betimi dhe nje menyre garantimi shume e lashte malesore e shqiptare!

Le te marrim ne shqyrtim supozimet se nga eshte preardhja e pasqua Rosee-t?Se pari per armen as behet fjale sepse emri pasqua eshte version katolik dhe armenet edhe pse jane kristiane por nuk e kane emrin Pashk ne kete version!Italian po ashtu nuk ka si te jete sepse ishte nenshtetas i Perandorise Osmane edhe nese nje i huaj behej me vullnet shtetas osman kete e bente permes konvertimit fetar e Pasqua Rosee gjithnje figuron kristian!Plus qe ngaterresen me qenien Italian e shkakton permendja e Raguzes si vendlindje,duke e ngaterruar Raguzen ne Dalmaci me ate ne Sicili sepse me tej thuhet :"...vinte nga katoliket-pasardhes te emigranteve raguzas emigrante te mesjetes-qe kishin siguruar kishen e shen Dhimitrit,ne te cilen meqe ra fjala sherbesat mbaheshin shqip"..."Catholics -- descendants of Ragusan emigrants of the Middle Ages -- had secured the former Orthodox church of St. Demetrius, in which church, by the way, the services had come to be held in Albanian." Title: The Birth of Yugoslavia, Volume 2,Author: Henry Baerlein...Interesant po ashtu edhe ky fakti tjeter per meshat shqip ne Raguze!?

Per pretendim tjeter se mos eshte grek,vete greket qe synojne ta paraqesin si te vetin ne fakt e kane shenuar nje vend te kapitulli ku flitet per Pasqua Rosee thuhet "Kontributi i greko-shqiptareve ne Mbreterine e Bashkuar"?!...ku shkruhet si me pohste:"Some Greco-Albanian immigrants that found themselves in the UK in the 1600's were seafarers who had been used as crew on various vessels and then unceremoniously left on the quay side after the journey's end. Many were able to find work ashore; one a Pasqua Rosee opened the very first Coffee House in London near St. Michael's, Cornhill in 1652. There is a plaque on the wall to commemorate this."...Ne Greqi nuk njihet version Pasqua por Paskal-is,ne fakt edhe italianet e kane ndryshe versionin Pasqual-e-ino...Pasqua eshte vetem ne shqip per Pashk!Emri shkruhet ashtu si ishte rregulli i asaj kohe me germat "S" dhe "Q" sepse si germa "Sh" ashtu edhe "K" ne fakt hyjne ne perdorim mbas Kongresit te Gjuhes Shqipe te vitit 1908 ne Manastir...

Fakti qe nuk shenohet kombesia shqiptare eshte nje pasoje tjeter e mbrapshtise se historise sone pasi ne ate kohe ne nuk figurojme si "Shqiptare"-"Albanians" po me shume neper tekstet e asaj kohe jemi si "Arbane" prej nga ka shume mundesi te kete ardhe ngaterrimi me "Armenet"?!Mbetet detyre e institucioneve dhe historianeve tane te gjurmojne rreth ketij kontributi e te shpalojne te verteten se kush ishte Pash Rosi!Ka dokumenete ne Stamboll,ne Raguze,ne Londer qe vetem presin te dsalin ne drite...

Jeta e Pashk Rosit ne fakt eshte mjaft interesante...20 vjet mbasi hapi kete kafene ne Londer ndahet nga Mr.Bowman,dhe detyrohet te ike nga Anglia edhe ndalon ne Paris ku ne vitin 1672 hapi te paren kafe ne kete kryeqytet?!Pra mban dy rekorde i njejti person...Ne Muzeun Britanik gjendet nje fature origjinale e shkruar me doren e tij e ekspozuar ne stende nga koha kur kjo kafe ishte e hapur dhe ishte me shume emer ne Londer!Kafeneja gjendet ne pjesen me te vjeter te qytetit te Londres dhe ka pasur kliente njerez me shume fame ne ate kohe mes tyre edhe John Milton...Te gjithe keto shtete synojne ta paraqesin si te vetin pasqua Rosee-n pervec bashkekombasve te tij?!...Ne USA deri ne vitin 1999 ka qene nje firme e njohur kafeneje me emrin "Pasqua' e njohur sidomos ne konventen kombetare te Partise Demokratike Amerikane ne vitin 1996 kur u afroi kafe falas gjithe delegateve pjesmarres...dhe kjo firme mbante emrin "Pasqua" pikerisht per nder te Pasqua Rosee! ?!Ne shume vende te botes ka kafene qe mbajne emrin e tij!A do kujtohen shqiptaret ndonjehere per te?!...



FOTOJA BASHKËNGJITUR ËSHTË E KAFENESË NË PARIS QË E KA HAPUR PO KY VETË NË VITIN 1672



Referenca:
-1- Weinberg, Bennett Alan; Bonnie K. Bealer (2002). The World of Caffeine: The Science and Culture of the World's Most Popular Drug.
Routledge. p. page 154. ISBN 0-415-92722.
-2- Wild, Anthony (2005). Coffee A Dark History. W. W. Norton & Company. p. page 90.
ISBN 0-393-06071-3.

ILIR SECI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
FAMILJA IME FALËNDERON SHBA PËR KUJDESIN DHE MBROJTJEN MORALE...Nga KASTRIOT ISLAMI (04.19.2013)
MENAXHERI I VITIT 1942Skicë nga ZEQIR LUSHAJ (04.19.2013)
TË RIBOTOHEN 'RREGULLAT E DREJTSHKRIMIT' TË PËRMIRËSUARANga GJOVALIN SHKURTAJ, Akademik (04.18.2013)
NELAJT E KUKËSIT NË AMERIKËIntervistë ekskluzive nga ZEQIR LUSHAJ & BESMIR VATOCI (04.18.2013)
DR. BERISHA, PAÇ JETËN E ISUF REXHËS, QË E RILINDËT SHQIPËRINË QYSHSE PREJ 1990NgA RAMIZ LUSHAJ (04.18.2013)
TOPONIME TË LUBOZHDËS (NËNGURRËS)Nga SELIM M. NËNGURRA (04.17.2013)
GJUHËSI - NDRYSHON DREJTSHKRIMI I 5296 FJALËVE (04.16.2013)
REZOLUTA ÇAME DHE POLITIKA SHQIPTARENga BEHAR GJOKA (04.15.2013)
ZONA E RE INDUSTRIALE MES TIRANËS DHE DURRËSIT (04.15.2013)
S'BAHET SHTETI ME XEXERICANga AGIM VUNIQI (04.13.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lart�]