VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Mendime mbi shkrimet rreth kësaj temePUNË THELLIMTARE KËRKON PASURIMI I GJUHËS SË KULLUAR SHQIPENga SHPËTIM BOZHA

                                                                                      

E Enjte, 04.25.2024, 09:48pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
Mendime mbi shkrimet rreth kësaj teme
PUNË THELLIMTARE KËRKON PASURIMI I GJUHËS SË KULLUAR SHQIPE
Nga SHPËTIM BOZHA

E Shtunë, 04.20.2013, 09:09am (GMT+1)




Është për të pasur paksa pakënaqësi tek sheh njerëz të ndryshimshëm të të japin mendje. Çfarë do t'u thuash në vështrim të parë, kur puna e do që njohuritë t'i gjesh porsi fillimmbarim.

Më ka qëlluar shpeshherë që të më thonë deri edhe tek mbiemri im Bozha që ardhka nga gjuhët sllave, ku fjala bozhe në përkthimin në shqip do të thotë Zot. Por, po marr edhe qes...hjeqetësinë që besoj e kapte edhe mendjen e madhe të krijimit. Llazar Gusho apo emri letrar i tij Lasgush Poradeci. Por, si o njeri që di sa di edhe di si di, më thua pa u menduar në thellësi...?! Por sot do ta pranokam unë këtë gjë...?! Edhe për qetësi do të të mbush mendjen...?! Kur gjuha shqipe qenka në rrënjë të gjuhëve, si ka mundësi të mos e ketë këtë fjalë edhe e paska një gjuhë që nuk e ka thellësinë e gjuhës rrënjë...?! Por, edhe nëse mbështetemi në rrënjë të fjalës bozha, a të shkon mendja tek fjalëbashkimi boz-ha, pra, bozë ha...! Sa për ë-në tek fjalëzbërthimi bozëha ajo bie për arsye tingëllimi e kumbimi më me mirësi...! Do të më thuash se boza nuk hahet, por pihet...! Por, po ashtu unë po të them ty, për të hyrë po ashtu më në thellësi dhe nuk do bësh gabimin e fjalëshpejtësithënies...! Po kur e grijmë me bukë, si bëjmë edhe për dhallën si do të themi: hamë apo pimë bozë...?! Do ta pranoja porsi pasurim kuptimin e fjalës bozhe si përkthim të fjalës Zot, por jo fjalën bozha kur në shqipe bëhet zbërthimi i plotë. Mendohu e thellohu dhe do ta gjesh saktësinë...!

Po ashtu hasim njerëz që duan t'i bien rrugës me shkurtime...! Shohim që pa arsye fillojnë e i largojnë fjalës shijehollësinë...! Shohim kur përdorin në shkrimet kritike apo edhe në mendjedhëniet e gabuara. Po ku ka bukuri më të madhe se përqendrimi dhe shijimi i fjalës...?! Sa e fyen fjalën kur e përdor gabim...?! Fjalët e përdorura i shohim të shkruara edhe ato janë fjalët don e din për fjalët do e do në shqipe të kulluar...?! Përshemullsime: - A po e din? A e don apo jo? Por, a ka më bukurimadhështi se përqendrimi dhe hollësishijimi...?! - A e di? - A e do apo jo? Po ashtu fjala dhembje ka për rrënjë foljen dhemb, që qëndron në këmbë kudoqë ta hedhim si në zgjedhime edhe në fillim të mendimit apo të rrënjës së fjalës...!

Fjala ,Vjena kryeqyteti i Austrisë na vjen në zbërthimin e foljes vjen+a...! Vjen a..., nuk vjen? Silvi Hoxha na pret me librin "Gjenerali i ushtrisësë së vdekur" nga shkrimtari i shquar Ismail Kadare, kurse sapo takohemi në bashkësi, fillojmë e flasim për gjeniun e letrave me emrin letrar, Lasgush Poradeci apo si pëlqejmë ta thërrasim me emër të plotë Llazar Gusho për librin "Ftesë në studio" po nga shkrimtari i shquar Ismail Kadare një libër ku hidhen kujtimet mbarësimtare nga gjuha e rr...allë shqipe, nga mendimet madhështimtare mbi shkrimin që nga Poezia që mban mbretërimin e ndjenjave dhe jetëplotësisë...!

Ndalemi tek pjesa ku Llazar Gusho shprehet për përgjegjësinë që mban njeriu i ndjenjëthellësisë për mosmbarësivajtjen e gjërave si dëshiron njeriu që mban këto ndjenja...! E kemi fjalën për shprehjet: E vramë Vinçens Prendushin apo dhe: Poeti përgjigjet përçdogjë...! po e shprehim me me tingëllim këtë shprehje për të fituar një lartësimadhështi, duke e menduar me peshim më patingëllimtar shprehjen: Poeti përgjigjet për gjithçka...! si e gjejmë të shkruar në libër fjalëpërfjalë...! Në kujtime na vijnë edhe frymëzimet rrëmbimtare që na kanë dhënë krijimet e autorit të shquar Fahri Balliu, një njeri që ka shijehollësi, duke e parë jetën në përgjithësi...! Po ashtu na kujtohen edhe profesori Jörg Kuglin, si e kemi bërë fjalë, herëmëherë flasim për nxitimin në shtypin me papërgjegjësi të disa televizioneve apo gazetarëve ku zëvendësojnë ë-në me e-në duke i humbur fuqinë gjuhës madhështimtare dhe të kulluar që kemi...!

Jörg Kuglin na kujton njohjet e babait të tij dhe miqësimet që ai ka pasur nga Turqia: poetët Nazim Hikmet, Orhan Veli, Rifat Oktaj dhe Xhevdet Melih Andaj apo shkrimtari i humorit Azis Nesin dhe Jashar Qemali...! Antologji e poezisë turke ka qenë libër ku shohim përkthime nga Fatos Arapi, Betim Muço e të tjerë...! Dritëro Agolli, bën një parathënie të rrallë po ashtu ku më pas merr frymëzimet nga krijimet e ku vjen edhe krijimi në vargje me Këngën e Turkeshës, poezi që më pas bëhet edhe këngë e kënduar nga këngëtarja e shquar Irma Libohova. Ja se si thuhet shprehimisht tek një kollonë e saj: Atje larg në Adana/ Me kopështe lulëzuar/ Ju betohem ndonjëherë, Jo, nuk kam dashuruar...! Nuk duam ta shohim gjuhën porsi ndarje. Vetë koha i ka përzgjedhur fjalët dhe nuk i ka lënë në rrugë, përkundrazi i ka rrahur koha deri në shijehollësinë që marrim nga mendjet mençurimtare, që u kanë dhënë shprehje e hapësirë e pasurim, gjë që duhet ta bëjnë edhe më me mirësi edhe më me mundim edhe ata njerëz që kanë më për lehtësim hedhjen e fjalëve në erë...? Por, kujdes me kur e hedh fjalën në erë, fjala ftohet edhe po u ftoh fjala, ftohet edhe goja që e thotë fjalën pa mendim...!

Përse në shqip do të duhet të themi me saktësi vëth edhe jo vath...?! Fjala vëth ka rrënjë fjalën vë...! Vë në vesh vëthët...! Vë+th prapashtesa që tregon zvogëlim sendesh a dukurish...! Pra, fjala vëth ka biukuri e saktësi dhe jo fjala vath. Se me shtimin edhe të një ë-je na vjen emir vathë...! Nuk besoj se do të hysh në vathë me papjekuri edhe ti o njeri që nuk e mendon fjalën me thellësi...?! Dhe fjala dhembje poashtu në krahasim me fjalën dhimbje ka më me saktësi...! Fjala dhembje ka rrënjë fjalën dhemb...! Më dhemb dhembja...! Folja dhemb merr zgjedhim duke qenë porsi rrënjë...! Mund ta përdorim foljen dhimbte, por porsi pasurimshtim, por jo porsi saktësigjerësi...! Kur flet mençurimi, dëgjoje me qetësi...! Fjalët me emra qytetesh a fshatrash Vishegrad apo Bozhigrad...? Po edhe këtu nëse thellohesh e gjen një fjalë në kohë në shqipe të kulluar...?! Vishegrad a nuk janë pothuajse në ngjashmëri bashkëtingëlloret t-ë dhe d-ë, pra, me saktësi mund të themi Vishen gratë apo bozë hanë gratë...! Për arsye kumbimi fjalëve u janë hequr apo janë ndërruar me zanore apo bashkëtingëllorë në ndryshim...! Gracen është një fshat në Kërrabë, rrugës kur shkon për në Elbasan. Gra me cen...?! Apo fjalë fshatrash në Shqipëri si Palasa që mund ta zbërthejmë: Pa sa la...?! Përkundrazi me ndryshimin që merr fjala me Pa+la+sa jep bukuripapërshkrime...!

Nuk jam me mendimin se ne kemi fjalë të shumta të emrave të fshatrave apo qyteteve në gjuhën sllave...?! Thellimi na bën që të çojmë mendjen tek mendimi që përmenda më në lartësi...! Nuk ka mundësi që një gjuhë rrënjë të mos ketë pasurim në fjalë edhe të mos ketë mundësi për pasurimpambarime...?! Krijimet e kanë bërë punën në kohë dhe në natyrë kërkohet që t'i nxjerrësh nga këndet e fshehta, që t'i jepen njerëzimit për mësimmençurim. Mendohu në fillim të një pune, rrugëtimi apo të një mendimi, sepse një thellësi në ndjenja, sjell përvojëpërçimin, durimin dhe lutjemençurimin në përfundimin që merr njeriu në çdogjë...!

SHPËTIM BOZHA


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
HISTORIKU I KAFENESË SË PARË NË LONDËR…Nga ILIR SECI (04.19.2013)
FAMILJA IME FALËNDERON SHBA PËR KUJDESIN DHE MBROJTJEN MORALE...Nga KASTRIOT ISLAMI (04.19.2013)
MENAXHERI I VITIT 1942Skicë nga ZEQIR LUSHAJ (04.19.2013)
TË RIBOTOHEN 'RREGULLAT E DREJTSHKRIMIT' TË PËRMIRËSUARANga GJOVALIN SHKURTAJ, Akademik (04.18.2013)
NELAJT E KUKËSIT NË AMERIKËIntervistë ekskluzive nga ZEQIR LUSHAJ & BESMIR VATOCI (04.18.2013)
DR. BERISHA, PAÇ JETËN E ISUF REXHËS, QË E RILINDËT SHQIPËRINË QYSHSE PREJ 1990NgA RAMIZ LUSHAJ (04.18.2013)
TOPONIME TË LUBOZHDËS (NËNGURRËS)Nga SELIM M. NËNGURRA (04.17.2013)
GJUHËSI - NDRYSHON DREJTSHKRIMI I 5296 FJALËVE (04.16.2013)
REZOLUTA ÇAME DHE POLITIKA SHQIPTARENga BEHAR GJOKA (04.15.2013)
ZONA E RE INDUSTRIALE MES TIRANËS DHE DURRËSIT (04.15.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lartë]