E Premte, 04.19.2024, 10:46pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
NJIHUNI  ME  REVISTËN E RE, “HORA”…
“Ti, gjak e dashuri ke dhënë, bujarisht,/  i ashpëri, fisniku, Vranisht…”
Nga Prof. Dr. MURAT GECAJ publicist e studiues Tiranë

E Shtunë, 04.20.2013, 03:36pm (GMT+1)


M. Gecaj



1.
Që në vitet e rinisë, kur kisha nisur të punoja në shtyp, publicistin  Duro Mustafaj e kujtoj gjithnjë  buzagas, por dhe tek ecte me hap të shpejtë, sikur do të bënte "garë vrapimi"! Megjithëse është ca i moshuar, i tillë m'u shfaq ai  edhe sot, në afërsi të stacionit të trenit, në kryeqytet. Pasi shkëmbyem përshëndetjet e rastit, futi dorën në çantën e tij dhe prej andej nxori një revistë.
-Por ta jap dhuratë këtë  revistë të re, të ilustruar. Është numri i parë i saj dhe del në qarkullim nga krahina jonë e Labëris. Revista jonë do të jetë periodike...

Sigurisht, e falënderova mikun tim të kahershëm dhe, shpejt e shpejt, i hodha një sy kopertinave të saj. Ashtu më këmbë, lexova edhe shënimin, që është në pjesën e prapme të kopertinës së parë: "Ky numër i revisës "Hora" është një dhuratë e botuesit të saj, z.Besnik Hasani, për anëtarët e Shoqatës Atdhetare-Kulturore "Vranishti". Ajo do të shpërndahet falas edhe për ish-pajtimtarët e gazetës "Hora", për bashkëpunëtorët dhe miqtë e saj". Në shënimin e bërë nga redaksia, me këtë rast, thuhet: "Po, nëpërmjet faqeve të "Horës" edhe Vranishti do të bashkëbisedojë me Vlorën, Labërinë e më gjerë".

Megjithëse jam nga Malësia e Gjakovës (Tropoja), e "përfshiva" veten në këta lexues, që përmenden më lart. Këtë gjë e them se, vetëm në familjen tonë Gecaj, kemi 4 nuse nga Vlora, por edhe sepse kam shumë kolegë e miq të mirë, nga ajo krahinë atdhetare, liridashëse e përparimtare. Pra, a kam të drejtë edhe unë të shprehem:"Jam kusheri me vlonjatët, pra dhe me vranishtiotët?"(ha,ha)
 2.                                     
 
Kopertinat e revistës...
Tani dëshiroj ta shfletoj, bashkë me lexuesin, këtë numër të parë të revistës së re, emri i të cilës na kujton edhe arbëreshet, me ngulimet e tyre në Italinë e Jugut, që pas vdekjes së Skënderbeut. Ajo, që na bën të ndjehemi mirë, që në fillim, është fotografia e një vogëlusheje dhe vjersha e botuar, bashkë me të: "Ç'faj kam unë, që jam si shpirt,/ faqet mollë e sytë dritë,/ se kam lindur në Vranisht,/ ku jetojnë Perënditë?/ Vranishtiote e mirë jam,/ emrin Hora unë e kam...".

Duke i nisur shkrimet me figura të shquara të Kombit tonë, revista u kushton dy artikuj, Faik Konicës dhe prof.Shaban Demiraj-Akademik.  Nga Agron Metaj, janë sjellë në kujtesën e lexuesve "dy kapedanët e Jugut", Çerçiz Topulli e Sali Vranishti. Shkrime janë publikuar, nga Luan Çipi edhe me rastin e 80-vjetorit të lindjes së dy shkencëtarëve të njohur, akademikëve Teki Tartari e Bardhyl Golemi. Ndërsa në një faqe është botuar shkrim për Shqiptaren e Madhe, Nënë Tereza. Po është shkruar edhe për figura të tjera të njohura të krahinës, si për prof. Bardhosh Gaçen e Selman Pazajn.

Vranishtiotët kanë edhe shpirt artisti, njihen për kangët e vallet e tyre të traditës. Prandaj  shkruhet në faqe të veçanta për "bilbilin në këngë, shqiponjën në valle", Arap Çeloleskajn. Lidhur me këtë artist të rrallë, i cili mbetet gjithnjë në kujtesën e brezave, Elizabeta Alikaj ka botuar vjershën e saj, "Ka bilbila Labëria". Më tej, është botuar shkrimi "Si lindi një kengë", nga Muhamet Tartari, "Mjeshtër i Madh".  Me një shkrim të posaçëm nderohet kujtimi i shkrimtarit të shquar Skënder Hasko, i cili shprehej: "Do të më pëlqente ta ndieja veten edhe unë, vranishtiot...". Gjithnjë duke nënvizuar vlerat e shquara të shkrimtarëve dhe artistëve vranishtiotë, është botuar biseda e Albert Abazajt, me skulptorin Zeqir Alizoti, autor i Monumentit  kushtuar Ismail Qemalit, "Hero i Popullit".

Ku nuk kanë shkuar dhe emigruar shqiptarët, pra edhe ata nga rrethi i Vlorës!  Ramadan Ramadani na njeh me vajzën vranishtiote, Ola Petro Limajn, e cila vahdon studimet në Universitetin e Seulit, të Koresë së Jugut. Po, vranishtiotët kanë shkuar edhe deri në Pekin. Për këtë fakt na flet, me shkrimin e tij, juristi Luan Hasanaj, se si është takuar dhe njohur me përkthyesin e Çu En Lait, kinezin Fan Tce Cun. Një shkrim tjetër tregon për mbesën vranishtiote, Teuta Limaj (Ribstein), e cila ka dhënë shfaqje të sukseshme në Luksemburg, bashkë me dy ish-bashkënxënës të saj, në Liceun Artistik "Jordan Misja". Gjithashtu, është folur për mbesën e Vranishtit,  gazetaren në Nju Jork, Beslinda Pazaj.

Mysafirë të revistës "Hora" janë anëtarët e Klubit të Shkrimtarëve "Petro Marko" të Vlorës. Aty është shkruar për 100-vjeçarin  P.Marko dhe për jetën e krijuesit të njohur, Luan Hysni Toto. Nga poezia e Myrteza Marës, po shkëpusim dy vargje të fundit të saj: "Dashuria na bën të pavdekshëm,/ kënga i bën shpirtërat të rrojnë!" Ndërsa vjersha "Vranishtit" (D.M.),  mbyllet me vargjet: "Ti, gjak e dashuri ke dhënë, bujarisht,/ i ashpëri, fisniku, Vranisht...".

Interesin e lexuesve e tërheqin edhe faqet e fundit të revistës, ku janë botuar  kërshëri, shënime për libra të rinj, këshilla shëndetësore  etj.

Në mbyllje, e përshëndesim redaksinë e kësaj reviste të re dhe "Horës" i urojmë jetëgjatësi, si dhe shkrime sa më cilësore, për jetën, punën dhe veprimtarinë e njerëzve të mire, si të Vranishtit e tërë Vlorës dhe më gjerë!

Tiranë, 20 prill 2013

 


Prof. MURAT GECAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Mendime mbi shkrimet rreth kësaj temePUNË THELLIMTARE KËRKON PASURIMI I GJUHËS SË KULLUAR SHQIPENga SHPËTIM BOZHA (04.20.2013)
HISTORIKU I KAFENESË SË PARË NË LONDËR…Nga ILIR SECI (04.19.2013)
FAMILJA IME FALËNDERON SHBA PËR KUJDESIN DHE MBROJTJEN MORALE...Nga KASTRIOT ISLAMI (04.19.2013)
MENAXHERI I VITIT 1942Skicë nga ZEQIR LUSHAJ (04.19.2013)
TË RIBOTOHEN 'RREGULLAT E DREJTSHKRIMIT' TË PËRMIRËSUARANga GJOVALIN SHKURTAJ, Akademik (04.18.2013)
NELAJT E KUKËSIT NË AMERIKËIntervistë ekskluzive nga ZEQIR LUSHAJ & BESMIR VATOCI (04.18.2013)
DR. BERISHA, PAÇ JETËN E ISUF REXHËS, QË E RILINDËT SHQIPËRINË QYSHSE PREJ 1990NgA RAMIZ LUSHAJ (04.18.2013)
TOPONIME TË LUBOZHDËS (NËNGURRËS)Nga SELIM M. NËNGURRA (04.17.2013)
GJUHËSI - NDRYSHON DREJTSHKRIMI I 5296 FJALËVE (04.16.2013)
REZOLUTA ÇAME DHE POLITIKA SHQIPTARENga BEHAR GJOKA (04.15.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lart]