VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
NJIHUNI ME REVISTËN E RE, “HORAâ€â€¦ “Ti, gjak e dashuri ke dhënë, bujarisht,/ i ashpëri, fisniku, Vranisht…†Nga Prof. Dr. MURAT GECAJ publicist e studiues Tiranë E Shtunë, 04.20.2013, 03:36pm (GMT1) M. Gecaj
Sigurisht, e falënderova mikun tim të kahershëm dhe, shpejt e shpejt, i hodha një sy kopertinave të saj. Ashtu më këmbë, lexova edhe shënimin, që është në pjesën e prapme të kopertinës së parë: "Ky numër i revisës "Hora" është një dhuratë e botuesit të saj, z.Besnik Hasani, për anëtarët e Shoqatës Atdhetare-Kulturore "Vranishti". Ajo do të shpërndahet falas edhe për ish-pajtimtarët e gazetës "Hora", për bashkëpunëtorët dhe miqtë e saj". Në shënimin e bërë nga redaksia, me këtë rast, thuhet: "Po, nëpërmjet faqeve të "Horës" edhe Vranishti do të bashkëbisedojë me Vlorën, Labërinë e më gjerë".
Megjithëse jam nga Malësia e Gjakovës (Tropoja), e "përfshiva" veten në këta
lexues, që përmenden më lart. Këtë gjë e them se, vetëm në familjen tonë Gecaj,
kemi 4 nuse nga Vlora, por edhe sepse kam shumë kolegë e miq të mirë, nga ajo
krahinë atdhetare, liridashëse e përparimtare. Pra, a kam të drejtë edhe unë të
shprehem:"Jam kusheri me vlonjatët, pra dhe me vranishtiotët?"(ha,ha) Duke i nisur shkrimet me figura të shquara të Kombit tonë, revista u kushton dy artikuj, Faik Konicës dhe prof.Shaban Demiraj-Akademik. Nga Agron Metaj, janë sjellë në kujtesën e lexuesve "dy kapedanët e Jugut", Çerçiz Topulli e Sali Vranishti. Shkrime janë publikuar, nga Luan Çipi edhe me rastin e 80-vjetorit të lindjes së dy shkencëtarëve të njohur, akademikëve Teki Tartari e Bardhyl Golemi. Ndërsa në një faqe është botuar shkrim për Shqiptaren e Madhe, Nënë Tereza. Po është shkruar edhe për figura të tjera të njohura të krahinës, si për prof. Bardhosh Gaçen e Selman Pazajn. Vranishtiotët kanë edhe shpirt artisti, njihen për kangët e vallet e tyre të traditës. Prandaj shkruhet në faqe të veçanta për "bilbilin në këngë, shqiponjën në valle", Arap Çeloleskajn. Lidhur me këtë artist të rrallë, i cili mbetet gjithnjë në kujtesën e brezave, Elizabeta Alikaj ka botuar vjershën e saj, "Ka bilbila Labëria". Më tej, është botuar shkrimi "Si lindi një kengë", nga Muhamet Tartari, "Mjeshtër i Madh". Me një shkrim të posaçëm nderohet kujtimi i shkrimtarit të shquar Skënder Hasko, i cili shprehej: "Do të më pëlqente ta ndieja veten edhe unë, vranishtiot...". Gjithnjë duke nënvizuar vlerat e shquara të shkrimtarëve dhe artistëve vranishtiotë, është botuar biseda e Albert Abazajt, me skulptorin Zeqir Alizoti, autor i Monumentit kushtuar Ismail Qemalit, "Hero i Popullit". Ku nuk kanë shkuar dhe emigruar shqiptarët, pra edhe ata nga rrethi i Vlorës! Ramadan Ramadani na njeh me vajzën vranishtiote, Ola Petro Limajn, e cila vahdon studimet në Universitetin e Seulit, të Koresë së Jugut. Po, vranishtiotët kanë shkuar edhe deri në Pekin. Për këtë fakt na flet, me shkrimin e tij, juristi Luan Hasanaj, se si është takuar dhe njohur me përkthyesin e Çu En Lait, kinezin Fan Tce Cun. Një shkrim tjetër tregon për mbesën vranishtiote, Teuta Limaj (Ribstein), e cila ka dhënë shfaqje të sukseshme në Luksemburg, bashkë me dy ish-bashkënxënës të saj, në Liceun Artistik "Jordan Misja". Gjithashtu, është folur për mbesën e Vranishtit, gazetaren në Nju Jork, Beslinda Pazaj. Mysafirë të revistës "Hora" janë anëtarët e Klubit të Shkrimtarëve "Petro Marko" të Vlorës. Aty është shkruar për 100-vjeçarin P.Marko dhe për jetën e krijuesit të njohur, Luan Hysni Toto. Nga poezia e Myrteza Marës, po shkëpusim dy vargje të fundit të saj: "Dashuria na bën të pavdekshëm,/ kënga i bën shpirtërat të rrojnë!" Ndërsa vjersha "Vranishtit" (D.M.), mbyllet me vargjet: "Ti, gjak e dashuri ke dhënë, bujarisht,/ i ashpëri, fisniku, Vranisht...".
Interesin e lexuesve e tërheqin edhe faqet e fundit të revistës, ku janë botuar kërshëri, shënime për libra të rinj, këshilla shëndetësore etj. Në mbyllje, e përshëndesim redaksinë e kësaj reviste të re dhe "Horës" i urojmë jetëgjatësi, si dhe shkrime sa më cilësore, për jetën, punën dhe veprimtarinë e njerëzve të mire, si të Vranishtit e tërë Vlorës dhe më gjerë! Tiranë, 20 prill 2013
Prof. MURAT GECAJ
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |