E Martë, 04.23.2024, 03:53pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
KOHA ËSHTË TANI!
Nga ILIR DEMALIA

E Hënë, 04.22.2013, 08:11am (GMT+1)



Marrëveshja e Ramës me Metën më solli ndër mënd barrën e Grisilda Roshit, "gruas" me barre imagjinare të kryetarit të Bashkisë së Kavajës.

Në fakt, nuk kishte se si të dilte ndryshe, pasi Rama gjatë gjithë shfaqjes së pompozitetit dhe sofizmit te tij për Rilindjen, kurrë nuk kishte dale me nje objektive të qarte, me një strategji të qartë dhe me një qëndrime të qarte pervecse një fjalori demagogjik që tashmë me marrveshjen e Metës u ezaurua përfundimisht.

Pakti i 1 Prillit

Pakti i 1 Prillit tashmë e nxori në drite faktin që kjo Rilindje e Ramës u kurorezua me martesën që bëri me Metën. Ky i fundit pas një bashkëjetese prej 4-vjetësh krimi, abuzime me shtetin, rrënime të institucioneve shtetërore, pushtimit të tyre, korrupsionit, 21-janarit ku humbën jetën 4 vetë nuk bëri asgjë tjetër pervecse mbrojtjen e interesave te veta dhe oligarkise here nga "qepa" e "djathta" here nga "hudhra" - e"majta".

Jane shume arsye qe nuk jane qellim i ketij shkrimi, qe ne Shqiperi, nuk ka pasur te majte e te djathte as si koncept, as si ideologji, as si ekonomi, as si bindje. Nga një vënd gjysem feudal agrar ne kaluam në komunizmin më të shëmtuar të lindjes ashtu sic kemi sot demo(n)kracinë më të shëmtuar dhe kriminale, e kjo pikërish se këta që po luajnë tragjedinë e Shqipërisë dhe Shqipëtarëve, janë pikërisht diversionistët e P.P.SH-së që po lujnë teatrin demo(n)kratik të Oligarkisë sunduese si bij të devotshëm dhe aktive të diktaturës.

Ky bashkëautor dhe bashkëpunëtorë i shkatërrimit të shtetit abuzimit dhe vjedhjes së hapur të pronës së shqiptarëve tashmë me një dorëheqje nga qeverija 60 ditët e fundit u fut ne PS për të filluar avazin e vjetër në mandatin e ri. Me këto veprime Rama qartësoi dhe pozicionin e tij si aktori i Oligarkisë-mafia-shtet-media, që prej 21-vjetësh për këdo që ka sy dhe veshë është fare e qartë se pluralizmi i dale nga mitra e PPSH-se bashkëpuntorëve, agjentëve, rezidentëve, sekretarëve te organizatave te partise, e rinisë komuniste ,"intelektualëve të shquar"që si zëdhënës e sherbëtore të regjimit, të strukturave të sigurimit, e deri edhe të organizatave te Frontit Demokratik të lagjeve, pra, thënë shkurt të gjithë shërbëtorët e regjimit komunist krijuan në vitin 91 pluri-partizmin demo(n)kratik. Ata vepruan kështu duke vrarë ëndrën e rinise shqiptare, ëndrrën e studentëve te dhjetorit për një shqipëri europiane, për një shtet-ligjor, për demokraci, për prosperitet ekonomik dhe për gjithcka që do të na lejonte per të jetuar si komb dhe jo si turme. Loja që luhet në parlamentin shqiptarë gjoja si kundërshtarë të betuar ku zhargoni që përdoret do ta kishte zili dhe fshesaxhiet e natës, për betimet "antikomuniste" socialiste-europiane, nuk janë gjë tjetër vetëm se një tragjikomedi kombëtare që luhet në sytë e militantëve "anti-komuniste"e socialistë për ti lënë ata të luftojnë tashmë me gjëra të vdekura dhe oligarkia të vazhdoje punën e vetë duke e lënë popullin të luftojë me njëri-tjetrin për gjëra inekzistente me devizën divide et impera.

Për ta parë me qartë këtë tragjikomedi kombëtare le të shohim në vija të trasha parlamentin shqiptarë të ketyre 21-vjetëve për disa ligje që janë baza e ndërtimit të shtetit të së drejtës. Të gjithë këta parlamentare diversioniste të dalë nga PPSH dhe shërbimet e strukturat që përmënda më lartë, bien dakortë për ti bllokuar ligjet themelore të shtetit të së drejtës dhe ja disa probleme specifike ku nuk zbatohet drejtësia.

Problemi i Pronave

Ligji 7501 ligji mbi pronën prej 21 vjetë qëndron në fuqi dhe nuk ka asnjë zgjidhje që ofrohet nga politika. Ky ligj mbahet i tillë për mos të rikthyer pronat. Në këtë mënyrë po të kthehesh në fillim të viteve 90-të do të shohësh se pronat e perbashkëta ose u ndanë pikërisht tek njerëzit e mitrës se PPSH-së. "Llokma e Luanit" dhe pjesët e tjera ja u ndanë shërbetorëve të regjimit të vjetër në shërbime te regjimit të ri,të veshur tashmë me petkun demokratik pluralist pluri-partist. Sot nuk dimë me c'ka ngelur për të shitur me emra SHPK-shë familjare nga prona e përbashket e shqiptarëve. Pronarët mbeten ish-pronare, e "ish" do mbeten edhe per faktin se u treguan te paorganizuar, të pa aftë, jo kompakt, të pavendosur për të kërkuar të drejtën e tyre qoftë dhe më forcë. Në të kundërt ata u përdorën dhe u shpërdoruan aq keq nga oligarkia -mafia-shtet sa sot pjesa dërmuese e tyre janë të lodhur, e të plakur e shumë prej tyre kanë vdekur dyerve të gjykatave duke kërkuar pronen. Ndërsa pasardhësit e tyre që janë më të rinj, i gjen te ndihmat sociale si ish-pronarë.

Sot, pronarët e Shqipërisë dhe bejlero-bajraktarët jane ata, pra Oligarket e Demo(n)kracise ata që pronaret me tapi i trajtojnë si RAHJA. Jane pikerisht ata që zbriten me valixhe druri ne Tiranë. Janë ata që në uljen e parë në kryeqytet silleshin vërdalle tek Skënderbeu duke rrotulluar kokën si ventilatorë se nuk dinin të orientoheshin nga të shkonin të gjenin konviktet ku do të fillonin studimet e tyre dhe të zhvillonin Revolucionin Kulturor-Proletar Kinez në variantin shqiptar. Këta që janë sot në politike, janë pikerisht brezi i revolucionit kulturor-kinez me në krye diversionistin më të madh të shkatarrimit të ëndrës për demokraci, prosperitet dhe shtet ligjor Sali Berisha. Sejmenet, bodyguarde-et, shoferët, sampistët, kriminelët ordinerë i ke sot në parlament, në administratë i gjen në të dy palët, tek pozita e opozita ku përdoren si ushtarë prej plumbi nga oligarket dhe kryetarët e të dy bandave te oligarkisë.

Ligji i dosjeve

Akoma mbahen të mbyllura megjithëse era i ka dalë me kohë. Janë shkruar e stërshkruar emrat e bashkëpunetorëve, informatorëve, deshmitarëve, krimineleve, hetuesve, torturuesve, por ato jetojnë mrekullisht sëbashku. Rasti i fundit është emërimi i ish-hetuesit dhe ish-prokurorit te regjimit komunist në gjykatën e lartë nga Jari oficeri i Shkollës së Bashkuar Skenderbeg sot President i Shqipërisë. Kjo tregon qarte vendosmërinë e arritjeve te fitoreve të këtij llumi që ka sunduar vëndin.
A mund te hapen dosjet nga vete ata qe bashkepunuan me strukturat e shtetit diktatorial si me te egrit ne "Luften e Klasave" si Medicina, Dizinjatotja, Bilbili Divjakes, Alfons Ballsha, Buzhurja, Qukapiku, Stilolapsi, Poeti, Rrjepsi, Ylli, Ciftelia qe shkon sa ne nje krah ne nje krah duke i ra ciftelise sipas oreksit te hurdhes a qepes, sa ne nje televizion ne tjetrin se aty ka Bilbilin e Divjakes, Bozhuren e....

Keto dosje mbahen te "mbyllura" per tu perdorur nga Oligarket e Parise ne sherbim simbas rastit. Ketyre njerezve ja fal bashkepunimin e atehershem personalisht, pasi ka qene bashkepunim ne nje shtet diktatorial dhe njeriu nuk ka lidur te jete hero. Bashkepunimi sot i ngarkon atyre dyfish denimin qe duhet te marrin, e kjo tregon se dhe sigurimi dhe diktatura dinin cilin te benin bashkepuntor pasi i studionin si karakatere. Keta hijena dje dhe sot kane treguar se jane karaktere te deformuara, pa integritet, pa principe, pa bindje por dine te bejne vetem nje gje shume mire, sherbetore dhe AFIE dje dhe sot.

Keta pervers dosjeve te spiunimit dje kane me te renda dosjet e krimit ekonomik, politik, kulturor, social, si vjedhes dhe tregtare flamujsh deri ne dem te interesave te atdheut e popullit. Keto dosje mua me interesojne me shume se te djeshmet pasi keto do hapin dhe te djeshmet, kur populli te bindet e te marre fuqine per te denuar kete Oligarki Spiunesh te djeshem dhe kriminelesh qe po sundojne sot Shqiperine me forma mafioze-familjare duke i rrenuar Shqiperine dhe marre frymen shqipetareve.

Ligji për dëmshpërblimin e të burgosurve politikë

Ligji për dëmshperblimin e të burgosurve politik, në një kohë që duhet të ishte detyrim moral, ligjor nga shteti demo(n)kratik, ky ligj është ndarë në formë lëmoshe nga paria e Tiranës, a thua se po ndanin meshire te këta njerëz që ishin shkatërruar fizikisht, psiqikisht, familjarisht. Edhe këta ashtu si pronarët dhe shumë nga të persekutuarit ishin dhe ish- pronarë dhe mbeten të tille, u përdoren dhe u shpërdoren nga oligarkia se dhe keta ishin te pavendosur, të percarë, pa qartësi, vizion dhe ideali tyre pati si lajkmotiv vetem kerkesen e demshperblimit ne para a thua se qellimi i vetem i burgut kishte qene per te marre nje dore pare!! Ajo c'ka është më kryesorja pati një abuzim të madh me statusin e të persekutuarit ku inflacionoj këtë fjale si ajo antikomunist, dhe kjo perpos idealizmit dhe luftes per ate ideal qe peretendojne kjo shtrese, ka bere qe kjo shtrese, jo vetem qe nuk eshte dhe nuk u be kurre faktor per ndryshime demokratike, shtet ligjor, treg te lire, sic dhe pretendojne se kane hyre ne burg per kete, po keta tashme te ndare ne disa shoqata te persekutuarish per te perfituar dicka jane kthyer si relike qe vec se behen qesharak si rasti Kripa para disa ditesh.

Të persekutuarit megjithëse kishin kartën morale në fillim 90-tës pikërisht për të gjitha ato që thashë më lart nuk u bënë kurrë faktor ne politiken apo sepaku si nje grupim civil ne ndryshimet qe ka nevoje vendi.

Propaganda e shfrenuar e kundër të vërtetës

Per tu shitur sa më mirë Oligarkia e Tiranës si pjelle e strukturave të diktaturës e njeh mire propagandën, e këtë, nuk mund ta bëjë kërkush më mirë se portavocet mediatike. Tashmë dihet se kujt i përkasin këto media dhe si jane krijuar! Këta që predikojnë se janë pushtet i katërt nuk janë as më shumë e as më pak vetëm së shërbëtor të denjë deri ne përulje të Oligarkëve, nga ku marrin dhe të ardhurat e majme e privilegje të tjera me leje ndertimesh e prona shtetërore, apo zaptim pronash të pronarëve si ceshtë rasti Klan e Marubi në tokën e Kinostudios. Ata gazetare të Rilindjes qe na dolën për të na mbushur mendjen se marrveshja Meta-Rama është pragmatizëm politik, ku nuk mungoj të futet dhe Artan Fuga nga Franca duke na treguar se c'është morali fetar, familjar, politik?!! Sic duket marrveshja do i ketë cuar dhe ketij ndonjë gavetë corbe Rilindje për të ardhmen! Këta mediatike që mbajnë njerzit me shpresë se nga jasteku Grisildes do dalë një fëmije i shëndetshëm, tregojnë njëherazi dhe injorancën e tyre dhe sa thellë janë zhytur në lojën e krimit te Oligarkisë së Tiranës. Pragmatizmi politik në vëndet me demokraci liberale, prosperojne në forcimin e shtetit, kombit, mirqënies, garantimin e lirive , barazinë para ligjit, garantimin e pronës, se individit dhe mos shpërdorimin e ruajtjen me fanatizëm të prones se shtetit nëpermjet eksperiancave te kaluarës dhe krijimit teorive dhe ligjeve nëpërmjet ketyre eksperiencave dhe kthimi në një praktike kur nuk janë funksionale teorite , ligjet, në momente të caktuara , për t'ju kthyer praktikës apo pragmatizmit për c'bllokim situatash në favor të vëndit , shoqerisë, ekonomisë dhe politikës. Kështu funksionon pragmatizmi në vëndet e me demokraci të konsoliduara në themele. E kjo, se ky lloj pragmatizmi eshte i bazuar mbi disa vlera.

Ku e shohin pragmatizmin politik analistët e Tiranës në Marrveshjen e 1 Prillit?! A mund të quhet pragmatizëm politik me një njeri qe ka ne kurriz Vjedhjen e Thesarit te shtetit kur ky ish kryeministër?! A mund të bëhet pragmatizem -politik me një njeri u kap me zë e figure duke abuzuar me paran e shtetit dhe Rilindja ngriti njerzit për të demostruar për këte, e nga kjo humbën jeten 4 vetë?! Ata justifikohen me atë se për të hequr Berishën duhet te pranojmë Meten?!! OK, me numëra arithmetike ata janë në rregull megjithese deri në qershor nuk dihet prap nga shkojne goglat Meta...! Ata e kanë hallin me Berishën, duke mos dashur te pranojneë së është pikërisht i gjithë ky sistem Oligarkik-Mafioz-Shtet- Media dhe jo vetëm Berisha që ka sjellë këtë gjëndje ku bëjnë pjesë dhe këta analistë. Me kete llogjike këta analistë te Rilindjes na thonë, për të burgosur një njeri qe ka kryer 100 grabitje bankash, duhet të lirojmë një që ka kryer 99 dhe ta vemë të ruaj bankat. .... ! Me kete marrrveshje Rilindja nuk ka me as moralin, as frymen , as te drejtën për ti kërkuar votën shqiptarëve por vetëm sejmenëve dhe militantëve që presin ndonjë thes miell apo ndonjë punë në komuna.

Rama, po ashtu si Berisha ka tentuar qe te zaptoj te gjitha pushtetet pasi kjo eshte struktura e ngritur e Oligarkise -Mafja -Shtetet. Ne 2009 ishte pikërisht Rama që duke menduar se do të vinte në pushtet, bëri kompromis me Berishën për të ruajtur pozicionin e Oligarkisë per K.Q.Z-në , për zgjedhjen e presidentit me 71 vota, për sistemin zgjedhor për të qënë në fuqi me rrotacion po rrota nuk lëviz po këta Oligarkë, për të uzurpuar SH.I.K-un, e gjithcka me marrveshje të 2009-ës Rama pregatiste terrenin për vetë për të qënë absolut si Berisha. Pra Rama sot nuk vuan faktin e ndryshimit të gjëndjes se Shqiperise dhe Shqipetarëve, se ndryshe nuk do ishte lojtar aktor i Oligarkise por ai ashtu si Berisha vuan marrjen e shiritit kapitenit (kryeministrit) për të kënaqur me llokmën e pushtetit Leprin, Doshin, Yllin, Mucin, Tucin, Kokdhi-met....

Ne perfundim

Aq sa mund të pjellë një fëmijë të shëndetshëm jasteku Grisildës aq mund të pjellë dhe Rilindja si ajo Demokratike dhe kjo e Ramës shtet ligjor, barazi para ligjit, prosperitet ekonomik, te ardhme per shqipetarët Këta Oligarkë janë shterpa shtetrorë, sociale , ekonomike që thithin si shushunja gjakun dhe grryejnë si gangrenë jetën dhe të ardhmen e Shqiptarëve. 23 Qershori do të kishte vetëm një zgjidhje për të ardhmen e shqiptarëve, permbysjen me cdo mjet dhe mënyre te Oligarkisë dhe vendosjen e tyre para drejtësise. Vetëm kështu krijohej një precedent per fillimin e ndërtimit të së ardhmes së Shqiperisë dhe shqiptarëve.

A do te ndodhë kjo?! Unë mendoj se me shumë se një mospjesmarrje për të votuar me 23 Qershor do të jetë vetë zullumi që shtohet perditë i Oligarkisë së Tiranës që do ti groposë këta por ndoshta do të jetë shumë vonë, ku të gjithë pastaj do tentojnë të dalim nga lluca duke tentuar për të nxjerrë nje kembë do zhytemi ne tjetren, e keshtu me rradhë.

Jemi te vonuar. Koha është tani. Ne mos për veten tonë, për të ardhmen e vëndit dhe femijëve që po rriten në atë vënd që nesër mos marrim mallkimin e tyre. Në momentin që ndodh krimi, ai që hesht dhe mbyll sytë është njësoj fajtor përpara kombit dhe atdheut, Kjo ndodhi dje me Diktaturen dhe Hoxhën kjo po ndodh sot me Oligarkinë e dalë nga mitra P.P.SH e Salinë. Cohuni o të dekun! KOHA ESHTE TANI.


ILIR DEMALIA


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
AUTARIATËT: BANORËT E PARË TË NOKSHIQITNga RAMIZ LUSHAJ (04.21.2013)
NJIHUNI  ME  REVISTËN E RE, “HORA”…“Ti, gjak e dashuri ke dhënë, bujarisht,/  i ashpëri, fisniku, Vranisht…”Nga Prof. Dr. MURAT GECAJ publicist e studiues Tiranë (04.20.2013)
Mendime mbi shkrimet rreth kësaj temePUNË THELLIMTARE KËRKON PASURIMI I GJUHËS SË KULLUAR SHQIPENga SHPËTIM BOZHA (04.20.2013)
HISTORIKU I KAFENESË SË PARË NË LONDËR…Nga ILIR SECI (04.19.2013)
FAMILJA IME FALËNDERON SHBA PËR KUJDESIN DHE MBROJTJEN MORALE...Nga KASTRIOT ISLAMI (04.19.2013)
MENAXHERI I VITIT 1942Skicë nga ZEQIR LUSHAJ (04.19.2013)
TË RIBOTOHEN 'RREGULLAT E DREJTSHKRIMIT' TË PËRMIRËSUARANga GJOVALIN SHKURTAJ, Akademik (04.18.2013)
NELAJT E KUKËSIT NË AMERIKËIntervistë ekskluzive nga ZEQIR LUSHAJ & BESMIR VATOCI (04.18.2013)
DR. BERISHA, PAÇ JETËN E ISUF REXHËS, QË E RILINDËT SHQIPËRINË QYSHSE PREJ 1990NgA RAMIZ LUSHAJ (04.18.2013)
TOPONIME TË LUBOZHDËS (NËNGURRËS)Nga SELIM M. NËNGURRA (04.17.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lart]