VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

ME SHPATË N’ DORË, KUSH PRIU I PARI
E Enjte, 04.25.2013, 08:22am (GMT1)



Nga Qamili i Vogel

O, me shpatë n' dorë, kush priu i pari?
Skënderbeu, ai burrë shqiptari,
Asht i lemë n' atë trimen Krujë,
E nuk duroj, o, ta shkel, o, i huj!
O, qysh se t' vogël, o, tetëvjeçarë,
Turqt me veti, o, e kanë marrë,
Me e lujtë shpatën, o, e kanë mësu',
O, veç për turq, more, me luftu'!
O, kur u rrit e çuen ushtarë,
E graduen, e banë të parë.
I duel zani, o, në Ballkan,
O, tuj luftu', more, si luan.
O, nanë e babë, more, edhe motër,
Po i çojnë letër, o, Gjergjit t' vogël,
T'falë me sh'ndet, selam po i bajnë,
E mos harro biro, vendin tand!
O, kur e muer atë letër t' mallit,
Po i kujtohen, o, fjalët e plakut,
Kur ia thojke, o, rreth oxhakut,
Kur ia thojke, o, baba i tij:
"O, ma mirë dekë, se gjallë n' robni!"
Atë'herë lott po i shkojnë si gurra,
Fjalë Sulltanit po i çon me turra,
Dy vëllazni, more, pre mi ki,
E tash po kthehem, o, për Shqipni!
O, kur ja thanë, more , fjalët Sulltanit,
Fort i briti, ai, Ballabanit
Shumë ushtri në Krujë me i çu',
E t' gjallë, a t' dekt Gjergjin ta du "˜!...
O, na u kthy Gjergji, o, si vetima,
Na i bashkoi në Lezhë do trima,
Po ua thot' dy a tri fjalë:
"Pashë atë besën, o, qi e kem' t' parë!...
Na t'i lidhim, o, duer e gishta,
E t'i lamë xhamia e kisha!
Do t' luftojmë me pleq e t' ri,
E t' ruejm' atdhen', more, t' ruejm"˜ lirinë!"
O, na u nis lufta, na u nis beteja,
Sulm po bajnë trimat si rr'feja.
Dhambët e Gjergjit po i qitshin flakë,
E n' dy anët trimi po pret me shpatë .
O, shka po bante, o, motra Mrika,
Nuk e dinte se qysh asht hika,
Krah për krah me shok't e vet,
Po lufton, po u jep gajret !
Ballë për ballë me pashallarë,
Nji ushtri me pak shqiptarë,
I duel hakut, o, osmanlisë,
E i zbardhi f'tyrën e shqiptarisë .
O, Skënderbeu, more , i hypi atit,
I çoi fjalë Sulltan Muratit:
"T' koftë dhanë fjala e besa e Zotit,
Nuk do t' lamë n' tokë t' Kastriotit!
Mos t' lakmon kush në këtë votër,
Se na vdesim i madh e i vogël!
Se na vdesim, o, gra e fëmijë,
O, për flamur, more, kuqezi !"
*****
Kënduar nga Qamili i Vogël Muhaxhiri , autor i tekstit .
(Per VOAL, nga Z. Lushaj, prill, 2013)


www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.