E Premte, 04.19.2024, 03:26pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
ISLAM BALI NOKSHIQI, DËSHMOR QËNDRESTAR I KOMBIT, NJË NGA SIMBOLET E FISNIKËRISË SHQIPTARE
Nga ALMA ZYBERI

E Shtunë, 04.27.2013, 07:16am (GMT+1)



Në këtë akademi përkujtimore[1] në 64 vjetorin e vrasjes qëndrestare të martirit të kombit, Islam Bali Nokshiqi, jam e nderuar me breznitë e mija atdhetar ndër shekuj dhe ndjej kënaqësi të madhe para jush pjesmarrës,[2] që m'u dha ky respekt i veçantë nga familja me kontribute e sakrifica e Nokshiqëve, për me iu përshendet si pjestare e familjes Zyberi nga fshati Molliq i komunës së Gjakovës dhe në emër të gjithë bashkëvendasve të mi që iu gjendem pranë fisnikërisht në përcjelljen e fundit këtij dëshmori trim nokshiqas.

Sot është ditë e dhimbshme, por shumë krenare se po e nxirrni nga errësira e gjatë në dritën e kohës heroizmin e këtij trimi të Shqipërisë, këtij burri luftëtar të rrallë që për 64 vite ishte në përjetësi, por i përbuzur deri në urrejtje nga pushteti komunist shqiptaro-serb. Njerësit vdesin, por veprat iu mbesin të skalituna në mendjet e njerëzve, që e patën përjetuar atë kohë të egër e të hidhur për ne shqiptarët andej e këtej kufirit kur zemra na qëndronte e ndarë në dysh. E vertëteta për figura e trima si Islam Bali Nokshiqi që kryen veprimtari e vepra të mëdha për kombin u lanë në heshtje të qëllimshme për shkak të rrethanave tashmë të njohura, por e vërteta del gjithmonë në dritë, trimëria nuk harrohet dhe drejtësia nuk humbet kurrë nga Zoti.

Të nderuar pjesmarrës, ne familja Zyberi u njohëm me familjen Nokshiqi, jo në rrethana paqejeje e lumturie, por në rrethana lufte. Atëherë kur me fqinjët serbo-malazez ende kullonin gjak plagët mes nesh. Ishin bërë shumë varre dhe kishin ngelur shumë të vdekur pa varre. Atëherë armiqtë që erdhën na dhanë armë të dy palëve që të vriteshim mes vete, me qëllim që të sundonin mbi nemë lirshëm e pa pengesa. Malazezët ngritën kokën mbi ne duke na larguar nga trojet tona shekullore, duke na vrarë e djegur, duke na përndjekur në format më barbare, më çnjerëzore.

Sikurse mijëra familje të tjera shqiptare në viset tona etnike të lashta, edhe familja Nokshiqi u përndoq me dhunë nga malazezët dhe erdhi në anët tona, në Malësi të Gjakovës. Pastaj u vendos edhe tek famija ime e nderuar, tek gjyshi im Isufi dhe katër vëllezërit e tij: Haxhia, Rama (që ishte zot shtëpie), Zyberi dhe Sadria. Ata i mirëpritën me bujarinë e sofrës shqiptare: bukë-kripë dhe zemër, me cilësitë tradicionale shqiptare. Kjo familje erdhi e "paftuar" në vjeshtën e vitit 1944, por shumë shpejt u "adaptua" dhe u bë pjesë e pandarë dhe e paprekshme nga askush. Ashtu siç e don zakoni i lartë shqiptar. Ashtu si thotë Kanuni i Lekës se "miku është i shenjtë". Pra, ne, të dy familjet atdhetare na bashkoi dhe na vëllazëroi përgjithmonë fati i hidhur historik i kohëve të liga që si stuhi e kobshme suleshin armiqtë tanë në vazhdimësi mbi kombin shqiptar.

Si dëshmi e miqësisë së këtyre dy familjeve kombëtare, familja Nokshiqi i mori flokët një djaloshi 3-4 vjeçar, Musës, djali i madh i Isufit, gjyshit tim.

Nuk kaluan as tri vite dhe Islam Bali Nokshiqi bie pabesisht në duart e Sigurimit Shtetëror të Shqipërisë. Pasi e marrin tek shtëpia e vet në Llugaj, sëbashku me disa të tjerë, ua dorëzojnë OZNA-së [3] në Qafë të Morinës. Ata i marrin dhe duan t'i përcjellin për në Pejë. Kur arrijnë në fshatin Molliq, më 5 shtator 1947, pikërisht tek Vrella, ndalin që të pijnë ujë. Aty, Islam Nokshiqi po don me e rifitue lirinë e vet, ndaj e shfrytëzoi rastin dhe i bie fort komisares dhe e lëshon me kokë në ujë. Ia merr me të shpejtë automatikun, po vritet menjëherë nga ushtarët e tjerë përreth, që ishin në përcjellje të tij. E marrin prej aty dhe e tërheqin deri tek rruga që lidh dy fshatrat Molliq e Botushë. E lënë ashtu të shtrirë gjërë e gjatë.

Rastësisht duke kaluar andej pari e gjen dervish Ali Sula (i cili është sot i pranishëm këtu). E njeh. Shkon dhe e lajmëron Isuf Brahim Zyberin (xhaxhain e tim ati). Isufi shkon aty dhe e vërteton se është Islam Balia i Nokshiqëve. Ata marrin leje dhe në ato rrethana e varrosin buzë rrugës pranë varrezave, ku edhe sot e kësaj dite prehen eshtrat e tij.

Historinë e kësaj ngjarjeje e përjetësoi në vargje im atë, Se ngjarjeje e përjetësoi në vargje im atë, Selim Zyberi, arsimtar, që pas pak kemi rastin e mirë t'i dëgjojmë të interpretuara nga një grup nxënësish të shkollës së fshatit tonë, në shfaqjen e përgaditur prej tij.

Rrëfimet e prindërve tanë për këtë familje të nderuar të Nokshiqëve na bënin kurioz të mësojmë më shumë për miqësinë mes njerëzve të një gjaku e një kombi, si dhe na obligonin që të hulumtojmë për kombin, sepse ne jetonim në një rreth më të ngushtë të një shoqërie të izoluar, që s'kapërcente kufijtë lokal të kohës. Bota jonë asokohe ishte e vogël, sepse nuk i kalonte kufijtë lokal. Ishte një kohë e shushatur, botë e cila na largoi për së gjalli, duke na vënë në gjumë. Kjo na privoi e cungoi nga çdo e drejtë që na takonte, duke na bërë skllevër të një politike komuniste çnjerëzore, politikë e cila na brejti për pesë dekada me rradhë.

Të nderuar pjesmarrës në këtë akademi përkujtimore dhe të nderuar e të respektuar familiarë të familjes Nokshiqi, e theksoj se fati i familjes tuaj dhe i familjeve tona shqiptare, është koinçidencë për ne shqiptarët në histori, sepse valët e jetës, stuhitë dhe rrebeshet që na përcollën gjatë miliniumeve na bënë të fortë vetëm duke ndihmuar njëri-tjetrin fisnikërisht. Neve kurrë s'na bëri përshtypje largësia gjeografike, po fati i përbashkët i ngjarjeve të hidhura. Kur i pyetnim të ardhurit se nga vinin nuk e kishim qëllim mospërfilljen, po na interesonte të dinim se nga cila anë e horizontit vinin: nga jugu, veriu, lindja apo perëndimi. E dinim se në rrethin e globit kishim fate të njëjta. Ky popull u surgjynos brenda vetëvetes, andaj nuk nuk guxonim ta quanim njëri-tjetrin muhaxherr, sepse kjo fjalë u bë popullore nga shpërnguljet e fshatrave të Toplicës dhe të Nishit. Po ky emër s'u desh të hyjë në leksikun popullor për faktin se ne përplaseshim nga armiqtë brenda hartës sonë kombëtare, por nuk kalonim kufijtë tanë...
Kështu pra, populli ynë histori të tilla ka plot, madje ndoshta edhe më tragjike, mirëpo kjo lidhje e ngushtë me familjen Nokshiqi qyshse në kohën e luftës, kjo ngjarje me dëshmorin e kombit, Islam Bali Nokshiqi,tregon një kompaktësi të popullit tonë, simbolizion qëndresën tonë duke i ndihmuar me fisnikëri njëri-tjetrit pa dallime se nga cila anë apo nga cili vend vjen. Ky unitet na mbajti gjallë duke qëndruar në mënyrë stoike në shekuj.

Zoti e shpirti ynë kombëtar e mbajtën të gjallë çdoherë afrimin, miqësinë dhe unitetin në mes nesh shqiptarëve humanitarë, qëndrestarë, fisnik e progresistë në të gjitha trevat etnike shqiptare.
Alma ZYBERI
Molliq, e hënë, 5 shtator 2011
-
[1] Nga fjala përshendetëse e Alma Selim Zyberi mbajtur në emën të familjes Zyberi e të atit të saj dhe të bashkëvendasve të saj në Molliq të Gjakovës.
[2] Në Akademinë përkujtimore për dëshmorin Islam Bali Nokshiqi nga krahina e Plavë-Gucisë, mbajt më 5 shtator 2011 në fshatin Molliq të Gjakovës, kishte pjesmarrës nga"dy anët e kufinit" nga tri shtete: Kosova, Shqipëria e Mali i Zi. Nderonin me praninë e tyne familja kombëtare e Nokshiqëve (familiarë e farefisni e martirit të vrarë nga OZNA Jugosllave para 64 viteve), deputeti i Parlamentit të Shqipërisë, z. Besnik Dushaj, kryetari i bashkisë së qytetit Bajram Curri, z. Agron Demushi, këshilltarët e Presidentit të Shqipërisë, z.z. Maksim Cikuli e Afrim Krasniqi, nga FSK (Forca e Sigurisë së Kosovës) dhe Policia e Kosovës, etj. Aty ishin mikpritësa bujar e aktiv edhe banorë të të gjitha moshave nga fshati Molliq, nga komuna e Gjakovës, e Plavë-Gucisë, e Tropojës, e Llugajt, e Pejës, etj.
[3] OZNA Shërbimi Sekret Jugosllav, e quajtur edhe si "Sektori për Mbrojtjen e Popullit", e ngritur më 13 maj 1944 sipas modelit të sherbimit sekret sovjetik (ÇEKA e tevona KGB) dhe kishte për kryetar nga themelimi deri më 1966 kriminelin kundërshqiptar, Aleksandër Rankoviç. Nga shtatori 1944 deri në fundvitin1945, sipas të dhanave zyrtare, OZNA me të vetët ka vrarë pa gjyq 17.400 shqiptarë vetëm në territorin e Kosovës. Në mars 1946 seksioni i parë dhe i dytë i OZNA-s riorganizohet nën një emën tjetër UDBA (Shërbimi i Sigurimit Shtetëror Jugosllav) në Ministrinë e Brendshme (si shërbim civil policia sekrete) dhe seksioni i tretë i OZNA u kthye në KOS (Sherbimi Sekret Ushtarak shërbimi I kundërzbulimit jugosllav). KOS nga vitit 1950 mori emnin Sigurimi i Shtetit. Një nga drejtuesit e "KGB-së Jugosllave" ka qënë edhe krimineli tjetër kundërshqiptar, Dushan Mugosha, I cili ishte një nga të deleguarit e Titos e të PKJ në themelimin e PKSH në Tiranë, në nëntor 1941, etj.


ALMA ZYBERI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PAIONËT E VARDARIT I GJEJMË KELMENDAS NË LUGINËN E DRINITShtegëtimi i paionëve nga liqeni i Shkodrës në luginën e VardaritNga RAMIZ LUSHAJ (04.25.2013)
ME SHPATË N’ DORË, KUSH PRIU I PARI (04.25.2013)
BESIM NDREGJONI PRESIDENT I UNIONIT TË PËRNDJEKURVE POLITIKË, MJESHTËR I MADH -  KANDIDON PËR DEPUTET PËR KOALICIONIN E DJATHTË PËR ZGJEDHJET E 23 QERSHORIT (04.24.2013)
'NGJALAT E LALËZIT' DYSHES SË MAJTË I MBETËN NË FYT EDHE NË SHKODËRNga RAMIZ LUSHAJ (04.24.2013)
TË GJITHA FJALËT QË DO TË SHKRUHEN ME NDRYSHIME NË GJUHËN STANDARDE SHQIPE (04.24.2013)
KOHA ËSHTË TANI!Nga ILIR DEMALIA (04.22.2013)
AUTARIATËT: BANORËT E PARË TË NOKSHIQITNga RAMIZ LUSHAJ (04.21.2013)
NJIHUNI  ME  REVISTËN E RE, “HORA”…“Ti, gjak e dashuri ke dhënë, bujarisht,/  i ashpëri, fisniku, Vranisht…”Nga Prof. Dr. MURAT GECAJ publicist e studiues Tiranë (04.20.2013)
Mendime mbi shkrimet rreth kësaj temePUNË THELLIMTARE KËRKON PASURIMI I GJUHËS SË KULLUAR SHQIPENga SHPËTIM BOZHA (04.20.2013)
HISTORIKU I KAFENESË SË PARË NË LONDËR…Nga ILIR SECI (04.19.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lart]