VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
ISLAM BALI NOKSHIQI, DËSHMOR QËNDRESTAR I KOMBIT, NJË NGA SIMBOLET E FISNIKËRISË SHQIPTARE Nga ALMA ZYBERI E Shtunë, 04.27.2013, 07:16am (GMT1)
Sot është ditë e dhimbshme, por shumë krenare se po e nxirrni nga errësira e
gjatë në dritën e kohës heroizmin e këtij trimi të Shqipërisë, këtij burri
luftëtar të rrallë që për 64 vite ishte në përjetësi, por i përbuzur deri në
urrejtje nga pushteti komunist shqiptaro-serb. Njerësit vdesin, por veprat iu
mbesin të skalituna në mendjet e njerëzve, që e patën përjetuar atë kohë të
egër e të hidhur për ne shqiptarët andej e këtej kufirit kur zemra na
qëndronte e ndarë në dysh. E vertëteta për figura e trima si Islam Bali
Nokshiqi që kryen veprimtari e vepra të mëdha për kombin u lanë në heshtje të
qëllimshme për shkak të rrethanave tashmë të njohura, por e vërteta del
gjithmonë në dritë, trimëria nuk harrohet dhe drejtësia nuk humbet kurrë nga
Zoti.
Të nderuar pjesmarrës, ne familja Zyberi u njohëm me familjen Nokshiqi, jo në
rrethana paqejeje e lumturie, por në rrethana lufte. Atëherë kur me fqinjët
serbo-malazez ende kullonin gjak plagët mes nesh. Ishin bërë shumë varre dhe
kishin ngelur shumë të vdekur pa varre. Atëherë armiqtë që erdhën na dhanë armë
të dy palëve që të vriteshim mes vete, me qëllim që të sundonin mbi nemë
lirshëm e pa pengesa. Malazezët ngritën kokën mbi ne duke na larguar nga trojet
tona shekullore, duke na vrarë e djegur, duke na përndjekur në format më
barbare, më çnjerëzore.
Sikurse mijëra familje të tjera shqiptare në viset tona etnike të lashta, edhe
familja Nokshiqi u përndoq me dhunë nga malazezët dhe erdhi në anët tona, në
Malësi të Gjakovës. Pastaj u vendos edhe tek famija ime e nderuar, tek gjyshi
im Isufi dhe katër vëllezërit e tij: Haxhia, Rama (që ishte zot shtëpie),
Zyberi dhe Sadria. Ata i mirëpritën me bujarinë e sofrës shqiptare: bukë-kripë
dhe zemër, me cilësitë tradicionale shqiptare. Kjo familje erdhi e "paftuar" në
vjeshtën e vitit 1944, por shumë shpejt u "adaptua" dhe u bë pjesë e pandarë
dhe e paprekshme nga askush. Ashtu siç e don zakoni i lartë shqiptar. Ashtu si
thotë Kanuni i Lekës se "miku është i shenjtë". Pra, ne, të dy familjet
atdhetare na bashkoi dhe na vëllazëroi përgjithmonë fati i hidhur historik i
kohëve të liga që si stuhi e kobshme suleshin armiqtë tanë në vazhdimësi mbi
kombin shqiptar.
Si dëshmi e miqësisë së këtyre dy familjeve kombëtare, familja Nokshiqi i mori
flokët një djaloshi 3-4 vjeçar, Musës, djali i madh i Isufit, gjyshit tim.
Nuk kaluan as tri vite dhe Islam Bali Nokshiqi bie pabesisht në duart e
Sigurimit Shtetëror të Shqipërisë. Pasi e marrin tek shtëpia e vet në Llugaj,
sëbashku me disa të tjerë, ua dorëzojnë OZNA-së [3] në Qafë të Morinës. Ata i
marrin dhe duan t'i përcjellin për në Pejë. Kur arrijnë në fshatin Molliq, më 5
shtator 1947, pikërisht tek Vrella, ndalin që të pijnë ujë. Aty, Islam Nokshiqi
po don me e rifitue lirinë e vet, ndaj e shfrytëzoi rastin dhe i bie fort
komisares dhe e lëshon me kokë në ujë. Ia merr me të shpejtë automatikun, po
vritet menjëherë nga ushtarët e tjerë përreth, që ishin në përcjellje të tij. E
marrin prej aty dhe e tërheqin deri tek rruga që lidh dy fshatrat Molliq e
Botushë. E lënë ashtu të shtrirë gjërë e gjatë.
Rastësisht duke kaluar andej pari e gjen dervish Ali Sula (i cili është sot i
pranishëm këtu). E njeh. Shkon dhe e lajmëron Isuf Brahim Zyberin (xhaxhain e
tim ati). Isufi shkon aty dhe e vërteton se është Islam Balia i Nokshiqëve. Ata
marrin leje dhe në ato rrethana e varrosin buzë rrugës pranë varrezave, ku edhe
sot e kësaj dite prehen eshtrat e tij.
Historinë e kësaj ngjarjeje e përjetësoi në vargje im atë, Se ngjarjeje e
përjetësoi në vargje im atë, Selim Zyberi, arsimtar, që pas pak kemi rastin e
mirë t'i dëgjojmë të interpretuara nga një grup nxënësish të shkollës së
fshatit tonë, në shfaqjen e përgaditur prej tij.
Rrëfimet e prindërve tanë për këtë familje të nderuar të Nokshiqëve na bënin
kurioz të mësojmë më shumë për miqësinë mes njerëzve të një gjaku e një kombi,
si dhe na obligonin që të hulumtojmë për kombin, sepse ne jetonim në një rreth
më të ngushtë të një shoqërie të izoluar, që s'kapërcente kufijtë lokal të
kohës. Bota jonë asokohe ishte e vogël, sepse nuk i kalonte kufijtë lokal.
Ishte një kohë e shushatur, botë e cila na largoi për së gjalli, duke na vënë
në gjumë. Kjo na privoi e cungoi nga çdo e drejtë që na takonte, duke na bërë
skllevër të një politike komuniste çnjerëzore, politikë e cila na brejti për
pesë dekada me rradhë.
Të nderuar pjesmarrës në këtë akademi përkujtimore dhe të nderuar e të
respektuar familiarë të familjes Nokshiqi, e theksoj se fati i familjes tuaj
dhe i familjeve tona shqiptare, është koinçidencë për ne shqiptarët në
histori, sepse valët e jetës, stuhitë dhe rrebeshet që na përcollën gjatë
miliniumeve na bënë të fortë vetëm duke ndihmuar njëri-tjetrin fisnikërisht.
Neve kurrë s'na bëri përshtypje largësia gjeografike, po fati i përbashkët i
ngjarjeve të hidhura. Kur i pyetnim të ardhurit se nga vinin nuk e kishim
qëllim mospërfilljen, po na interesonte të dinim se nga cila anë e horizontit
vinin: nga jugu, veriu, lindja apo perëndimi. E dinim se në rrethin e globit
kishim fate të njëjta. Ky popull u surgjynos brenda vetëvetes, andaj nuk nuk
guxonim ta quanim njëri-tjetrin muhaxherr, sepse kjo fjalë u bë popullore nga
shpërnguljet e fshatrave të Toplicës dhe të Nishit. Po ky emër s'u desh të hyjë
në leksikun popullor për faktin se ne përplaseshim nga armiqtë brenda hartës
sonë kombëtare, por nuk kalonim kufijtë tanë...
Zoti e shpirti ynë kombëtar e mbajtën të gjallë çdoherë afrimin, miqësinë dhe
unitetin në mes nesh shqiptarëve humanitarë, qëndrestarë, fisnik e
progresistë në të gjitha trevat etnike shqiptare. ALMA ZYBERI
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |