VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
1 700 VJET NGA EDIKTI I MILANOS DHE KONSTADINI I MADH DARDAN Nga RAMIZ LUSHAJ E Djelë, 04.28.2013, 07:19am (GMT1)
Kjo fjalathanie ishte thjesht një "vijë fetare" përveçuese e pasçarjes tragjike.
Vinte nga konfliktet teologjike të "Skizmës së Lindjes" më 16 korrik 1054 kur
të krishterët e botës së atëhershme (veçmas pas Kryqëzatës së Katërt në dyert e
Konstadinipojës, më 1204) u thikandanë hendekshëm ndërveti në politikën
kishtare dy pjesësh: në katolikë romanë dhe në kristianë ortodoksë.
Faktikisht nuk e kisha ndërmend me çplue dhe as me çupurit në këtë lami jo fort
të shkelun e të eksploruem nga dijenitarët tanë shqiptarë (siç vetëbajnë
sllavët e helenët për ortodoksizmin e tyne) po më gurgaci pena e mendja
kombëtare e Sabri Maxhunit (Novosella) me artnimin e tij filozofiko-historik në
tri kumtime publike: "Shqiptarët ortodoks, pjesa më e dhimbshme e kombit
shqiptar", "Pjesa dërmuese e banorëve të Maqedonisë, me prejardhje
iliro-shqiptare" dhe "Kisha ortodokse greke njësoj si Kisha ortodokse serbe".
Ne- shqiptarët trojenik paganë në pellgun e Mesdheut jo vetëm e sollëm, por
edhe e mbruajtën jetësisht e ligjërisht Krishtërimin në krejt trevat e tona të
asokohshme ilire-dardane-epiriote-autariate-paione, dalmate, etj., me fillesë
në kohët apostolike (shek. I pas Krishtit) dhe me njohje ndërkombëtare të asaj
kohe si"një nga popujt e krishterë të botës" (shek. II-IV). Krejt ndryshe,
sllavët e Jugut endeshin në turma të prapakthyeme padenjësisht në dyert e Kinës
e në vrapandalje gjakatare e grabitqare në stepat e Rusisë nga një krahinë e
Bjellorusisë, etj.
Albanalogu ma i shquar i Mesjetës shqiptare, prof. dr. Milan Shuflaj
(1879-1931) kroat për nga kombësia, në veprën e tij të njoftun "Serbët dhe
Shqiptarët" (Beograd, 1925) deklaron: "Fillimi i Krishtërimit ndër këto vise
(Iliri) bën pjesë në historinë e shekullit të parë të këtij besimi".
Apostulli ma i randsishëm i Jezu Krishtit, misionar i madh në zhvilimin e
Krishtërimit, një prej autorëve kryesor të Biblës, Shën Pali (Palaus) udhëtoi
në vitet '50 '60 edhe në trevat shqiptare në Prevezë e Nikopol, Durrës, Mat,
Lezhë, Zadrimën e Epërme apo në brigje të liqenit të Shkodrës (në disa nga këto
vende kah mesjeta ka pasë kisha të Shën Palit). Kjo dëshmohet edhe tek Bibla,
në letrën e Apostullit Pal drejtue romakëve: "Prej Jerusalemit e përqark dhe
gjer në Iliri, kam përhapur Ungjillin e Krishtit...".
Në vitet apostolike, në ato kohëna të vështira të ndalesës ligjore e
persekutimeve drastike ndaj Krishtërimit, në treva shqiptare kishte bërthama
katolike ilire si në Durrës (Dyrrachium), ngrihen qëndrat e para të krishtera
(shek. I-IV) në Durrës, Ohër, Shkodër, Ulpiana, Albanapolis, Nikopojë, Apoloni,
Berat (Antipatrea), etj. dhe kryejnë aktivitet fetar disa nga peshkopët ma të
hershëm të Krishtërimit si Çesar i Durrësit, Shën Asti (Shën Ashti), binjakët
Floriani dhe Laurini - martirët e Ulpianës (afër Prishtinës), etj.
2.
Ajzbergu i përplasjeve të prejkohëshme e të pandaluna ndërmjet kishave të Romës
dhe asaj të Konstadinopojës e shfaqte shpesh e thuktë "majën" e vet me
kundërshti përplasëse të egra për rolin e autoritetin e Papës e të koncileve,
për kuptimin e ikonave, për celibatin dhe zanafillen e shpirtit të shenjtë.
Në këto njëmijë vjet (1054-2013) prej kësaj "skizme" (shkijenie) e kena pësue
tragjikisht ne shqiptarët e Ilirikumit (Ballkanit), sepse në thellësi të
fshehtë kjo luftë dypalëshe "nënujore" zhvillohej pashmangshëm e pakompromis
për rolin drejtues ideor dhe politiko-kishtar në pellgun e Mesdheut.
Kjo hendeki e madhe ndamore ndërmjet Krishtërimit Perëndimor (romano-katolik)
me Krishtërimin Lindor (bizantino-ortodoks) nuk krijoi copëtim etnik të
përgjakshëm as në Konstandinipojë (Stamboll) ku u ngrit selia qendrore e
Patriakanës Ortodokse të Lindjes dhe as në Romë (Vatikan) me Papatin
dymijëvjeçar, as në Paris apo në Londër, as në Bruksel apo në Moskë, po në një
nga popujt ma të vjetër të Europës së lashtë, tek shqiptarët etnikë në Ilirikum
(Ballkan).
Ne shqiptarët përjetuam në truallin tonë etnik mesdhetar, në gjakun e palcën
tonë kombëtare, gjithato pabesi e tragjedi pan-ortodokse përgjatë mijëvjeçarit
të dytë (veçanarisht në shek. XIX-XX) me çkyemjen trojenike të trupit etnik
kombëtar shqiptar në gjashtë shtete të sotme ballkanike, katër prej tyre janë
me shumicë etnike sllave e helene ortodokse.
Në këtë ndasi thellutë të unitetit kishtar botëror të krishterë, do të ishim ne
-shqiptarët e pellgut të Mesdheut, që mbajtëm lidhje të afërta me Perëndimin,
me Romën, duke sakrifikue e sfidue përballë rrjedhave e tërmeteve politike e
kishtare të shekujve të historisë.
Në kohëna të arta ilire, kur perandori bizantin Anastas I nga Durrësi (491-518)
dhe perandori Justiniani I nga Taurisium i Shkupit (527-565) me reformat e
mëdha e masat e shumta në administratën civile e ushtarake e përgaditën kalimin
nga antikiteti në mesjetë dhe bazamentuan perandorinë bizantine - ma jetëgjatën
në historinë e qytetërimit mesdhetar.
Kisha e Prefekturës së Ilirukut, qyshse prej kësaj kohe të hershme, në planin administrativo-juridiksional
iu bashkalidhë Romës (Perëndimit), pavarësisht faktit se Prefektura e Ilirikut
politikisht i përkiste Perandorisë së Bizantit (Lindjes).
Kjo ndodhi edhe pas "Skizmës Lindore" (1054) në trevat ilire. Kësokohe ende
kishte enklava të krishtera fijelidhuna me Romën, të cilat konturoheshin
qartësisht e aktivisht në "trekandshin katolik të Shqipërisë", pikërisht në
provincën e kahershme të Prevalit (me qytetet Shkodër, Drisht, Dejë, Shasi,
Tivar, Ulqin). Këto enklava shqiptare të krishtera duke afirmue pavarësinë nga
Bizanti dhe nga bota sllave iu bashkangjitën përfundimisht e krejtësisht Kishës
së Romës. Kështu u rrezatue drita hyjnore e Papatit deri në thellësi të trojeve
etnike shqiptare në brigje të Zetës e Moraçës, të Tarës e Limit, të Fanit e
Matit, të Drinit e Ibrit, të Moravës së Binçës.
3.
Tri figura të mëdha shqiptare i ka Krishtërimi në themelitë e veta, të cilët
meritojnë ma tepër vëmendje mirënjohëse dhe popullarizuese nga politika
mbarëshqiptare në Ballkan, nga shqiptarët në çdo truall etnik dhe në ngulime
diasporike në botën e sotme.
Perandori Konstandini i Madh (v. 280-337), perandor i shquar romak me origjinë
ilire nga Nishi dardan, e legalizoi Kishën e Krishterë në pranverën e vitit
313, para 1.700 vjetësh, me Ediktin (dekretin) e Milanos. Feja e fitoi
qytetarinë e saj. U kodifikue në Bibël. U krijuan institucionet e saj si kishat
e manastiret, hierarkia e saj, (krye)peshkopët, abatët, dioqezat. Roma
(Vatikani) u kthye në qendër të fesë të krishterë. Perandori Konstandin i Madh
e thirri në vitin 325 Këshillin e parë të Nikesë, i pari këshill ekumenik në
botën e krishterë, i vendmbajtun në Nice të Bitanisë (Turqia e sotme), ku lindi
doktrina e parë e krishterë e besimit Apostolik, u vendos dita e festimit të
Pashkëve (ditë të dielë). Aty u formulue parimi bazë i Krishtërimit: "besoj në
Perëndi, Atin e gjithfuqishëm, krijuesin e qiellit e të dheut dhe të gjithë të
dukurave e të padukurave", etj.
Kur Konstadini i Madh e legalizonte Krishtërimin sllavët ishin një bashkësi
primitive diku në një krahinë të Bjellorusisë së sotme.
Në vitin 1534, pas pushtimit osman, një grup shqiptarësh nga Çamëria e Morea
emigrojnë në Mbretërinë e Napolit, në krahinën e Potencës dhe aty ngrejnë një
fshat arbëresh në 38 km2 me emnin e Konstadinit të Madh.
Shqipëria natyrore nuk ka bă asgja për këtë personalitet botëror që sivjet i
festohet 1.700 vjetori i Ediktit të Milanos. Kryeministri i Shqipërisë, prof.
dr. Sali Berisha prognozon një përkujtim madhështor: "Së bashku me autoritetet
e Kosovës të programohet nderimi dhe përkujtimi i këtij burri të shquar, i cili
- e theksoj edhe njëherë - i përket mbarë njerëzimit. Natyrisht, ne nuk e kemi
ndërmend që ta përjashtojmë askënd. Përkundrazi, duhet të bashkërendojmë
veprimet me Vatikanin, por dhe me vendet e tjera. E vërteta është që ai është
shënuar në histori; e theksoj, pas Krishtit, Muhamedit dhe Budës, njihet si
njeriu i reformave më të mëdha në historinë e njerëzimit, kështu që ky është
viti i nderimit të veprës së tij nga mbarë njerëzimi".
Shën Jeronimi (347-420) është nga Iliria (çka e pohon edhe në shkrimet e tij).
Vlerësohet si një nga katër dijetarët ma të mëdhenj të Kishës së Krishterë.
Kreu përkthimin e parë të Biblës nga hebraishtja e greqishtja e vjetër në
latinisht ("La Vulgata") duke i dhanë Perëndimit të parin tekst të shkrimit të
shenjtë, që edhe sot është një tekst i randësishëm i kishës katolike romake.
Shën Niketa i Dardanisë i shek. IV, që me dorën e vet nënshkroi "Dardanus sum"
(Jam dardan) kompozoi himnoren e mirënjohun "Te Deum, laudeamus" ("Ty Zot, të
lavdrojmë"), që vijon të mbetet kryelutje për kishat e Perëndimit edhe sot pas
15-shekujve.
Kjo dhimbje ishte edhe ma e jashtëzakonshme se në tokën hebraike në Jeruzalem
si edhe në selinë e Papatit në Romë, pasi në trevat shqiptare ishte trualli dhe
kufini toka-det i përplasjes politike-ushtarake-fetare të Perëndimit dhe të
Lindjes (Bizantit).
Dinastia e Nemanjidëve serbë, veçanarisht në kohën e Stefan Dushanit (të Kodit
të tij me dhjetë kapituj "antiherezi"), me ndjekjen e politikës së represionit
dhe të konvertimit me dhunë të katolikëve arbnor në treva etnike shqiptare në
Mal të Zi e në Kosovë, në Sanxhak e në Nish, në luginën e Vardarit e atë të
Preshevës, etj. u bă shkas i fortë dhe i pashmangshëm për kryengritje nga
shqiptarët etnikë dhe për kryqëzata antiserbe nga Papati dhe Europa katolike në
shek. XIII-XIV, etj., si në korrik 1319 në luftën e ushtrive të koalicionit, si
në vitin 1332 çka e dijenon kryepeshkopi i Tivarit, Guljelm Adami- në një
raport çue Mbretit të Francës, etj., etj.
Në vitin 393 "Vija e Teodosit" e ndau dypjesshëm Perandorinë Romake (Perëndim e
Lindje), e cila truponte nga bregdeti dalmatian (fisi ilir i dalmatëve) duke
ndjekur rrjedhën e lumit Drina (fisi ilir i autariatëve) e nëpër lumin Sava
deri në derdhjen në Danub.
Prej nga kjo kohë e hershme sllavët e Jugut (ortodoksët e shteteve të sotme
Serbi, Mal i Zi, Maqedoni) do të ishin nga armiqtë ma të mëdhenj të kombit
shqiptar, armiqtë ma të mëdhenj të shqiptarëve në trojet e veta etnike para
Krishtit dhe para Muhametit.
4.
Shqiptarët etnik janë i vetmi komb i botës me shumicë muslimane që rrethatohet
me katër shtete të sotme ballkanike me shumicë ortodokse: Greqia (95 për qind),
Serbia (84 për qind), Mali i Zi (74 për qind) dhe Maqedonia (65 për qind).
Ende sllavët e Jugut nga Beogradi në Moskë dhe nga Shkupi në Podgoricë e në
Kotorr na akuzojnë shpesh ne shqiptarëve etnik si "mysliman" në kancelaritë
perëndimore dhe në anale historike-diplomatike, të paktën nga koha e pas
Skënderbeut (shek. XIV) me ripushtimin e gjatë otoman dhe deri tek "Lufta e
Kosovës" (1999); deri tek "rebelimi" ndaj kishave ortodokse në Kosovë (2004) i
dirigjuem e i provokuem prej strukturave të ndryshme sllave; deri
tek"Marrëveshja e Ohrit" (2001); deri tek aksioni kundërshqiptar "Fluturimi i
Shqiponjave" në Tuz më 9 shtator 2006; deri tek përpjekja referendare e 8 janarit
2013 për ndamjen e krahinës shqiptare të Plavë-Gucisë në dy komuna më vete;
deri tek rrëzimi i UÇPMB në Luginën e Preshevës në janar 2013.
E vërteta historike qëndron ndryshe: Serbët janë të parët që i sollën otomanët
në Ballkan, që bashkëpunuan me ta, që lidhen krushqina me ta, që e vet-përhapen
fenë islame duke i ndihmue në ngritjen e kulteve fetare, etj.
Sovrani Stefan Urosh II Milutin i Serbisë, që mbretëroi në vitet 1282-1321,
ishte i pari që i solli otomanët në gadishullin Ilirik (Ballkan), tue ndjek
shembullin e keq të një komandanti katalonas që i çoi në gadishullin Iberik në
vitin 1305. Ky mbret serb, Milutini, i vendosi 1.500 otomanë (të fisit kuman)
në mbretërinë e tij për t'i përdorë në ekspedita ushtarake kundër perandorisë
bizantine.
Car Dushani (1331-1335) përdorte ushtarë otomanë (turk) në ushtrinë e tij.
Përballja luftarake e Car Dushanit në ushtrinë e të cilit kishte serbë,
otomanë, etj. me perandorin bizantin Gjon VI Kantakuzen (1347-1354) e detyroi
këtë të fundit të lidhte aleancë me otomanët e emirit Orhan, që e mori për grue
princeshën bizantine Teodora Kantakuzen dhe u ngulën në një rryp toke në
bregdetin e Konstandinopojës (Stambollit). Këta otomanë miq të bizantëve
ortodoksë, në vitin 1354 refuzuan të tërhiqen duke formue një bazë otomane në
Europë.
Djali i Orhanit, sulltan Murati, më 1360 ndërmori ekspedita ushtarake kundër
Trakisë, Bullgarisë dhe trevave shqiptare në Ballkan. Në vitin 1361 otomanët e
morën Adrianopojën (Edirne). Dhjetë vjet ma vonë otomanët korrën fitoren e
Maricës (1371). Historiografia botërore flet se pas kësaj lufte iu hap rruga
pushtimit të përgjithshëm osman të Ballkanit, të cilën e"parapërgaditën" në një
mënyrë të caktuar e rrethana të (pa)njoftuna bizantët ortodoksë dhe serbët
ortodoksë.
Në vitin 1390 Milica, vejusha e princ Llazarit të Serbisë (së mbetur) lidhi një
marrëveshje me otomanët me disa kushte: pranoi vasalitetin ndaj Sulltanit,
duhej t'i paguante atij një tribut vjetor, të jepte ushtarë serbë për
ekspeditat otomane sa herë të kërkonte Sulltan Bajaziti. Kjo marrëveshje mori
bekim edhe nga Kuvendi i Kishës Ortodokse Serbe. Vet patriku serb i prini edhe
16 vjeçarit, Stefan Llazaroviç i Serbisë për në Adrianopojë për t'i shfaqur
nënshtrimin formal para Sulltan Bajazit I dhe ia dhanë 18 vjeçaren Oliveria
Llazaroviç si grua për sulltanin otoman, në haremin e tij me gra të shumta.
Feja ortodokse sllave si dhe shkrimtarët ortodoksë serb e malazez shpesh herë e
kanë krahasimue Betejën e Fushë-Dardanisë (1389) me "kryqëzimin e Krishtit".
Ndërsa "Luftën 1689-1690" me vdekjen dhe varrimin e Krishtit". Kurse
ripushtimin e Kosovës e të trevave shqiptare në Mal të Zi e në Maqedoni në
vitin 1912 me "Ringjalljen e Krishtit".
Tani kur historia i ka shpalos fletët ma shumë e ma mirë se kurrë ndonjëherë,
tani që jetojmë në kushtet e demokracisë e të globalizmit, po rishohim ma qartë
e ma thellë në memorien e kohënave se sllavët ortodoksë janë kundërshqiptarë të
disa fishtë: na i kanë marrë padrejtësisht e forcërisht trevat etnike
shqiptare; na i kanë shpërngulë përgjakshëm prej tyre shqiptarët etnik tue krye
spastrim etnik; na i kanë asimilue shqiptarët etnik në ortodoksë sllavë; na i
kanë vrarë shqiptarët etnikë tek toka e të parëve të vet dhe tek dera e
shtëpisë së vet.
Nisun edhe nga të gjitha këto iu kemi thanë sllavëve "shkije". Faktikisht tek
kjo fjalathanie nuk ka pasë as urrejtje, as përçmim dhe as vlerësim. Skizmikët
e vitit 1054 (ortodoksët sllavë) i kena thirrë prej hejcekurit dhe ritualisht
në shqipen tonë burimore:"shkije". Etimioligjia e saj ka shpjegimin: ndarje,
çarje, etj.. Pra, kemi pohue vetëm një realitet historik-politik-fetar të
sllavëve ortodoksë të djeshëm e të sotëm. Një pyetje flakadon përballë historisë e ardhmërisë: A janë shkijet shkije?! Jo. "Shkijet"janë gjithçka ma shumë. Gjithësesi ma keq. Ata, sllavët ortodoksë, janë në të vërtetë ndryshe, krejt ndryshe: kriminelë gjakësorë ndaj shqiptarëve etnik liridashës; pushtues e aneksues kriminelë të tokave etnike shqiptare në Ballkan, asimilues kriminal të shqiptarëve etnik e kulturëdashës në fenë e tyne ortodokse, etj. Sllavët në Serbi, në Mal të Zi, në Maqedoni e në Bosnje-Hercegovinë, si edhe në Kosovë, në këtë kohë të zhvillimeve e integrimeve euro-atlantike duhet t'iu kërkojnë të falun shqiptarëve etnikë, sepse nuk mund të hysh në Europën e sotme moderne tue u keqsjellë si mesjetarë. RAMIZ LUSHAJ
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |