VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

"Mos luani me zjarr, sepse ju garantojmë se do të digjeni"
E Djelë, 09.20.2009, 06:20pm (GMT1)

 

 

Anëtari i Kryesisë Qendrore të PDSH-së, Imer Aliu në një konferencë për shtyp theksoi se Qeveria aktuale tashmë 15 muaj proklamon nacionalizëm primitiv me përmasa shqetësuese.

"Paralajmërimet e PDSH-së, tashmë 15 muaj për nacionalizëm primitiv që proklamohet nga ana e kësaj Qeverie, veçmë po merë përmasa shqetësuese duke bërë falsifikim të historisë dhe duke fyer jo vetëm shqiptarët, por edhe amerikanët dhe britanikët.E gjithë kjo është pasojë e servilizmit të puthadorëve të BDI-së dhe Alisë në këtë Qeveri", theksoi Imer Aliu.

PDSH publikisht kërkon të sqarohet roli i anëtarëve shqiptarë të kësaj akademie, Alajdin Abazi, Luan Starova dhe Ali Aliu dhe të njëjtit të japin dorëheqje, sepse kjo enciklopedi fashizoide mban vulën e Akademisë maqedonase anëtarë të së cilës janë edhe këta shqiptarë.

"Akademikët maqedonas, Gruevski dhe Alia mund të jenë vetëm mijë që tentojnë të gryejnë historinë e shqiptarëve.

I përkujtojmë këta se ne shqiptarët jemi një popull i lashtë që na njeh gjithë bota dhe nuk kontestohemi nga askush.Nga selia e PDSH-së ua dërgojmë një porosi: Mos luani me zjarr, sepse ju garantojmë se do të digjeni", theksoi Aliu. (http://www.ina-online.net)

 

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.