VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
Sali Berisha fton Presidentin Obama në Shqipëri E Enjte, 09.24.2009, 01:09pm (GMT1) Ftesa është bërë në pritjen e dhënë nga Presidenti amerikan për të
gjithë krerët e shteteve dhe të qeverive, të cilët marrin pjesë në sesionin e
Asamblesë së OKB-së. "Te Shqipëria- iu drejtua
Berisha Obamës- do të gjeni kombin më miqësor ndaj kombit amerikan, ndaj vendit
tuaj dhe ndaj jush dhe unë shpresoj shumë që ju të vini në vendin tim,"- u
shpreh Kryeministri Berisha. Nga ana e tij kreu i Shtëpisë së Bardhë tha se do
ta shikonte me shumë kënaqësi mundësinë e një vizite në Shqipëri. Edhe zonja
Mishel Obama u shpreh e kenaqur për këtë ftesë. Edhe zonja Mishel Obama u
shpreh e kenaqur për këtë ftesë- thuhet në njoftimin e publikuar në faqen
online të Këshillit të Ministrave Gjatë vizitës së tij në Nju Jork për të marrë pjesë në punimet e hapjes
së sesionit të 64 të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Kryeministri Berisha
zhvilloi një takim me Kryeministrin e Turqisë zotin Rexhep Taip Erdogan. Gjatë vizitës së tij ne Nju Jork, Kryeministri Berisha zhvilloi një takim
me kryeministrin e Kuvajtit Sheikun Nasser Mohammed al Ajmed al Sabah. Në këtë takim, te dy Kryeministrat ritheksuan vendosmërinë
e dy qeverive për të thelluar dhe zgjeruar bashkëpunimin në të gjitha fushat
në veçanti në fushën ekonomike dhe në nxitjen e investitorëve kuvajtiane për të
investuar ne Shqipëri në fusha si infrastrukturat e rëndësishme, energji,
turizëm etj. Kryeministri Berisha e falënderoi homologun e
tij Sheikun al Sabah për solidaritetin e madh dhe mbështetjen e vazhdueshme që
Kuvajti, qeveria dhe populli kuvajtian kanë treguar që në fillimet e hershme te
tranzicionit postkomunist në vitet 1992 dhe vazhdojnë të tregojnë ndaj
Shqipërisë dhe e siguroi atë se investitorët kuvajtianë do te gjejnë tek
qeveria shqiptare një përkrahës dhe partner të denjë e luajal ku ata mund te
mbështeten për suksesin ne investimet e tyre ne Shqipëri. Nga ana e tij, Kryeministri Nasser Mohammed al
Ajmed al Sabah e siguroi kryeministrin Berisha për vendosmërinë e qeverise
kuvajtiane për të nxitur investitorët kuvajtianë te investojnë ne Shqipëri ne
fusha te rëndësishme si vepra të mëdha infrastrukturore, energjetike e turizëm
etj. Gjate bisedës, te dy Kryeministrat u ndalën edhe
në zhvillimet e fundit në rajon, në veçanti në çështjen e njohjes se
pavarësisë se shtetit më të ri evropian, Republikës se Kosovës.
Kryeministri Berisha i theksoi homologut al Sabah se njohja e shpejtë e Kosovës
është dhe mbetet faktor thelbësor për paqen, sigurinë dhe stabilitetin e rajonit
të Ballkanit Perëndimor dhe se çdo hap i ri në këtë drejtim do të
shërbente si një kontribut i ri në forcimin këtij stabiliteti e sigurie në
rajon. Kryeministri Berisha
takohet në New York me Presidentin kroat Stipe Mesic Gjatë qëndrimit të tij në SHBA, Kryeministri
Berisha pati një takim mjaft të ngrohtë e miqësor me Presidentin e Kroacisë,
zotin Stipe Mesic. Në këtë takim, të dy liderët shprehën vullnetin
dhe angazhimin e tyre për forcimin dhe intensifikimin e marrëdhënieve mes
Shqipërisë dhe Kroacisë, që në stadin aktual janë të shkëlqyera. Kryeministri Berisha e njohu Presidentin Mesic
me zhvillimet në Shqipëri dhe me ato pas zgjedhore, duke theksuar se zgjedhjet
e 28 qershorit ishin më të mirat që vendi kishte bërë ndonjëherë dhe se ato
shprehën plotësisht vullnetin e popullit shqiptar. Presidenti Mesic përgëzoi Kryeministrin Berisha
për zhvillimin me kaq maturi të zgjedhjeve dhe e uroi atë për rizgjedhjen. Ai u
shpreh se kjo garanton vazhdimin e reformave që kanë çuar Shqipërinë në NATO
dhe që po i japin një perspektivë të qartë europiane. Në takim u diskutua gjerësisht mbi mundësinë e
bashkëpunimit ekonomik dhe në fusha të tjera, duke u ndalur në shkëmbimin e
eksperiencës mbi zhvillimin e turizmit dhe mbi projekte të rëndësishme rajonale
në infrastrukturë e fusha të tjera. Në takim dy liderët u ndalën dhe në pasojat e
krizës ekonomike botërore dhe në pasojat e saj në mbarë botën. Presidenti Mesic
shprehu admirim dhe vlerësim për reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare në
këtë drejtim, që bënë të mundur që ajo të ketë një rritje të kënaqshme
ekonomike dhe një perspektivë optimiste. Kryeministri Berisha takon Kryeministrin
kuvajtjan Sheikun Nasser Mohammed al Ajmed al Sabah Gjatë vizitës së tij ne Nju Jork, Kryeministri
Berisha zhvilloi një takim me kryeministrin e Kuvajtit Sheikun Nasser Mohammed
al Ajmed al Sabah. Në këtë takim, te dy Kryeministrat ritheksuan vendosmërinë
e dy qeverive për të thelluar dhe zgjeruar bashkëpunimin në të gjitha
fushat në veçanti në fushën ekonomike dhe në nxitjen e investitorëve kuvajtiane
për të investuar ne Shqipëri në fusha si infrastrukturat e rëndësishme,
energji, turizëm etj. Kryeministri Berisha e falënderoi homologun e
tij Sheikun al Sabah për solidaritetin e madh dhe mbështetjen e vazhdueshme që
Kuvajti, qeveria dhe populli kuvajtian kanë treguar që në fillimet e hershme te
tranzicionit postkomunist në vitet 1992 dhe vazhdojnë të tregojnë ndaj
Shqipërisë dhe e siguroi atë se investitorët kuvajtianë do te gjejnë tek
qeveria shqiptare një përkrahës dhe partner të denjë e luajal ku ata mund te
mbështeten për suksesin ne investimet e tyre ne Shqipëri. Nga ana e tij, Kryeministri Nasser Mohammed al
Ajmed al Sabah e siguroi kryeministrin Berisha për vendosmërinë e qeverise
kuvajtiane për të nxitur investitorët kuvajtianë te investojnë ne Shqipëri ne
fusha te rëndësishme si vepra të mëdha infrastrukturore, energjetike e turizëm
etj. Gjate bisedës, te dy Kryeministrat u ndalën edhe
në zhvillimet e fundit në rajon, në veçanti në çështjen e njohjes se
pavarësisë se shtetit më të ri evropian, Republikës se Kosovës.
Kryeministri Berisha i theksoi homologut al Sabah se njohja e shpejtë e Kosovës
është dhe mbetet faktor thelbësor për paqen, sigurinë dhe stabilitetin e
rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe se çdo hap i ri në këtë drejtim do të
shërbente si një kontribut i ri në forcimin këtij stabiliteti e sigurie në
rajon. Kryeministri Berisha pritet
në New York, nga Lartësia e tij, Emiri i Katarit Sheikh Hamad bin Khalifa Al
Thani Në New York, Kryeministri
Berisha u prit ngrohtësisht nga Lartësia e tij, Emiri i Katarit Sheikh Hamad
bin Khalifa Al Thani. Ky takim u zhvillua në Rezidencën e Misionit të Katarit
pranë OKB-së në New York dhe ishte një finalizim dhe zgjerim i diskutimeve të
nisura me Lartësinë e Tij në vizitën e suksesshme të Kryeministrit Berisha në
Katar. Në këtë takim që kaloi në një
atmosferë të ngrohtë e miqësore, Emiri Sheikh Hamad bin Khalifa Al Thani u
shpreh se ndihej i kënaqur që marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Katarit po
zhvillohen dhe janë në një nivel shumë të mirë. Të dy liderët shprehën
vendosmërinë dhe angazhimin e tyre për të çuar përpara bashkëpunimin
dypalësh. Kryeministri Berisha, duke
shprehur kënaqësinë për këtë takim, tha se qeveria shqiptare dhe ai personalisht
do të impenjohen për forcimin e lidhjeve dhe të bashkëpunimit mes dy vendeve. Kryeministri Berisha u shpreh
se Shqipëria ka njohur një zhvillim të madh vitet e fundit dhe qeveria po bën
përpjekjet maksimale, veçanërisht për të krijuar një klimë sa më të ngrohtë
biznesi. Shqipëria, - tha Kryeministri Berisha - është një vend me potenciale
të mëdha, me një pozitë të admirueshme gjeografike dhe përballë një tregu shumë
të madh, si ai europian. Kryeministri Berisha shprehu
interesin e Shqipërisë, veçanërisht për investime në fushën e shfrytëzimit dhe
përpunimit të gazit të lëngshëm. Në këtë drejtim, Kryeministri mori edhe
mbështetjen e Emirit të Katarit. Kryeministri Berisha u shpreh
se kompanitë e Katarit janë të mirëpritura të investojnë në Shqipëri dhe janë
të favorizuara gjithashtu nga një sistem fiskal i përshtatshëm. Kryeministri u
shpreh se ndjente kënaqësi që një kompani e fuqishme e Katarit po punonte me
sukses në fushën e turizmit në Shqipëri dhe se shpresonte se suksesi i saj dhe
bashkëpunimi i mirë me palën shqiptare do t'i hapë rrugën edhe shumë kompanive
të tjera të Katarit që të investojnë në Shqipëri. Një fushë tjetër me interes
për investitorët nga Katari, u shpreh Kryeministri Berisha, do të ishte
infrastruktura, që është edhe një prioritet i qeverisë shqiptare. Modernizimi i
infrastrukturës së vendit do të vazhdojë të jetë prioritet i qeverisë. Emiri Al Thani u shpreh shumë
i interesuar për mundësitë që ofron Shqipëria për afrimin e kompanive të mëdha
të Katarit dhe se ai do të angazhohej personalisht në suksesin e këtyre
kompanive. Ai ripërsëriti faktin se komuniteti i biznesit kishte shprehur
interes të veçantë për turizmin, duke qenë se 30 për qind e popullsisë së
Katarit gjatë gjithë vitit e shfrytëzonte shumë atë. Në këtë aspekt, u shpreh
ai, edhe turizmi shqiptar do të përbënte një fushë me shumë interes për
ta. Gjatë takimit, u diskutua edhe
për njohjen e pavarësisë së Kosovës, ku Kryeministri Berisha u shpreh se
shpresonte se edhe Katari do ta vlerësonte njohjen e Kosovës. Emiri Al Thani
tha se ai vetë do të kishte një takim në New York me Delegacionin e Kosovës dhe
do të diskutonte me ta gjerësisht për këtë. Ndërkohë, ai u shpreh se e gëzonte
ecja e Kosovës në rrugën e modernizimit. Emiri Sheikh Hamad bin Khalifa
Al Thani iu përgjigj shumë pozitivisht ftesës së Kryeministrit Berisha për të
vizituar Shqipërinë dhe u shpreh se në vijim të agjendës së tij do të shohë
mundësinë të vizitojë shpejt Shqipërinë, për t'u njohur nga afër me bukuritë e
potencialet e saj. www.voal-online.ch
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |