VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Dr. BUJAR LESKAJ VLERËSOHET NGA SHOQATA 'LABËRIA' ME TITULLIN 'PERSONALITET I SHQUAR I LABËRISË'
Nga VILHELME VRANARI HAXHIRAJ

E Enjte, 06.27.2013, 06:58am (GMT1)



Bujar Leskaj, Doktor i Shkencave ekonomike.
Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Shoqata Atdhetare Kulturore"Labëria" pa marrë parasysh bindjet, apo prejardhjen klasore, diti të evidentojë njerëzit e vlerave. Atyre që kanë dhënë ndihmesën e tyre për Vlorën dhe Labërinë shoqata "Labëria" ka nisur t'u japë vendin e merituar. Ishte në nderin e shoqatës që vlerësoi tri femra, tri intelektuale, tri bija Vlore.
Kurse emri i Prof.Dr Eshref Ymerit, një atdhetar i shquar, që lufton me penë për Shqipërinë etnike, ia rrit prestigjin kësaj shoqate. Është në nderin e Vlorës që këtë personalitet kombëtar të njohur edhe matanë Atllantikut, që nuk rresht kurrë, e ka vendosur mes emrave të shquar të Labërisë. Mes pesë emrave të shquar të Labërisë ishte edhe emri i një të riu vlonjat, Dr. Bujar Leskaj, që ka dhënë dhe jep një kontribut të vyer për Vlorën, veçanërisht për historinë dhe kulturën e kësaj krahine.
Le të njihemi me Dr. Bujar Leskaj
"Personalitet i shquar i Labërisë"
Dëshiroj që ky shkrim le të shërbejë si kujtim i nënës së tij të mrekullueshme,
Fatbardha Leskaj, që nuk mundi t'i shihte arrirjet e të birit.
Bujar Farudin Leskaj ka lindur në Vlorë më 3 korrik 1966 në një familje atdhetare nga Drashovica e Vlorës. Pasi kreu Shkollën tetëvjeçare "Ismail Qemali" Vlorë, pasi kreu gjimnazin vazhdoi studimet e larta në UT .
Edukimi: dhe formimi i tij intelektual
*Më 1990 u diplomua në Fakultetin Gjeologji-Miniera, me profeesion Inxhinier nafte
*1998; kryen studimet në Fakultetin e Ekonomisë, Dega Financë dhe ushtron profesionin Ekonomist
*2002 diplomohet jurist në UT, Fakulteti i Drejtësisë
*2003 Diplomohet për mësimdhënie në nivel master në (Administrim publik) - shkurt-qershor 2003.Universiteti i Nebraskës - Lincoln, SHBA, Departamenti i Menaxhimit
*2004 në UT, Dhoma Kombëtare e Avokatëve, i jep titullin Avokat ;
*2005, në Universitetin Bamberg, Gjermani - specializohet për Financat publike - (shkurt 2005).
*2002-2006 kryen Shkollën e Studimeve të thelluara pasuniversitare pranë Fakultetit të Ekonomisë ;
*Master në Financë ( Qershor 2006 )
* 2009 Doktor i Shkencave ekonomike (në fushën e financës), dizertacioni i mbrojtur pranë Universitetit të Tiranës, Fakulteti Ekonomik me temë: "Senjorazhi dhe disa probleme të tij në Shqipëri" (2009).

Veprimtaria profesionale:

1993-1994: doganier në Degën e Doganës, Vlorë,
1994-1997: Kryetar i Degës së Doganës, Vlorë,
1997 (prill-gusht): Nëndrejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të
Doganave,
2000-2005 pedagog në UT, Fakulteti i Ekonomisë, Departamenti Financë, Lektor i lëndës "Paraja dhe Banka",
2005 - 2009 pedagog i jashtëm në UT, Fakulteti i Ekonomisë,
Tetor 2009 e në vazhdim pedagog në UT, Fakulteti i Ekonomisë, Departamenti Financë, Lektor i lëndëve "Paraja dhe Banka", "Financë".
Aktualisht Dr.Bujar Leskaj është Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit.
Veprimtaria politike:

1997 (janar): anëtar aktiv i PD-së;
2001-2005: anëtar i Bordit financiar të PD-së;
2001 e në vazhdim: anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së zgjedhur nga Kuvendi i 7-të, i 8-të (2005) dhe i 9-të (2009), Kombëtar të Partisë;
*2005 - 2009: Deputet i Kuvendit te Shqipërise Legjislatura: XVII, Zona zgjedhore: 94, Qarku: Vlorë, Nr. i votave: 6272, Përqindja: 48%
Shtator 2005 - Mars 2007: Ministër i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sportit
2007 - 2009. Anëtar i delegacionit të përhershëm të Parlamentit në Asamblenë Parlamentare të NATO-s.

Autor i librave të botuar:

1 - "Përfaqësuesit e Vlorës në Kuvendin e Shqipërisë, 1912-2009", Tiranë 2009
2 - "Brenda dhe Jashtë...PARLAMENTIT (maj 2007-maj 2009)", Tiranë 2009
3 - "Senjorazhi" Punim Doktorature, Tiranë 2009
4 "Paraja dhe Banka" (Cikël Leksionesh), Tiranë 2011
5 "Leksione në Financë" (Pjesa e I), Tiranë 2011;
6 "Muzat e Qëndresës" (Nëpër libra të kryqëzuar) Tiranë 2011.

Të tjera:

- Botime në Revista periodike shkencore.
- Artikuj ne shtypin e përditshëm
- Pjesëmarrje në Konferenca shkencore
Duhet vënë në dukje se, jo vetëm në kohën kur ishte në postin e Ministrit, por dhe në vazhdim, ka marrë pjesë nëpër PANAIRET E LIBRIT.
*ka organizuar promovime autorësh në Tiranë -Vlorë, si:
* Ali Asllanin
* Petro Markon
*Vilhelme Vranari Haxhirajt- 6 maj 2007
*Ka ndihmuar dhe referuar në vlerësimin e Prof.dr. Isuf Luzaj -korrik 2008
* Promovoi krijimtarinë e Vilhelme Vranarit me studentët e U. "I.Qemali" në 100 vjetorin e Pavarësisë.
Për Figura historike
*Për çdo janar ka organizuar simpoziume shkencore për figurën madhore të
Ismail Qemalit me referues, profesor të shkencave historike- diplomatike.
*Ka nxjerrë në pah vlerat e Qazim Koculit
* Takime për Luftën e Vlorës, etje...
Me këtë rast Dr. Bujar Leskajt, Prof.Dr.Eshref Ymerit dhe tri zonjave iu uroj jetë të gjatë dhe suksese në të mirën e Vlorës dhe të kombit!Ta gëzojnë titullin e merituar!"
Me konsideratë Vilhelme Vranari Haxhiraj -Vlorë 21/6/2013
Botoi "Tribuna Shqiptare", PAWN (Bota e gruas shqiptare); ttclub(Tefta Tashko) dhe Fjala e Lirë


VILHELME VRANARI HAXHIRAJ


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.