VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

KOMPOZITORI SHQIPTAR THOMA SIMAKU NDEROHET NË VARSHAVË

E Shtunë, 06.29.2013, 06:18pm (GMT1)




Varshavë, 29 qershor - Nga 160 konkurrues, prej 37 vendeve të botës kompozitori shqiptar me banim në Angli, Thoma Simaku është shpallur fitues i Konkursit Nderkombetar të Kompozicionit ne Varshavë, për nder të kompozitorit të madh polak të shekullit të XX, Witold Lutoslawski në 100-vjetorin e lindjes se tij. Çmimi i parë i është akorduar Simakut për veprën Koncert për Orkestër. Vepra e Simakut do të ekzekutohet për herë të parë në natën finale të Festivalit Ndërkombetar "˜Vjeshta e Varshavës' me 28 shtator të këtij viti.

Çmimi i dytë, i tretë dhe inkurajues iu dha respektivisht kompozitorëve nga Anglia, Rusia, dhe Japonia. Pas marrjes së këtij çmimi, Simaku tha për Top-Channel se: "Kjo është një ngjarje tepër e rëndësishme dhe një nder i veçantë për mua, jo vetem përsa i përket përmasave ndërkombëtare të konkursit, por Lutoslawski është një figurë qëndrore ndër klasikët e shekullit XX dhe muzika e tij plot vitalitet dhe emocion të frymëzon. Gjithashtu ndjehem i gëzuar për faktin që do ta dëgjoj vepren për herë të parë."

Thoma Simaku është profesor i kompozicionit në Universitetin e York-ut ne Angli dhe ka nje aktivitet mjaft të pasur ndërkombetar.Për më shumë se dy dekada veprat e tij janë ekzekutuar në festivalet kryesore në mbarë Evropen, në Amerikë dhe Japoni. Ai ka fituar një seri çmimesh ndërkombëtare për cilesitë ekspresive të muzikës së tij. Më 2009, Simaku fitoi çmimin "˜Kompozitor i Vitit', nga Akademia Britanike e Kompozitorëve.


www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.