VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
YLLI BODINAKU ÇAU 23 VJET MË PARË MURIN SHQIPTAR TË BERLINIT E Martë, 07.02.2013, 08:06am (GMT1)
Ai nuk e quan veten hero. Por kështu e ka quajtur atë, në mbrëmjen e 2 korrikut
1990, ministri i Jashtëm i atëhershëm i Gjermanisë, Hans Dietrich Genscher. Kamioni Skoda, me të cilin Ylli Bodinaku çau murin e ambasadës gjermane
në Tiranë më 2 korrik 1990
Shembjen e atij muri Ylli e kishte projektuar në ëndrrat e tij më të guximshme,
që nuk e thyen prej torturave të Sigurimit të shtetit në Tiranë. Ideja se një
ditë ai do t'i binte atij muri e mbajti gjallë më pas në qelinë e burgut
famëkeq të Spaçit, ku regjimi e çoi si të burgosur politik. "Murit nuk i rashë
aksidentalisht. As nuk më shtyu dikush. Ishte një urrejtje e brendshme. Në
moshën 27 vjeçare u dënova me 10 vjet burg për politikë. Isha i vendosur t'i bija murit. E dija se ecja drejt
vdekjes. Muri ishte i lartë dhe i trashë. Shanset ishin shumë të pakta për të
shpëtuar."
Ai u shpëtoi tullave që binin nga muri i rrëzuar vetëm me një plagë të thellë
në krahun e majtë, që ia mjekoi një infermiere çeke, të cilën personeli i
atëhershëm i ambasadës gjermane në Tiranë e solli enkas për të nga ambasada
çeke, përballë. Shenjat e plagës janë të dukshme edhe sot pas 20 vitesh. Ylli
Bodinaku. thotë se nuk u shpëtoi vetëm tullave të murit, që rrëzoi kamioni i
tij, por edhe shenjëstrës së snajperave të policicë së regjimit që po jepte
shpirt, që kërkonin ta asgjësonin. Personeli i ambasadës gjermane i kishte
dhënë udhëzime të prera që të mos dilte në dritare, të mos lëvizte nga dhoma në
katin e tretë, ku e kishte vendosur bashkë me familjen e tij. Dy javë më pas ai
do të ndodhej në jugperëndim të Gjermanisë, në qytetin Mannheim, ku e caktuan
autorittt gjermane.
Jeta e re në Mannheim
Kthimi në atdhe - Shqipërinë duhet ta bëjnë shqiptarët
Ajo që shoh me sytë e mi është një servis, në katin e parë, të shtëpisë së tij
trikatëshe në kodrat e Saukut, pranë Tiranës. Katër punëtorë dhe dy djemtë e
tij riparojnë automjete dhe motorat e tyre. Syri të zë edhe automjete të viteve
50-të që janë bërë krejt si të reja. Rregullimin e motorëve, Ylli Bodinaku e ka
pasion të vjetër; duket si i lindur për të qënë mototrist, dhe në laboratorin
pranë servisit sheh një arsenal të tërë veglash dhe motorë automjetesh që duart
e tij i kanë bërë sikur sapo kanë dalë nga fabrika.
Motor në ofiçinën e Ylli Bodinakut
Për fat të keq kamioni i tij historik nuk gjendet mes automjeteve që ai i ka
riparuar. Për fat të keq as në ndonjë muze. Kur ai ishte në Gjermani atë e
shitën për hekurishte. Kjo e trishtoi dhe e zhgënjeu kur u kthye përgjithmonë
në atdhe. Tani ai përpiqet të kultivojë një kulturë tjetër tek të punësuarit e
tij. Vlerësim dhe respekt ndaj asaj që kanë bërë të tjerët, disiplinë, rregull.
Si shembuj ai ka përherë në majë të gjuhës episode nga Gjermania. "Kur isha në
Gjermani Genscher-it i vunë gjobë vetëm sepse hyri me makinë me shpejtësi në
shtëpinë e tij, më kupton? " pyet ai. Ai është krenar që ka sjellë në servisin e tij gjithë përvojën që fitoi në vitet e qëndrimit në Gjermani. "Shqipërinë duhet ta bëjnë shqiptarët, thotë ai. Gjermania më bëri të mendoj kështu dhe të jem ky që jam". www.voal-online.ch
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |