VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Deutsche Welle, VALBONA KURTI - TË RINJTË NË POLITIKË JANË KLONIME TË LIDERSHIPIT

E Hënë, 07.08.2013, 03:56pm (GMT1)


Në foto, Valbona Kurti

Gjetja e rrugëve të lehta për tek pushteti si dhe përfitimet nëpërmjet korrupsionit çojnë në mungesën e demokracisë së brendshme në partitë kryesore politike.

Valbona Kurti, zëvendësdrejtore e Departamentit të Informacionit në televizionin "Vizion Plus", i referohet kuptimit të fjalës elitë, që ajo e zbërthen si një grup individësh me diferencë psikologjike, intelektuale e morale, me një përgatitje profesionale të epërme, krahasur me nivelin e përgjithshëm. Për Kurtin në politikën shqiptare ka mungesë konkurence të ndershme. "Edhe kur shohim të rinj në politikë, për fat të keq ata janë kryesisht klonime të lidershipit. Askush nuk di të thotë për një emër të ri, apo një tjetër, mënyrën sesi u gjend papritur në aksh pozicion, përpos, pëlqyeshmërisë apo interesave që arrin të ngjallë tek kryetari. Kryetarët i trajtojnë forcat politike që drejtojnë si prona të hipotekuara duke penguar hyrjen e njerëzve të rinj. Një mjedis i tillë nuk është terheqes për intelektualë me arritje profesionale. Por është një terren për karaktere të përkulshme, që nuk rrezikojnë liderët, njerëz të gatshëm t'u binden në çdo rrethanë."- thotë ajo për DW-në.

Ndërkohë Valbona Kurti mendon se partitë duhet të lejojnë hapjen dhe konkurencën e lirë për karrierën politike. "Kjo nuk mund të bëhet me mentalitete bajraktarizmi, por me presion nga vetë politikanët, media, intelektualët dhe shoqëria. është një proces i gjatë, jo i lehtë, por që prodhon produktin më cilesor."
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.