E Mërkurë, 04.24.2024, 02:35pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
KRYEIPESHKVI KATOLIK I NEW YORKUT VIZION XHAMINË SHQIPTARE TË STATEN ISLAND
Kardinali Timothy M. Dolan ndjek shembullin e Papa Francis I – Katolikët dhe myslimanët kanë vlera të përbashkëta: “Falënderoj Perëndinë që erdhi kjo ditï

E Martë, 07.09.2013, 01:44pm (GMT+1)


 

 

 

Kardinali Timothy Dolan, Kryepeshkopi i New York-ut zgjodhi, për vizitën e tij të parë në një xhami të qytetit të Nju Jorkut, Qendrën Islamike Kulturore Shqiptare në Tompkinsville Staten Island, ku ai u takua me krerët e fesë myslimane dhe krerë të tjerë fetarë.

Shtypit katolik dhe ai lokal i bënë jehonë të madhe kësaj vizite, e cila u krye dy javë para fillimit të muajit të Ramazanit.

Kardinali Dolan, së bashku me ata që e shoqëronin, ka kaluar më shumë se dy orë vizitë në mjediset e xhamisë shqiptare dhe Medresesë "Miraj" në Qendrën Islamike Kulturore Shqiptare në Staten Island. Më tej Ai ka drekuar me rreth 40 klerikë të tjerë në një tryezë, sipas riteve myslimane.

Dolan, i cili është e njohur gjerësisht për vlerat e tij konservatore dhe si një personalitet karizmatik. Revista prestigjoze amerikane "Time" e ka shpallur cilësuar si një prej "100 njerëzve më me ndikim në botë" për vitin 2012.

"Falënderoj Perëndinë që kjo ditë ka ardhur Ju falënderoj për mikpritjen tuaj, dhe ju falënderoj juve që më bëtë të ndihem një mik dhe anëtar i familjes", tha ai gjatë kësaj vizite.

Kardinali Dolan, pas interesimit të gazetarëve, theksoi se gjatë vizitës së tij ka shprehur disa herë se sa të përbashkëta kanë në mes tyre këto dy fe dhe pjesëtarët e tyre.

"Ju keni dashuri për Zotin dhe ne kemi dashuri për Zotin dhe Ai është i njëjti Zot," tha kardinali për ithtarët e besimit islam dhe atij katolik.

Kardinali Dolan, theksoi se katolikët dhe myslimanët i bashkon edhe dashuria ndaj Shteteve të Bashkuara dhe të lirisë fetare që u mundÄ—son ky vend çdo besmitari.

"Dashuria juaj për martesën dhe familjen, dashuria juaj për fëmijët dhe të miturit, dashuria juaj për lirinë lirinë fetare në vecanti mbrojtja e jetës, dëshira juaj për harmoni dhe bashkim dhe përkujdesja juaj për të tjerët, përkujdesja juaj për krijesat e Zotit dhe përkujdesja për nevojtarët," tha Kardinali Dolan, duke numëruar disa nga vlerat e përbashkëta për të dy komunitetet fetare.

Ai i krahasoi myslimanët me valët më të hershme të emigrantëve katolikë gati 150 vjet më pare, të përballur me të njëjtat sfida për t'u bërë "amerikanë patriotë, besnikë e të përgjegjshëm, pa humbur besimin".

Për Kardinalin Dolan si ata emigrantët katolikë dhe ata myslimanë kanë mësuar shumë mbi vlerën e shkollave fetare.

"Arsimi pa besim është kohë e humbur, diçka dramatike për njerëzimin," tha ai.

Vizita e Kardinalit ishte në përgjigje të një ftese nga ana e liderëve të kësaj qendrës të cilët vizituan Kryepeshkopatën në Manhattan në janar të këtij viti.

Dr Tahir Kukaj, imam dhe nënkryetar i Qendrës Islamike Kulturore Shqiptare në Tompkinsville Staten Island, tha se: "Falenderojmë Zotin që vendi ynë i mirëpret të gjithë dhe, siç thatë dhe hirësia juaj. Kjo ndodh vetëm në Amerikë dhe ne duam ta përhapim këtë shembull sepse mund të bëjmë shumë gjëra sëbashku kur ulem e hamë sëbashku si vëllezër se sa kur qëndrojmë kundra njëri-tjetrit".

Shtypit katolik theksoi se Kardinali Dolan po pason në nivel lokal shembullin e Papës Francis i cili ka filluar përpjekjet për të thelluar dhe forcuar marrëdhëniet ndërmjet bashkësive myslimane dhe të krishtera në Itali dhe në pjesë të tjera të Evropës.

Pas kësaj vizite krerët e qendrës shqiptare dhe xhamisë "˜Noor" kanë ftuan Kardinalin për vizituar xhamitë e tyre sërish gjatë Muajit të Madhërishëm të Ramazanit.
BEQIR SINA


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ANSAMBLI 'SHOTA' ZURI VENDIN E DYTË NË FESTIVALIN E STAMBOLLIT (07.09.2013)
Deutsche Welle, MARK MARKU - POLITIKA NË SHQIPËRI MBETET PENG I TRASHËGIMISË KOMUNISTE (07.08.2013)
Deutsche Welle, VALBONA KURTI - TË RINJTË NË POLITIKË JANË KLONIME TË LIDERSHIPIT (07.08.2013)
Deutsche Welle, AGRON TUFA - PD E TRADHTOI TË DJATHTËN (07.08.2013)
MASAKRA E BOROVËS - PAS 70 VJETËSH DJALI I NAZISTIT MERR PJESË NË PËRKUJTIMORE, KËRKON FALJE (07.07.2013)
AZGAN HAKLAJ, TRIUMFI I NDËRGJEGJES SI KUJTESË PËR TË ARDHMEN E KOMBITShënime për librin “Për kombin,për demokracinë”të autorit Azgan HaklajNga QAZIM SHEHU (07.07.2013)
INA KOSTURI, PROFESORE E ASOCIUAR DHE E PAPUNË - TË ZBATOHET LIGJI! (07.05.2013)
MIT'HAT FRASHËRI - KU TË GJEJMË NËPUNËS QË DINË SHQIP? (07.04.2013)
SHTETËSIA SHQIPTARE - KUJT I JEPET DHE SI PËRFITOHET, PËRJASHTOHEN SHTETASIT E KOSOVËS (07.04.2013)
PIKTORI AVNI DELVINA RRËFEN HISTORINË PAS 23 VJETËSH - ÇFARË NDODHTE NË OBORRIN E AMBASADËS MË 2 KORRIK 1990 (07.03.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lart]