VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Protesta në Tetovë, studentët shqiptarë në Maqedoni kërkojnë tërheqjen e enciklopedisë

E Mërkurë, 09.30.2009, 03:20pm (GMT1)


 

Voal-online - Qindra mijëra studentë të UEJL dhe USHT-së si dhe qytetarë shqiptarë  kanë vërshuar sot rrugëve të qytetit të Tetovës duke protestuar kundër enciklopedisë maqedonase e cila fyen dhe poshtëron kombin shqiptar.


"Jo korrigjim por tërheqje", "ASHAM institut pa identitet", Mentalna viagra za Risteski", Për studentët kultura e kombit vazhdimësi e identitetit shqiptar", S'ka enciklopedi s'ka Maqedoni" ishin mbishkrimet në pankartat e studentëve të cilin shprehnin revoltën e tyre ndaj enciklopedisë maqedonase të publikuar ditë më parë nga ASHAM.


"Me anë të këtij marshi protestues ne kërkojmë tërheqjen e këtij botimi nga qarkullimi. Njëkohësisht, kërkojmë nga akademikët shqiptarë që të largohen nga ASHAM e cila me projektet falsifikuese të saj na kthen në një të kaluar të rrezikshme gjithë neve këtu", theksuan përfaqësuesit e studentëve.

"Gjithashtu, i apelojmë faktorit politik shqiptar që të jetë më energjik në mbrojtjen e dinjitetit, krenarisë dhe historisë kombëtare. Është koha e fundit për unifikim të qëndrimeve dhe kërkimi të përgjegjësisë. Nëse ky botim skandaloz nuk tërhiqet nga qarkullimi, atëherë, ne të gjithë së bashku do të ndërmarrim hapa të tjerë për të cilët do jeni të informuar në kohë të duhur", theskoi Këshillit organizativ i protestës.


Siç njoftojnë reporterët e agjencisë së lajmeve INA, protestat e studentëve janë duke vazhduar edhe më tej, ndërsa deri më tani nuk është njoftuar ndonjë incident apo parregullsi, ato po zhvillohen në mënyrë të qetë.

Gjatë ditës së sotme janë vërejtur masa të shtuara të policisë, me qëllimin për të parandaluar incidentet eventuale. (INA)

 

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.