VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Me mbi 700 studentë filloi viri i ri akademik në Universitetin Ndërkombëtar të Strugës
E Martë, 10.06.2009, 10:29am (GMT1)

 

Mbi 700 studentë të Universitetit Ndërkombëtar në Strugë, të hënën së bashku me pedagogët e tyre me në krye Rektorin e Universitetit, prof.Dr. Lisen Bashkurti, dhe në prani të prindërve dhe mysafirëve të ftuar, me një ceremoni rasti, filluan vitin e ri akademik.

Këtë vit, në këtë Universitet, janë pranuar 60 student në programet studimore të Fakultetit ekonomik, 60 student për programet studimore në fakultetin juridik dhe 50 student në programet studimore të Fakultetit të shkencave politike.

Në orën e parë të vitit akademik, para se të fillojnë ligjëratat nga pedagogët, studentëve të pranishëm, me një fjalë rasti iu drejtua Rektori i UNS, prof.Dr. Lisen Bashkurti.

Paraprakisht, para ndërtesës së Universitetit, u mbajt një ceremoni rasti, me çrast, nga administrata e Universitetit, ( në gjuhën shqipe dhe maqedonishte),studentët u njoftuan me orarin dhe programet studimore, ndërkaq në emër të stafit akademik, fjalë rasti mbajti Dekani i Fakultetit Juridik, prof. Dr. Mersim Maksuti. Me këtë rast ai pos tjerash theksoi: " Bashkërisht do të promojmë metodat e reja në Universitetin tonë, në mënyrën më të përpiktë, sipas sistemit të Bolonjës. Një nga sfidat e punës tonë, do të jetë sinkronizimi dhe konkretizimi i mësimit me praktikën, duke u angazhuar nëpër gjykata, prokurori e isntitucione tjera juridike". Në emër të Unionit të Studentëve të Universitetit, përshëndeti dh euros punë të mbarë dhe të suksesshme, kryetari u USUNS, Dorijan Leka. (http://www.ina-online.net)

 

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.