VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Manastiri nuk u dogj vetvetiu, hetuesia kërkon fajtorët
E Mërkurë, 10.07.2009, 09:22pm (GMT1)

 

 

Hetimet e deritanishme bëjnë të ditur se pakujdesia, intervenimi jo në kohë për sanimin e instilacionit dhe kabllot e vjetruara njëherë për njëherë janë pjesë nga indikacionet për zjarrin në odat e manastirit. Gjykatësi hetues, Sejfulla Osmani ka theksuar se janë marrë të gjitha masat e posaçme për ti vërtetuar shkaqet e zjarrit.

"Nuk është ngritur asnjë kallëzim penal kundër ndonjë personi, për faktin se nuk kemi bazë dyshimi. Por, zjarri nuk është ndezur vetvetiu dhe detyra jonë është t`i gjejmë arsyet", ka thënë gjykatësi Osmani. Për këtë arsye gjatë procesit të ekspertizës janë marrë shembuj të materialeve me relevancë, që mund të japin përgjigje për atë se çfarë ndodhi më 31 shtator, thonë nga organet e hetuesisë së Maqedonisë. Sipas tyre, po zhvillohen hetime se nëse ka dyshime ose madje zjarri ka ndodhur nga pakujdesia.

 

Autoritetet shëndetësore në Dibër kanë vërtetuar se në kuadër të hetimi po analizohet urina e mbi 20 personave që kanë qëndruar në manastir një ditë para se të shpërthejë zjarri. Në mesin e tyre janë edhe njerëzit që në manastir janë duke u shëruar nga varësia prej drogës. Burime nga hetuesia thonë se pas përfundimit të ekspertizës, gjasat janë të mëdha që shumë gjëra të sqarohen lidhur me shkaqet që cuan në djegien e këtij objekti fetar. Historianët shqiptarë kanë nxjerrur në pah dyshimet se me djegien e bibliotekës së këtij manastiri janë zhdukur shumë dëshmi, libra, dokumente dhe arkiva në gjuhën shqipe, për shkak se deri vonë në këtë manastir kanë shërbyer murgjë vendor shqiptarë, të konfesionit ortodoks nga Reka e Keqe Historianët shqiptarë djegien e manastirit "Shën Jovan Bigorski" apo siç e njohin ate nga historigrafia si "Manastiri Mbigur" është një goditje e rëndë për faktet historike dhe dëshmitë e historisë shqiptare të trevave të Rekës. së Gostivarit, një zonë e populluar tradicionale me shqiptarë ortodoksë. Ky kompleks i manastirit Shën Jovan Bigorski gjendet mes Gostivarit dhe Dibrës në afërsi të fshatit Rostushë, Bitushë, Trebishtë, përreth Radikës. (http://www.ina-online.ch)
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.