VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Në kujtim të shtatorit të shkollës
UNË, MËSUESI I RI
Poezi nga ZEQIR LUSHAJ

E Hënë, 09.02.2013, 06:18am (GMT1)


-Sa herë kaloj, në lagjen Bahçallek-
(Kujtime..., rreth 50 vjeçare)


Zeqir Lushaj, pedagogjikas, Sh:-1963
...!


Në shkollën e thjeshtë,
Ngjitur me urën,
Mu në Breg të Drinit,
Ballëpërballë me Kalanë,

Mësues i ri, e "cazita" jetën, *
Voglushët bahçallekas,
(Me at' shkodrançen e bukur),
-Nadja e mirë, zotni!, -më thanë!

Siç hyn Drini, vrullshëm në Bunë,
Në lumin e kulturës, ndolla veten,
Aty ku "trimoshi" bante vet-flijim,
Unë..., mësues i ri, fillova jetën!
...!

Sot, (ish - mësuesi), flokëbardhë,
Sa herë kaloj, në lagjen Bahçallek,
Ndjej emocione ..., dhe, në shpirt,
Diçka këputet..., ban: - "Trak"!

Kthehem, gjysëmshekulli pas,
Fishkëllej kangën: (në gjumë e di),
"Pedagogjikas , emrin e kemi,
Mësuesit e ardhshëm të brezit ri..."
./.

*cazita=e mësova me hec,...i dhash kamë..., e ushtrova fillimisht!

ZEQIR LUSHAJ


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.