VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

SHOQATA PANHELENIKE NË SHBA KA SENSIBILIZUAR KONGRESIN DHE VETË PRESIDENTIN PËR NGJARJET E PËRMETIT
Nga ALMA TARELLI

E Martë, 09.03.2013, 11:44am (GMT1)


Shoqata Pan-Helenike ne SHBA ka sensibilizuar kongresin amerikan dhe vete presidentin Obama per ngjarjen e Permetit ne te cilen "greket jane viktima te shqiptarizmave".

Sinqerisht, une i kam zili keta greket me kembenguljen e tyre qe do dalin diku tjeter, patjeter. Ndersa komuniteti shqiptar ne Amerike (me i madhi i diaspores) ne te cilin gjenden shume shoqata qe mund te kene vene pak dhjame dhe jane ne gjendje te shohin mbi interesa personale jo vetem qe nuk e denoncoi kete incident, por as nuk e vuri ujin ne zjarr per t'iu kunderpergjigjur qofte me nje leter kongresit. Nje kunderpegjigje e vogel do ndihmonte ate zoterine amerikan qe s'e ka idene ku bie Permeti te shohe te dy anet e medaljes dhe jo vetem njeren, ne te cilen shqiptaret "prishin kishat"!

Nuk po flas per kunderpergjigjet tona te pabera ndonjehere ne parlamentin europian. As per shoqatat shqiptare ne Europe aq me pak ato Greqi.

Shqiptaret e diaspores ne Amerike ose i shikojne'me interes" te madh ngjarjet ne Shqiperi, por me syrin konvaleshent, ose nuk jane te qarte dhe ata per qendrimin qe duhet te mbajne. Ne fakt askush s'e ka te qarte se ç'qendrim duhet te mbajme ne me Greqine. Dihet tashme qe kreret tane te qeverise nuk mbajne dot nje qendrim rigoroz ne lidhje me Greqine, sepse eshte ne loje fati i mijera vellezerve dhe motrave tona qe punojne dhe jetojne ne ate vend (operacionet e famshme fshesa). Por ama me kete qendrim "edhe keshtu edhe ashtu" duket sikur ne do ta çojme "vallen e çekiçit" te grekerve deri ne fund - pra, çekiçi qe iu ka humbur grekerve ne Jon dhe duan ta gjejne gjithmone ne ato ujera.

Perse jemi ne pergjithesi ne shqiptaret kaq impotente me te huajt?
ALMA TARELLI


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.