VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

PRISHTINË - PERANDORI KONSTANTIN DHE NËNË TEREZA, ME RRËNJË E GJAK SHQIPTARI, PERSONALITETE TË RËNDËSISHME BOTËRORE

E Mërkurë, 09.04.2013, 04:36pm (GMT1)



Prishtinë, 4 shtator - Kryetari i Kuvendit të Kosovës Jakup Krasniqi mori pjesë në simpoziumin "Edikti i Milanos- Kostantini i Madh", i organizuar nga Ipeshkvia e Kosovës, Instituti i Historisë, Instituti Albanologjik, Universiteti i Prishtinës "Hasan Prishtina" dhe Instituti i Arkeologjisë.

Ai duke folur në këtë seminar shkencor theksoi e se në simpozium gjendet në nderim të dhjetëvjetorit të ndarjes nga kjo botë, e motrës sonë Tereze alias Gonxhe Bojaxhiut, pra të Nënës së madhe të Botës , Nënës Terezë. Ky dhjetëvjetor ka koinçiduar këndshëm me emrin e Perandorit romak me origjinë ilire , më saktësisht  me 1700 vjetorin  e Ediktit të Milanos.

Të dy këtë emra , me rrënjë e gjak shqiptari , në dy dimensione tepër të rëndësishme  të jetës, në atë të lirisë së fesë,fjalës e mendimit dhe atë të humanizmit, kanë vendosur standarde deri tani të pakapërcyeshme , janë liderë dhe me gjasë do të mbesin në ato piedestale.

Zhvillimet e derisotme , si në shkencat shoqërore dhe ato matematiko-natyrore teknologjike-teknike e teologjike kanë treguar se ato të arritura  jo pak herë edhe janë keqpërdorur , ashtu siç jo pak herë keqpërdoren edhe të arriturat e teknologjisë së sotme përgjithësisht, por ky fakt nuk guxon të na ndalë zhvillimin,pse paska apo mund të ketë keqpërdorues të zbulimeve të reja shkencore , qofshin ato humanitare a natyrore, tekniko-teknologjike apo filozofike  e teologjike.

E dimë se jo pak herë është keqpërdorur  liria ashtu si edhe sot mund të  keqpërdoret demokracia, po përpjekjet e njerëzve për liri dhe demokraci nuk do të ndalen para keqpërdoruesve të ndryshëm, të cilët nuk mungojnë gjithandej nëpër botë edhe sot. Ne vdektarët e sotëm, nuk kemi si të mos të përkulemi , para atyre mendjeve që hapën  hulli të mëdha,hulli  që duhet avancuar për të humanizuar, jetën,lirinë, demokracinë dhe zhvillimin.

Lavdi e përjetshme Konstantinit që njerëzimit i dhuroi  Ediktin e lirisë,lavdi Gonxhe Bojaxhisë , e cila humanizmit botëror  i dha shpirtin e shqiptarizmit.

Seminarit i dëshiroj sukses të plotë", tha kryetari i Kuvendit të Kosovës , dr. Jakup Krasniqi.    

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.