VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

DENISA GOKOVI - NJË 'MEMECE SHQIPTARE' NË BOLLIVUD

E Djelë, 09.08.2013, 09:06am (GMT1)



Ajo është 21 vjeçe, është student në vitin e dytë për Piano. Tri muaj më parë jeta e Denisa Gokovit mori një tjetër rrjedh. Gjatë një promovimi libri në Tiranë, ajo takon një producent filmi, Bobby Sheikh. Gjatë një bisedë të shkurtër me të, vajza bjonde fiton të drejtën e një roli kryesor në një film... indian. Dha këtu më shumë se kurrë zë vend shprehja se "rastësia është mbret i botës"! Ai i propozoi vajzës nga Shkodra që të ishte personazhi kryesor i filmit të tij. Një prodhim bollivudian tipik me motive indiane që do të fillojë xhirimet në fund të muajit shtator.

Ne, edhe pse pa lejen e drejtorit, kemi zbuluar skenarin e këtij filmi. Denisa do të luajë rolin e një vajze memece që është rritur në jetimore. Duke patur probleme psikike, ajo ngatërron dashurin mes dy  djemve të ndryshëm... ky është vetëm fillimi i filmit, i cili do të shoqërohet me muzikë të motiveve indiane, po ashtu edhe këngë e kërcim, tipike për Bollivudin. Të gjitha këto do të kenë firmën e Denisa Gokovës.  Ajo niset në datën 15 shtator për në tokën indiane.

Para se të merrte këtë rrugë, "DITA" kontaktoi me Denisën duke marrë nga ajo emocionet dhe një rrëfim më shumë për veten dhe atë çka e priste në Nju Dehli. Thotë Denisa ndër të tjera: "Lidhja ime me muzikën ka qenë e natyrshme dhe konkrete që në moshën 6-vjeçare. Familja ime, sigurisht, ka dhënë kontributin e saj. Kurse aktrimi është një fushë tek e cila gjithmonë jam mbështetur vetëm emocionalisht. Ëndrra ime tashmë lidhet me të dyja rolet, aktrimin dhe muzikën.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.