VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Mësuesi i Popullit Dhori Qiriazi një poet lirik i papërsëritshëm

                                                                                      

E Shtunë, 04.20.2024, 10:37am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
Mësuesi i Popullit Dhori Qiriazi një poet lirik i papërsëritshëm
E Shtunë, 10.10.2009, 08:38am (GMT+1)

 

Ne sot kemi një lajm dhe një dhimbje për të ndarë mes nesh, por jo vetëm mes nesh: Dhori Qirjazi, poeti, përkthyesi dhe miku ynë i shtrenjtë nuk jeton më. Ai na ka bërë një shenjë dhe ka ikur në mënyrën më të qetë dhe të pabujshme, krejt njëlloj si jeta dhe poezia e tij. E vetmja gjë që s'ka mundur të marrë me vete është poezia dhe fjala e tij. Pesëdhjetë vjet më parë, Dhori Qirjazi, midis brezit të shkrimtarëve të viteve gjashtëdhjetë, u shfaq befasues, duke paralajmëruar një buqetë të veçantë në kurorën e lirikës shqiptare. Dhe ja ka mbërritur: Fjalë pas fjale, libër pas libri, Dhori Qirjazi do të mbetet në kujtesën e sotme dhe të nesërme si një ikonë e lirikës shqiptare.

 

Dhori Qirjazi është më së pari, poeti dhe liriku i papërsëritshëm. Në bibliotekën e poezisë shqiptare, të gjitha librat e tij, që nga i pari "Kur zemra rreh së pari" dhe deri te i fundit, ende i pambaruar deri në fund, janë të imët, të imët, si xhevahire të fshehura, që duhen zbuluar.

 

Dhori Qirjazi është edhe rasti i mbijetesës. Nëse besojmë se arti dhe poezia, si një thelb i artit është një komunikim me lirinë, rasti i Dhori Qirjazit është pa frikë rasti i mbijetesës, pa e tradhëtuar komunikimin me lirinë. Për më shumë se tridhjetë vjet në Ersekë, në atë qytet të vogël juglindor të Shqipërisë, kur jo rrallë, ashtu si në të gjithë vendin, por atje ndoshta edhe më ashpër, frynin erëra të acarta edhe për shpirtin, edhe për lirinë e njeriut, Dhori Qirjazi nuk mund të ishte tjetër, veçse Bohemi shpërfillës përmes vargut të pabujë dhe tronditës, me thjeshtësinë dhe bukurinë e tij. Gjithë jeta e tij intelektuale ka qenë njëherazi edhe një mundim dhe në të njëjtën kohë një shpëtim.

 

Ne sot duhet të kujtojmë dhe të nderojmë përveç poetit edhe shqipëruesin e talentuar: Robert Bërnsi, Petrarka, Nekrasovi, etj., folën një shqipe të mrekullueshme për shkak të shpirtit dhe përkushtimit të Dhori Qirjazit.

 

Dhori Qirjazi, poeti, shkrimtari, përkthyesi dhe mësuesi i talentuar na ka bërë një shenjë të fundit dhe ka ikur. Por vargu i fundit, i shkruar nga shpirti i tij "Kam qenë i lirë" është si një testament i lënë prej tij: Na përket të gjithëve. U përket të gjithëve. Të jeni të lirë.

_____________________

Dritëro Agolli, Sabri Godo, Teodor Laço, Suzana Turku, Xhevahir Spahiu, Bardhyl Londo, Natasha Lako, Koçi Petriti, Besnik Mustafaj, Preç Zogaj, Nasho Jorgaqi, Nasi Lera, Petraq Zoto, Seit Mansaku, Moikom Zeqo, Albert Rakipi, Myslim Islami, Jorgji Qirjako, Valter File, Bajram Lapi.

 

 

Ikonë e lirikës shqiptare, autor i 33 vëllimeve me poezi e tregime

 

Dhori Qiriazi, lindi në vitin 1933, në Lëngëz të Kolonjës. Ka mbaruar studimet në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë në Tiranë, në vitin 1958 për gjuhë-letërsi dhe histori. Ka punuar si mësues në qytetin e Ersekës dhe në fshatrat e Kolonjës deri në vitin 1988, kur doli në pension.

 

Mban titullin "Mësues i Popullit". Nga viti 2003 është anëtar i përjetshëm i Klubit "Bërns" (Irvine Burns Club), në qytetin Irvine në Skoci. Vdiq në Tiranë, më 2 tetor 2009.

Titujt e veprave:

Kur zemra rreh së pari (1958)

Balada intime (1963)

Poema e ushtarit(1968)

Pishat me kristale (1971)

Poezia shqipe (1974)

Poezi (botuar në Prishtinë) (1976)

Vitet (1982)

Blerta (1981)

Nekrasov, "Kush rron i lumtur në Rusi" (1982)

Guri i kripës (1984)

Kukuli dhe shigjeta (1986)

Libri i këngëve - Petrarka (përkthim) (1995)

Memorje - Gjon Muzaka (përkthim dhe pajisje me shënime) [1996]

Gjauri, i burgosuri i Shilonit - Bajron (përkthim) (1996)

Lirika Antike Greke, Antologji (përkthim) (1997)

Dhimitër Kamarda, studim (1997)

Poezi - Robert Bërns (përkthim) (1998)

Kujtime mbi Tolstoin (përkthim) (1998)

Kufoma e gjallë - L. Tolstoi (Dramë) (përkthim) (1998)

Krishterimi në Shqipëri (2000)

Baladat intime (ribotim 2001)

Sheshi i Shatrivanit - S. Kuazimodo (përkthim) (2001)

Letra nga Shqipëria - Xh.K.Hobhauz (përkthim) (2001)

Nga shpirti i shkrimtarëve dhe artistëve - F.Niçe (përkthim) (2001)

Stinët njerëzore - Xh. Kits (përkthim) (2001)

Flakët e vatrës (2002)

Kaligrame lirike (ese) (2002)

Zemër gruaje, tregime (përkthim) (2002)

Krishtërimi në Shqipëri (ribotim) (2005)

Lirikat e borës - poezi (2007)'

Xhorxh Bajron, Nusja e Abidos (përkthim)'' (2007)

XH. Rumiu "Mas'navi Manavi" - poezi (përkthim) '(2007)'

Vajza e pashait, - tregime (2009)
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Shembet pa asnjë urdhër shtëpia e Mandelës shqiptar Osman KazaziNga Zamira Kazazi (Bushati) (10.09.2009)
Feith: Qeverisja e Kosovës duhet të fuqizohet (10.08.2009)
Manastiri nuk u dogj vetvetiu, hetuesia kërkon fajtorët (10.07.2009)
Me mbi 700 studentë filloi viri i ri akademik në Universitetin Ndërkombëtar të Strugës (10.06.2009)
Enciklopedia, reagon edhe Akademia e Tiranës (10.06.2009)
KOSOVA NË KËMBË DUKE PRITUR LIDERIN E KOMBIT SALI BERISHA (10.05.2009)
Po ua kthej mbrapa çmiminNga Doc Dr Veton Latifi (Shqip dhe Anglisht) (10.04.2009)
Ky mandat i dytë i BerishësNga Skënder BUÇPAPAJ (10.02.2009)
Thaçi përshëndet përpjekjet për një bashkërendues për veriun e Kosovës (10.01.2009)
Galllup Balkan Monitor: Kosova më entusiastja për hyrjen në Bashkimin Evropian (10.01.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lartë]