E Enjte, 04.25.2024, 11:30pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
Mbaresi per kete vit te ri shkollor
KUJTIME TË MËSUESIT VETERAN
Nga GJON NDUE MARKOKAJ

E Martë, 09.17.2013, 08:33am (GMT+1)



...!
"” Ata që mbaronin shkollën, plotsonin dokumentat, ku shpreheshin: "Do të sherbejmë ku të kë nëvojë Partia e Atdheu". Motua, ishte shumë pozitive, se sejcili shprehte gadishmërinë, për t' i shërbyar Atdheut e popullit të vet.

Pushtetarët e regjimit monist, këtë moto e përdoren sipas interesave të tyre; për t' i levizur, kuadrot e arsimtarët, anë e kënd Atdheut; sidoemos ata që ishin me përbërje jo të mirë politike, ose edhe me plotësue deshirën, të afermeve e shokëve të vet.

T' ëmronin larg familjes, në zona të thella apo në klasë punëtore, sipas atyre të kalitesh me veshtërsi, po ajo ta "thyente kocin"!

-- Në vëndëlindje të njërit apo tjetrit, sherbenin kuadro apo mësues jabanxhi.

Në vitin arsimor 1956 1957, (sistem verorë), më doli ëmërimi në fshatin Salcë të Zonës Nikaj - Merturit, në skajin më të largët të Rrethit Tropojës, kojshi me Dukagjinin e Shkodres. Salca shtrihej si nji gjerdan i artë në të majtë të Streziqës, drejt "Qafës së Agrit" e Gurit të "Fushës Madhe". Trevë e pa njohur për mue, edhe pse isha i Merturës; isha i lindur në Raje, më në thellsi, të qëndres, Malsisë së Gjakovës, e që na ndante Mali i Kores, por s' na ndanin draditat, doket e zakonet, etj.
Në atë krahinë të thyer malore, më duhej pa tjetër, të ndeshesha, me të mirat e me veshtirsitë.

Më shumë vullnet e optimizëm u nisem për në atë krahinë në verën e vitit 1956, unë për në Salcë, Pjetër Nik Ramaj për në Brisë, Mark Dedë Ramaj për në Curraj - Epër; të tre nga fshati Rajë. U nisem nga Raja në drejtim të Nikaj - Merturit, unë me Pjetër Ramën, në drejtim të Salces e Brisës, ndersa, Mark Ramaj në drejtim të Curraj Epër, në kohë kurë në Rajë ishin muesues Jabanxhi nga Shkodra....!

Kaluam "Shkëmbin e Rajës" dhe përpara syve na u çfaq, krahina, e thellë, këthyer si bërryl, me ato kulla të bardha në të dy anët e Lumit Merturit e të Lumit të Zi, që lartësoheshin thikë drejt Alpeve; të rrethuara nga male të larta me kreshta të thepisura, të cilët aty këtu, mbanin të pa shkrirë boren e ortiqeve e që i jepnin nji pamje të thyer malore, të bukur e mahnitëse gjithë krahinës. Salca e Brisa ishin mbas "Kodres Plâsë" e s'dukeshin.

Pa marrë parasyshë, përplasjen tonë, nga pushtetarët e asajë kohe, treva na pelqeu shumë. Klima ishte e freskët më bukuri natyrore të rralla.

"” Atëhere rrugë makine s' kishte, i duhej përballuar ecjes me këmbë. Ecja në këmbë kalohej, se kudo gjënë, burime të freskëta që gurrojnë nga frigoriferët shekullor të natyrës se bukur të Nikaj - Merturit, të instaluar në zëmrën e shkëmbinjëve e që duke u bashkuar më njëri tjetrin, formojnë përrenj e lumenj të vegjël, që ushqejnë Lumin e Zi e Lumin e Currajve, duke e formuar Lumin Mertur, degë e Lumit Drin.

Vënde të ashpra, por të pasuna; kudo gjën arra, lejthi, gështënja e pëmë frutore, si mollë dardha, kumbulla e qershi etj.

Pamja nga larg duket, si ylberi në rrezet e diellit në lagështinën e pranëverës: Brezi i gështënjave, i dushqeve, i ahishteve, i pishave, të cilat e filtërojnë dhe e pastrojnë ajrin dhe e bëjnë jetën të këndshme për t' jetuar.

Kapakun rretheqark e vën brezi alpin dhe gjithë Zonën e mbrojnë, kreshtat e maleve të larta, "Guri i Fushës Madhe", " Mali i Kakisë", " Mali i Boshit", "Mali i Zhaborës", "Mali i Hekurave", " Mali Korja e Merturit", vënde vënde me borë të përherëshme.

Kullotat e bollshme, për bagëtinë telat e verimit, me ujë burimesh të freskëta, janë pasuri e pa shterrshme për banoret e asajë zone dhe për turizëm malorë.

Si kaluam Palçin, unë e Pjetër Rama, ndjesë pastë, dualem në nji "qafë kodre", prej ku dukej mirë Salca e Brisa, (mbas e mora vesh se i thonë "Kodra e Plasë").

Rruga gjarpëronte rretheqark, "Kodres se Plasë", djathtas, ku gjithnji dukej Salca e Brisa si në pëllëmbë të dores.

Kujtoja nji këngë që shpesh e këndonte babai im: / More pashë në paq në qafë/ Që na qite në Palç e në Salcë/....,

Ishte kënga për Kryengritjen e vitit 1910.

"” Unë i shikoja ato shtepi të Salcës, kulla prej guri të bardhe e që shkelqenin si të ishin të lara në argjënd, nga rrezet e diellit që i rrezitke pjerrtas. Ecja duke mënduar se në cilën shtepi, do me çonte fati.....,

Ne ecem e ramë në Planas, ku ishte shkolla e Salcës; si ndejtem pak në oborrin e shkollës.

Pjetër Ramaj u nis për në Brisë e unë zbrita te nji grup shtepishë në qënder, të Planasit (lagje e Prognajve të Salcës).

Fati imë e aty zura vënd, afër shkollës, në shtepinë e Lush Marashit, babai i nji kolegu tim të, shkolles, në të njëjten kohe mësues në shkollën e Palçit.

Në shtepinë e Lushit më prezentoi kolegu im, djali i Lushit Nikoll Progni: "” "Mësues, Gjon Ndue Markokaj, është i Merturas, nga fshati i Rajës, ka krye shkollën me mua, e kan caktue mësues, në shkollën tonë, kërkon më ndejtë në shtepinue tonë"!

"” Lushi, burrë bujar, i zgjuar dhe i shetitur tha: "Në shtepinë tonë mirë se të vinë! Mësuesi don hysmet, e kjo mvaret nga ti, e nëna e jote që duhet, t' i gatuajnë"!
-- Unë kërkoi: "Nji shtepi që ta ndiejë vetën, si në shtepinë time"!

"” Ndonse detyrohej Këshilli Popullor për strhimin e kujdesin ndaj mësuesvet, unë për pës - gjashtë vjet që sherbeva mësues në Salcë, Bëtoshë dhe Tetaj, strehimin e kam gjetë me mirëkuptim e më kanë rrespektuar si njeri të shtepisë.

Puna ishte e veshtirë, për mue si mësues i ri, por ç' është e verteta nxënësit, i gjeta të nji niveli të mirë nga mësuesi paraardhes Ndue Gjelosh Progni, ndjesë pastë!
Puna e mirë e tijë ishte, nji përvojë e vyer, për mua si mësues i ri. Nga fillimi i javës së dytë të punës sime, rastësisht erdhen në Salcë, ish Shefi i Arsimit Refik Strazimiri dhe ish Shefi i Pionierëve Veli Avdia. Dy kuadro të lartë. Nxënsit i kisha nxjerrë në "pushimin e madh"

Si u pvetem me njëri tjetrin, unë i thirra nxënësit në rrjesht.

Shefi i Arsimit më tha:
"” "S' jemi ardhë për kontroll, kemi ardhë për punë të tjera, por deshirojmë, me të ndigjue nji orë mësimi"!

Ora ishte e veshtirë, se në sistemin gjashtë orësh, dy orë në mesit, bëheshim, me katër klasë, njiheri e mua ashtu më qëlloi; ora e parë në profesionin tim, nën vezhgimin e dy shefave.

Larg emocioneve, e mora vetën, fillova nji orë mësim, dhe e mbarova, për dyzetepësë minuta. Ora ishte me pësdhjetë e gjashtë nxënës, në kater klasa, njiherish. Ora më shkoi mirë, falë Profesorit të Praktikës Kolë Xhumarit, si dhe punës mirë të mësuesit paraadhës. Ata u ndanë të kënaqur, e përsa më thanë, ishin sygjerime vetem miqësisht. Shefi i Arsimit të Rrethit Refik Strazimiri kishte nji problem shtetërorë, në Brisë. Ai mu lut që të shkoja me ta, mbas mësimit.

"” Kemi fjetë te shtepia e Sokol Martinit. Ai ishte nji nga këngëtarët, lahutar nder, më të mirët e rrethit Tropojes . Ai na priti me të gjitha të mirat dhe na kënaqi, me këngët dhe lahutën e tijë.

Nga fundi i javës së dytë, dita e shtune, në ora dy, mbas dite në qënder të Lokalitetit, jemi thirrë në nji mbledhje të organizatës Profesionale, "Administratë - Arsim". Kryetar i organizatës Profesinale "Administratë - Arsim", ishte mësuesi i nderuar Dedë Sokoli nga Mserri. Ajo ditë me ka mbetë në kujtesë, se u njofta përherë të parë, me shokët e Adminisrtatës e më kolegët e mi mesues. Aty e mora vesh se, inderuari Zef Doda, ishte përgjegjes, për arsimin e Zonës.

Mësova se, punën metodike e organizonin, mësuesit, Dedë Martini, Dedë Sokoli, Gjon Nika.

Në nji mësim të hapur, diskutuan disa shokë. Diskutoi edhe i ndjeri Nikol Pali. Zef Doda, ishë përgjegjës, për arsimin e Zonës Nikaj - Merturë, i nderhyri: "” Mos përserit Nikollë!

"” Nikolla duke mbërthyar pullat e xhaketë, i përgjigjet Zefit: "” "E, që thua shoku Zef, unë po ulëm, se nji fjalë që, s' është thanë, unë s'di për ta thënë"! "Thonë se përsëritja është nëna e dijes"! Faleminderit! Të gjithë kemi qeshur për disa minuta.

"” Sa kohë ndejta në atë Zonë, mësova nga ata njerëz bujar e me zëmër të madhe.

-- U aftësova në punën time mësimore edukative, falë atyre metodistëve.

"” U edukova me disiplinë, falë organizimit të centralizuar të Kshillit Popullor të Lokalitetit.

-- Në kujtesën time mbesin, të pa harruara, piknikët, e kordinuara me shkollat, në "Fushën e Madhe", në "Lugun e Ndermanjave", në "Rahovë", të "Gurra e Hasan Gashit", në "Arvejë" etj. Fëmijtë i organizonim të luanin. Ne takoheshim me shokë e shoqe, bisedonim, për punën e hallet e njëri - tjetrit. Ne mësuesit, organizonim, lojna me top etj. -etj.

Sa ndejta në Lekbibaj, pikniku në Lugun e Ndermanjave u ba masiv. Në gushtin e vitit 1959, është ba nji piknik, në "Lugun e Ndermanjavet, ku muaren pjesë, jo vetem nxënësit e shkollave por edhe administrata, rini e të rritur, t' Lokalitetit të Lekbibajve e t' Lokalitetit t' Shalës së rrethit, t' Shodres sa s' përshkruhet sa u masivizue.
Kryetari i Koperativës, së Shalës, Zef Rusheta e kishte pak ma afër, e ishte marrë më shumë me atë organizim të paparë. Sipër fushes, djathas Kronit piqeshn ferligjet. Kishin, sjellë "vozgat", më raki e vërë. Ata kishin sjellë edhe orkestren e "Shtepisë Kulturës Breg - Lumi të Dukagjinit; fizarmonikë, def, mandolinë, bilbila dhe fyej.

Në atë fushë të bukur që Zoti e ka falë për piknik, kemi këcyar, valcin, napolonin, e valle të tjera të krahinës e më gjërë. Kemi organizuar, nji ndeshje futbolli, Lekbibaj me Shalë Në skuadren tonë, kishim ishë studentin, në B. Sovjetik , tani Prof. as. Dr. Kol Tahir Pjeternikaj, i cili e luante shumë mirë, futbollin. Fituam ne Lekbibajt, me rezultat të thellë, 4 − 2.

E ruajë në kujtesë se në njërin krah të fushësh ishin mrizet ku kishte me dhjetra - dhjetra tufa dhensh e dhish në mriz; e kur andej nga mrizi, binte ndonjiherë topi, shungullonin kumbonët e Deshvet e të Cjepvet, me të kënaqë shpirtin.

Ato piknike s' i shprehi me fjalë, por s' më hiqen nga kujtesa.

-- Kur kalova, në sistemin dimëror, në kohen që sherbeva mësus, në Rajë, Dushaj, Selimaj e Fiezë pikniket, organizoheshim në "Arvejë". Aty grumbulloheshin disa shkolla. Janë organizuar disa lojra futbolli dhe janë, pre kater - pësë qingja e keca, e janë pjekë ferlig...

"” Shokët, me caktuan mua që të merrem, me rregullimin e pjekjen e tyre, më thanë, se të ndihmon nji inxhinier i boksiteve i cili quhej Ali Duro. Ai ishte edhe më specialist nga unë, m' e pregaditë ferligun, zorret, menjiherë i bënte kukurec. Dru ishin me shumicë. Bamë nji zjarr të madh sa siguruam prush të bollshem, i rrjeshtuam pësë ferligje rreth e çark, ku u poqen për mrekulli. Mësuesi Nikoll Rama, ndjesë pastë, ishte ngarkue me sjellë birrat. Më kujtohet kishte marrë, nji kali me pagesë; e ngarkue me shishe birret e na i solli në "Arvejë". Këto ishin disa nga piknikët masive që i kujtoi....,

Dikur vonë, "punët mëtodike", dhe "kondtrollet e arsimit", e anash kaluan, disi punën shkëncore e metodike dhe e përzien; me të ashtuqujturin "boshi i deologjik"...,
Nji shokun tonë, Palë Kokrrit, ndjesë pastë, i cili ishte metodist i aftë, në mësimdhënie e në komunikim më njerzit, gjatë analizës së së nji orë mësimit, nga shokët e Seksionit t'Arsimit, ja përziejnë: "” Këtu ishte deshtë(b.i.) Këtu s' e lidhe me (b,i). Këtu mund, t' lidhej me (b. i) etj.

Palit, si duket, s' thanë gjë, nga ato të metodës shkëncore dhe ai, u inatos dhe u tha: "” " N' ma lashi "bosht ideologjik", jam dakort se ma ka ba drejtori "mullar ideologjik"..., Pali ishte "shakaxhi", ishte edhe i nipi i Kamer Prelës, Deshmorit të Atdheut; se ishte rrezik, t' ja merrnin për "axhitacion e propogandë"...,

Dy vite, 1967 − 1969, mësues, në shkollën Fillore Selimaj, me kolegun e nderuar Zeqir Sadik Lushaj, ruaj kujtime të shumta. Punuem e vepruem, si dy vëllëzër, mund të themi si "dy qe, që si trëmbë kulari". Drejtori nga Lekurtajt, na vuri, n' shënjester: nji ditë vinte, dy s' vinte, du vinte tri s' vite, ne ishim të njëjtit në punë e mësimdhënie. Me fshatin e patëm kaluar shumë mirë dhe gjetëm pritje me bujari. Si harroi kurrë netet të shtepia e Zeqirit e anasjelltas, por urtia, zgjuarsia e Sadik Selmanit, mbetën të pa shlyera në kujtesën time.

Kujtoj vitin 1969 − 1970, kur Zeqiri u nda nga unë për të shkuar më lart, por nji gjë është e vertetë, sa do lart u ngrit me detyra shtetërore e shoqërore, Zeqir Lushaj asë t'afermit e tijë, s' më kanë harruar kurr! Per këtë u jam mirënjohës tërë jetën!....

"” Atë vit që iku Zeqiri, m'erdhi kolegu Halil Gjonaj, me të cilin punova dy vjet dhe e kalova mirë. Të thëm të drejtën e ndiejsha mungesën e Zeqirit aq fort...,
Nga viti arsimor 1971 − 1972, kam punuar, në Rajë, pastaj në Shkollën e Mesme të Bashkuar të Fierzës, në mesin e Klasës Punëtore të H/Ç.

Aty ishim mbi dyzet mësues. Përveç, ditarit na u shtue informacioni politik. Në çdo mëngjes në oren 7- 00, në podium vinte Sek. Org. Bazë të Partisë "Shkollë - Spital" dhe kërkonte pregaditjen, me shkrim dhe provonte kë deshironte.

"” (Merr nga gazetat e hidh në fletore), si punë e rënduar dukej por duhej kryer!

Në Fierzë, dhash mësim në tetvjeçare, në të Mesmen "Shkollë Nate" e së fundi në Gjimnaz. Për trembëdhjetë vjet kam qënë kryetar i Komisionit Lëndor për histori - gjeografi, për shkollat Rajë, Fierzë, T'pla Degë dhe tri vjetët e fundit Z/v. Drejtor i Gjimnazit të Qytetit Fierzës.

Gjatë gjithë kohes, s' kam qënë thjeshtë vetëm mësues por edhe veprimtar shoqërorë; me sa kam ditë kam mësuar edhe të tjerët.

Mbas viteve 1990, si gjithë të tjerëvet, më freskoi "flladi i demokracisë", më çliruan "liritë demokratike" e megjithse ne pension, vëndosa të merrem me punë, e të mos rri si "ujtë që s'hecë, e s'e pin njeri". Kam shetite, jam marrë me hulumtime historike, si i thonë: "ma mirë vonë se kurrë", kam botuar gjashtë libra, monografi, roman e nje liber me poezi. Në shtepi kujdesem për bletën, (kam nji park, t'vogël, me bletë).

--Mirënjohje mësuesve të mi të parë, që tani s' jetojnë: Shaqe Zog Sokolit, nga Thethi, Binak Zenuni nga Bujani Arqile Dhona nga Korça, Ukë Hamza nga Raja Mozllum Hoxha nga Luzha!

"”Mirënjohje e respek, për Pedagogët e Shkollës Pedagogjike "Ndrecë Ndue Gjoka": Bedri Dedja, Shefik Osmani, Urtie Osmani, Kol' Xhumari, Petro Marko, Riza Hajron, Pëllumb Gjebrenë, Aneta Kristidhin, Lumnie Shehletilën, Gjergj Zhejn, Islam Sharofin, Idriz Ballëhysa Vasil Dhimitruka, Klanthi Cici dhe nëse ndonjëri, jeton? - Gëzuar !

"”Mirënjohje dhe respek, profesorëve, të fakultetit Histori - Gjeografi: Dhora Lloja, Refail Lipe, Shefikat Beqja, Mehndu Derguti, Manol Tosollari, Vebi Hoti, Trifon Ziu, Selman Sheme dhe nese jetojnë "” Gëzuar !

"” Mirënjohje dhe respekt, për drejtorët e mi, prej të cilëve mvaresha: Gjon Jaha, Nikoll Rama, Besa Bajraktari, Ibrahim Lamnica, Ndok Sokoli. Previna Ajazi, Mark Gjoka, Hasan Neza, Ibrahim Dizdari, Idriz Logu, Avdyl Buçpapa, Feriz Hyka, dhe atyre që jetojnë : -Gëzuar 7 marsin

"” Gëzuar kete fillim te ri te vitit te ri shkollor: ish kolegëve të mi, me t' cilet, kam punuar në moshën e rinisë, Simon Gjoni, Gjeladin Gjoni, Zeqir Lushaj, Hali Gjoni dhe të gjithë kolegëve, shokë dhe shoqe që kam punuar në shkollën e Fierzës, të cilet janë, t'shumtë!

-Gezuar edhe revistave te mirenjohura kombetare ZemraShqiptare  dhe VOAL, stafit te tyre drejtues, lexuesve dhe komentatoreve te shumtë nga te kater anet e botes. Te gjithë, -qofshi të nderuar.
...!

-Keto kujtime jane pjese e nje libri qe Gjon Ndue Markokaj po shkruan per jeten në arsim-
(Per VOAL, nga Fierza 15 shtator 2013)

GJON NDUE MARKOKAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
HYSË HASA E PËRSHKRUAN JETËN USHTARAKE: ME HOLLËSI, VËRTETËSI E THJESHTËSI…(Rreth librit “Mes shokësh, në shërbim të Atdheut”)Nga RRAHMAN PARLLAKU, Gjeneral Leitnant, në pension, “Hero i Popullit” (09.16.2013)
KUJTIME, QË MBETEN KURDOHERË TË PASHLYERA…(Libri “Përjetë me Shefikun”, nga Urti Osmani-“Mësuese e Popullit”)Nga Prof. MURAT GECAJ publicist e studiues-Tiranë (09.15.2013)
NDAHET NGA JETA AKTORJA ANTONETA PAPAPAVLI (09.15.2013)
ORLEANIA SHQIPTARE MARIE SHLLAKUNga SHEFQET KELMENDI (09.14.2013)
KURRË MA FJALA NË LITAR!- 43 të dënuar, internuar e pushkatuar nga familja NELA të Kollovozit të Kukësit -Përgatiti: ZEQIR LUSHAJ (09.13.2013)
SHPÊLLA E MËRI KOKËS NË STÉNËNga FRITZ RADOVANI (09.13.2013)
NË KUJTIM TË SHQIPTARËVE QË E HUMBËN JETËN MË 11 SHTATOR (Fotoreportazh) (09.12.2013)
NË QARKUN E KORÇËS SHPËTOHEN SHTATË KISHA MBI 300 VJEÇARE (09.12.2013)
AFRIM SPAHIU - ÇABEJI GABOI QË NUK IU HAPI RRUGË STUDIMEVE TË PELLAZGJISHTES (09.11.2013)
IPESHKVIA E PULTITStudim nga RAMIZ LUSHAJ (09.10.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lart]