VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - VEPRIMTARIA E SHTJEFËN GJEÇOVIT NË DRITËN E LETËRKËMBIMIT

                                                                                      

E Enjte, 04.25.2024, 03:21pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 

VEPRIMTARIA E SHTJEFËN GJEÇOVIT NË DRITËN E LETËRKËMBIMIT


E Hënë, 10.12.2009, 09:34am (GMT+1)

 

 

Trashëgimia që na la Shtjefën Gjegjov Kryeziu është e pasur dhe shumplanëshe;studime shkencore e krijimtari letrare.Letërkëmbimi falë perkujdesjes të vetë Gjeçovit pjesërisht është ruajtur , një pjesë humbi e u seleksionua në kushtet që dihen e do ti analizojmë një herë tjetër. Kjo trashëgimi është e rëndësishme për periudhën e historisë së popullit shqiptar dhe për ndriqimin shumplanësh të Gjeçovit në të gjitha fushat ku kontriboi.

 

Gjeçovi si pjestar me armë në dorë dhe organizator i luftës për liri dhe personalitet i shkencave albanologjike me leterkëmbimin na ndriqon shumë aspekte historike dhe të etnokulturës shqiptare. Ky material shumë i vlefshëm dhe për disa ngjarje historike e lëvisje e veprimtari kulturore është i pazëvendsueshëm dhe vetëm vitet e fundi ka tërhequr vëmendjen e studiuesve dhe janë bërë shpalosje për aspekte të veçanta me publikime.

 

Letërkëmbimi i këtij personaliteti ka tërhequr vëmendjen ë studiuesve që në mes të dy luftërave botërore ku kemi edhe botim të korespodencës së tij nga studiuesi F. Fishta1.

 

Në vitet e fundit njftime pershkruese e analize të kësaj trashëgimie kemi nga Thoma Murzaku2, Ruzhdi Mata3, Jup Kastrati4, Bardhosh Gaçe5, Nikoll Lleshi dhe nga autori i kësaj kumtese 7.

 

Nga hulumtimet sistematike të bëra nga ne në vitet e fundit është arritur të mblidhet letërkëmbimi i plotë që njihet dhe ka dalë nga dora e Gjeçovit (vetëm letrat që ka nisur ai) nga ku lecuesi besojmë në një të ardhme të afertë do të ketë mundësinë të gjykojë vetë mbi rëndësinë dokumentare-historike e shkencore që ku zhanër i penës së janjevasit të madh i sjell historisë e shkencës albanologjike në vështrimin lokal, kombëtar e shkencës europiane.

 

Letrat që njihen përfshijnë periudhën 1894 deri me 1928. Kemi të dhëna të terthorta të sigurta, q ai kishte korespodencë edhe me shumë personalitete, por që letrat e Gje%ofit drejtuar atyre nyk i njohim konkretishtë si: Ahmet Zogu, Xhemal Vlora, Luigj Gurakuqi, Luigji Ugolini, , Nuk njohim letrat dërguar Mithat Frasërit, por pergjigjet këtij Gjeçovit po" po kështu dhe disa letra derguar Faik Konocës, Fan Nolit e të tjerve.

 

Nga tematika letërkëmbimi i gjeçovit mundet ta klasifikojmë në kater grupe: a) Letra të karakterit personal e familjar, b). Letra që shpalosin veprimtarinë patriotike e ushtarake për çlirimin e mbrojtjen e kombit tonë, c). të bashkpunimit dhe veprimtarisë albanologjike e hulumtuese e mbrojtëse të pasurisë kulturore e historike kombëtare dhe d). administrative e veprimtarisë fetëre.

 

Letrat i kemi më të dendura në kohë trazimesh e periudha të vështira ku tematikë e tyre janë qendresa e armatosur e forcimi i unitetit dhe më të rralla në periudha të stabiliteti të vendit ku tematikë kryesore janë veprimtaria shkencore, hulumtuese e botuese.

 

Letrat që njohim të dala nga penda e tij rrokin pothuajse gjithe plejadën e Iëvizjes kombtare e kulturore të shqiptarve. Ka letra dërguar figurave historike;

Ismail Qemalit, Bajram Currit, Prng Bib Dodës, Prend Doçit, Mithat Frashërit, Luigj Bumqit , Nikoll Kaqorri, Ahmet Dakli, figurave të shquara të kulturës e artit; Gjergj Fishta, Lef Nosi, Aleksander Xhuvani, Simon Shuteriqi, Mark Vaso, Ibrahim Shyti, Zef Skiroi, Pal Matranga, Zoi Xaxe, Kel Marubi, Ali Asllani, Faik Konica, Ndoc Nikaj, Gjon çoba, Gasper Gurakuqi, murat Toptani, me personalitete të hierarkisë kishtare; Pal Dodaj, Errnesto Koci, Pashk Trokshi, Pal Dodaj, Lorenc Mitroviqi, Gjon Bisaku, Hoxhën e Milotit, Gjergj Gjermanojn, Agustin Zubac, e shumë të tjerë. Nga studiuesit e huaj, Baron Nopça, Konti Kiatkovski, Ugolini, Teodor Ippen, Dr. Miller (francë) etj.

 

Në letrat që kemi në fjalë gjeçovi është një personalitet i shpjegueshëm qartë, me respekt, stili i tij është lakonik, kur kundërshton, në rrethet shoqëeore është i kursyer dhe i hapur kurse me kundërshtaret është i prerë dhe i pa kursyer në argumente, por gjithmonë me etikën e një njeru që ruan dinjitetin.

 

Në aspektin atdhetar e luftëtar është nder ata të paktë patriotë që mbajti korespodencë me Kryetarin e qeverisë së Vlorës Zotin Ismail Qemali ku i kërkon këshilla se si të veprojë për të organizuar vetëqeverimin e krahinës së Va-Dejës sipas ligjeve të Qeverisë shqiptare të sapoformuar. Që kishte një autoritet e simpati në Kosovë na e shpalos pergjigja e një letre nga Prizreni për problemin e mësimit në gjuhë të huaj të fëmive prizrenas nga disa murgesha janjevase. Letra i thotë: " ... ndera e kombittonë kaq të perbuzun po fillon me dal n'dritë. E unë gjithkuej i kam diftue punën e z. Tuej (punën e Gjeçovit), e tan po gzohen qi n'Shqipni mu gjet ksi gjinsh të menshem e atdhetar ... "8

Shpesh në letra nuk shprehet qartë për veprimtarin e tij atdhetare si p.sh. në letrën-relacion të nisur nga Elbasani eprorit të tij ai nyk e permend gjëllimin e misionin e udhëtimit për bashkimin e kishave shqiptare duke u shprehur se i ruhet postës së pasigurtë e qensurës që "biramilote çdo letër".9

 

Ka edhe letra që për studiuesin dalin detyra që të jua gjejë kuptimin si është p. sh. letra e datës 21.x1. 1910 nisur Fishtës nga Gomsiqja.Letra Po ri mbylli ktu do letra, porse me ket shteg m'i kthe per rrogtarin. Posë P. Ambrpzit (Marlaskaj), pash mue e ty mos i kalzo kuejt.ëSe rreziku na rrin mbi krye. Letra mbyllet: "Aman gajret pash Shna Nduen e pash Shqipninë." Nuk dime per çfarë do bahej ky takim me disa persona në shkoder ku të fshehtën para asaj ngjarje duhej ta ruanin këta të tre me rrezik koke1 O.

 

Letërkëmbimi për çdo person është një burim njohje. por për Gjeçovin si një personalitet ajo (korespodenca) na shpalos veprime të rëndësishme që nuk i dimë nga informacione të tjera. P.sh. nga letra që i nis P. Pal Dodajt marrim vesht se Gjeçovi shkoi me dëshirën e tij në Vlorë në vitin 1920, kur aty po zhvillohej lufta kundra pushtuesit italian dhe siç e dimë Gjeçovi u bë një nga organizatorët dhe ideologët e sajë11.

 

Shumë letra kanë dhe karakter të mirfilltë dekumentar p.sh. letra e 17 shtatorit 1913 që i nis Fishtës. Gjeçovi ishte njëri nga drejtuesit e mbledhjes të organizuar në Lezhë me parësin e mirditës, Pukës, Lezhës e Zadrimës. Dy ishin orientimet; një krah për ndarjen e Shqipërisë me një republikë të Mirditës të cilën e perkrahte hapur Kapidan Marka Gjoni dhe me dorashka dhe Preng Bib Doda me të tjerë. Dhe krahu tjetër që kishte mbështetjen e shumicës së pjestarëve të Kuvendit me në krye Emzot Kolecin e Gjeçovin që ishin në mënyrë të prerë për tu perfshirë në Qeverin Shqiptare të Vlorës me një organizim të brendshë sipas kushteve por nën shembullin dhe në hullin e ligjeve e udhëzimeve të Qeverisë së ligjëshme shqiptare me qender në Vlorë. Kjo letër jo vetëm na shpalos patriotizmin e personalitetin politik të Gjeçovit, por dhe është një faqe e dokumentuar e një evenimenti historik në këto kohra të vështira. Po kështu nga lIetrat e shumta të këtij personaliteti të Kosovës mundet të veçojmë për karakterin dokumentar e statj!or edhe evidentimet e dëmtimeve që bëri pushtuesi serb në vitin 1912-13.

 

Por letrat na paraqesin dhe karakterin individual të njeriut Shtjefën. Në konfliktin që shkaktoi me disa fshatar të Gomsiqes, disa pasanik të Shkodrës që kishin dhe mbështetjen e eprorit të Gjeçovit, ky nuk lëshon pe në asnjë rrethanë karshi kanoneve të kishës e të drejtës së kishës mbi pasurit e saja, deri sa armiqësohet në shumë krih dhe pati shumë pasoja. Po kështu njihet simpatia e Gjeçovit perkundrejt Perandorisë Austro-Hungareze, por ai është në mbrojtje të fashatarve të Prekalit dhe akuzon dhe Komanden kur shikon padrejtësi dhe nëpërkambje të malsorve. edhe per këtë transferohet po ashtu siç ishte shkarkua nga Drejtor i shkollës në Shkoder sepse nuk lejoi që një mjek i Austrisë të sillej si i plotëfuqishëm në shkollë. Është vetë Gjeçovi që vazhdimishte ka kerkesa për ndihmë nga Austria për arsimin shqipt, por nuk pranon në asnjë mënyrë që ata të sillen si zot shtëpije në atdheun e tij.

 

Në letrat që ka me kolek albanolog vendas dhe të huaj të bije në sy mbrojtja e lashtësisë së popullit tonë, i euridicioni dhe njhja që ka mbi kulturën e historin e popullit tonë dhe të vendeve të ballkanit. Në të gjitha mënyrat është perkrah nismave të studimeve e të botimeve shqiptare. Është nismëtar për botimin e "Mësharit t'Gjon Buzukut dhe kerkon me insistim që ai të botohet në variantin shqipt, ështtë Gjeçovi që udhëhoqi e ka një pjeë të madhe të pregaditjes së vëlIimit "Visaret Kombtare" të botuar në vitin 1911, nën emrin e pregatitësit V. Prendushi.

 

Në letrat familjare më shumë janë të pasqyruara problemet e hallet e jetës, gjendja shëndetësore, malli ër tu takuar, emigracioni etj. Por na dalin dhe fakte që i kundervihen dashakqinjëve si ato që na pershkruan Konica kur ën portretin e Gjeçovit pas vdekjes: " ... At Gjeçovit .. nuk i mungoj asnji hidhërim, asnjë çpifje, më e çuditshmja e të cilavet ndoshta është te mohuarit se ay ishte shqiptar .. ."11 Megjithse nuk ka asnji dyshim në perkatsin etnike shqiptare të familjes Gjeçov Kryeziu të Janjevës meqense jemi tek leterkëmbimi i tij mundet të permendim letrën që i dergon i kushëriri në emër të vëlIai dhe të një kushriri tjetër në vitin 1911 nga Ploeshti ku shprehimisht i shkruan: " .. Të lutem letrat ti a dergosh në adresën ... Gasper M. Geçov Albanez .. "12. Kjo është shprehje e krenarisë së vetëdijes si shqiptar edhe në dherat e huaja ku i kishte degdis kurbeti të pinjojve të Gjeçovajve dhe të të gjithë janjevavesve.

 

 

-----------

1). Filip Fishta që në vitet '3D boton korespodencë të Pashk Bardhit me Gjeçovin në revistën Hyl/i i Dritës.

2). Thoma Murzaku, - Dorshkrime të Shtjefën Gjeçovit në Arkivin Qendror të Shtetit, Kultura Popullore, Tiranë 1980/1. Është i pari që bën perpjekjen për të njohur leterkëmbimin e Gjeçvit, por dhe kjo në mënyrë të përgjithshme krahas materialit të gjërë arkivor të Gjeçovit që rrok studimi.

3). Ruzhdi Mata në librin "Shtjefën Gjeçovi -Jeta dhe Vepra, mbshtetët në korespodencën e Gjeçovit të cilën e ka vjelur mirë dhe e perdor në analizën e në fungsion të veprës për aq sa ja lejonin kushtet e kohës kur kjo vepër u botua. Shih R. Mata - Veprën e permendur botuar ne Tiranë në vitin 1982. Po ky autor  (v. 2oo1( botoi në gazetën e Tiranës "Drita" disa letra të Faik Konicës drejtua Gjeçovit.

4). Jup Kstrati, Faik Konica, Gjonlekaj Publishing, Nju Jark, 1995 per mend shumë letra të Gjeçovit që i sherbejnë në organizimin e veprës.

5). Bardhosh Gaçe, Nga Epistolari i Ibrahim Shytit në Vlorë, boton dhe letrën e Gjeçovit drejtuar Shytit dhe na jep të dhëna interesante per korespodencën e Gjeçovit që sot

nuk e njohim.                 . L

6). Nikol/ Leshi, -Gomsiqja, në histori e etnokulturë, Tiranë 2001, na jfJ0 të dhëna për korespodencën e Gjeçovit me eprorët.

7). Autori i kësaj kumtese ka botuar herë pas here njoftime dhe komentime të

letër këmbimit të Gjeçovit me personalitete si me Nopçën, Bumçin, Lef Nosin, Pal Dodajnë. Këto janë publikime në shtypin periodik.

8). AQSH. Fondi 58, dosja 95, ffeta 1.

9). Fondi 58, d. 21, ff. 77 v.

10). Letra idërgohet Gjergj Fishtës nga Gomsiqja për një mbledhje që do organizojnë disa franceskanë në Shkoder, në mënyrë shumë të fshehtë. F 58, d,

96, ff. 6-7.

11). " ...Bile ban mirë me i shkrue edhe Bianchit, qi t'mos i kal/coi kuej n 'atë anë se po shkoi vetë në Vlonë. Letra e Gjeçovit i drejtohet Provincialit të Franceskanëve shqiptar, nga Troshani, me 16 mars 1920, është shkrua sapo vendoset, që ai të shkoi në Vlorë ku vazhdonte lufta.

12). Letra i dergohet Shtjefen Gjeçovit në emër të tre kushërinjëve: Gasper M.

Geçov, Gasper S. Geçov dhe Lenca S. Geçov, vëllezërit dhe kushrinjët . Letra ruhet në AQSH, Tiranë Fondi 58, dosja 95,158,  f.. 96, 97 v. në gjuhën S-Kroatisht.

 

 

_________________________________________________________________

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Shtjefën Gjeçov Kryeziu

 

VJETËRSORJA*

               

"Gomsiqe 1914.

Nuk kishte me kenë per mue me u kapun nder do degë dituniet, t'cillvet nuk jamë kenë  vue  me u kerkue as me u hetue skain, porse nuk m'rrihet pa i çilë ketë gojë e pa i priskue dy fjalë mbi ato sende t'vjetra t'cillat i kam edhe i ruej nen kulm t'shpisë seme, e t'cillat a i kam gjetë vetë a mi kanë prum - me pak çmim disa njerëz t'kombit tem me nji t'pakeqësi sikurse i gjeshin a nder vorre a nder rrenime t'vjetra.

 

                Ma i madhi mjerim per vendin tonë asht vorfnimi prej nji visarit ma t'çmueshëm e ma t'vlershëm si janë vjetërsinëat. Kto qi kanë ndejë nen dhe kush e din sa mija vjet, qi kan ba gjumin e ambël nder eshtra t'atyne burrave qi janë kenë ndera e faqja e bardhë e vendit t'onë, e sod, lene si ato sende pushojnë nder Vjetersore t'hueja, por deri eshtra e atyne burrave qi pushoishin n'gji t'tokës Shqyptare u janë shpernda e i ka hjedhë era si ja tekë me fry e me koc e me rrasht janë marrë neper kambë!

 

                Ma i madhi e ma i pa perdëllyeshmi faj i shqyptarvet t'onë asht, qi ato sende t'vjetra t'gjetme n'tokë nder vorre t'lashta i lëshojmë durësh tuj ja shitun t'hujve, e kta, per do çmime t'ngrata faret.

 

                Ky faj s'mund t'ju shkruhet malsorvet a katundarvet, per arsye qi ktyne s'u kupton mendja ma larg e s'dinë me i peshue ato hollime e imtime historiet si i dimë e do t'dimë na qi kena kalue disa mot nder msojtore. Pernjimend se t'pa regjun jena edhe na qi kena xanë dije nder msojtore, porse në u rrejshim nji herë, mendja na piqet per tjera herë: Gabojmë nji herë, por nji tjetër shteg s'do t'gabojmë.

 

                Po qes vedin per tregim tuj ju rrfye hutimin tem e n'daçi edhe marrien teme t'bame, por nji herë t'vetme në vjetin 1900.

 

                Ishe n'Laç - Sebaste të Kurbinit si i parë famulliet, si gjejshe t'knaqun n'kerkim të vjetërsiënave - permi t'cillat tash flas, -mu beh në qelë. Dr. Paal Traeger prej Zehlendorf-it t'Berlinit. I vlerti anthropolog e arkeolog, i cili atbotë pat fillue dishka me belbue taljanisht, e unë si burr i madh (!) xuna me ju levdue per do sende t'vjetra t'cillat i pata gjet mun n'atë kohë m'nji vorr në vend t'qujtun "Koder Bogëz" në katund të Laçit - Sebaste.

 

                Dr. Traegeri mu lut me ja diftue visarin tem, edhe unë me njerzie ja qita perpara. E pvetshe herë per nji send herë për nji tjetër, e ky rrap -çap me me atë gjuhë taljane, u mundote me mi kallxue do punë permbi ato vjetersiëna. Nder kto sende kishe edhe nji unazë-arit t'cillën e pata gjetë n'vorr të vendit të permendun, e pveta Dr. Traeger-in, qi t'më diftote kohen e vjetersiënës s'sajë, e ky mu pergjegj: "Kohen e vlerën s'mund ta kallxoj, se na arkeologët jena të betuem me mos kallxue as kohen as çmimin e vjetersiëvet, por po deshte me e shitë, unë po të nap mje m'7 (shtatë) napolana per atë unazë"!!

 

                Të falem nderes i thaçë Dr. Traeger-it, me më dhanë 400 napolana se shes, por veç deshta me ditë kohen e çmimin e vjetersiës..."

                - ---------

                                * Ky shkrim i Shtjefën Gjeçovit, që ruhet në Arkivin Qendror të Shtetetit, Tiranë, jo i plotë është shkruar në vitin 1914. Megjithse periudhë tepër e vështirë për kombin tonë, Gjeçovi i kushtoi një rëndësi të madhe trashëgimisë kulturore shqiptare. Shkrimi botohet për herë të parë pas 89 vjetësh dhe na vjen keq, që problematika e këtij shkrimi edhe në ditët tona është tepër aktual.
Jaho Brahaj


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Anton Nikë Berisha: Ja pse Martin Camaj është ende i papranuar (10.11.2009)
Apatia politike në Luginën e PreshevësNga Fehmi Ramadani (10.10.2009)
Mësuesi i Popullit Dhori Qiriazi një poet lirik i papërsëritshëm (10.10.2009)
Shembet pa asnjë urdhër shtëpia e Mandelës shqiptar Osman KazaziNga Zamira Kazazi (Bushati) (10.09.2009)
Feith: Qeverisja e Kosovës duhet të fuqizohet (10.08.2009)
Manastiri nuk u dogj vetvetiu, hetuesia kërkon fajtorët (10.07.2009)
Me mbi 700 studentë filloi viri i ri akademik në Universitetin Ndërkombëtar të Strugës (10.06.2009)
Enciklopedia, reagon edhe Akademia e Tiranës (10.06.2009)
KOSOVA NË KËMBË DUKE PRITUR LIDERIN E KOMBIT SALI BERISHA (10.05.2009)
Po ua kthej mbrapa çmiminNga Doc Dr Veton Latifi (Shqip dhe Anglisht) (10.04.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lartë]