VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Pasaporta "biologjike" dhe "Shengen" e shqiptarëve

Nga Ramiz LUSHAJ


E Martë, 10.13.2009, 06:03am (GMT1)

 

 

Ne, Shqiptarët në Ballkan, (Ilirik),  jemi të "hipotekuar" si tokë e kulturë etnike e banorë historik të  Europës që nga "Koha e Neandertalit", jemi të "legalizuar" si "Qytetarë të Europës" që në Antikitetin e hershëm e të vonë Pellazgo-Ilir, Helen e Romak. Para se të marrim pasaportë me vizë Shengen, kemi "pasaportë biologjike", pasi kemi lindur me këtë tokë, në këtë tokë e për këtë tokë etnike shqiptare.

 

Së parit: Në historinë tonë iliro-dardane-epiriote, (me shtrirje gjeografike deri në rreth 1 milionë km2), nga Galauri i Federatës së Taulantëve (shek. VII p.K.) e Mbreti Sirra i Mbretërisë së Enkelejëve (shek. V p.K.) e deri në rënien e Dardanisë (v. 97), ishim "Qytetarë të Lirë" e të mirë të Europës Antike të hershme. Me një "pasaportë" zyrtare (në nivele e raste të ndryshme: me bojë në papirus ose pergamenë, gdhendur mbi pllakë të hollë brozi ose guri) kapërcenim dete e male të Lindjes e Perëndimit. Anijet tona ilire lundronin në Mesdhe e  Atlantik, kishim kushtetuta të qytet-shteteve, maleve e "udhëve të karvajeve", përdorëm monedhën 200 vjet para romakëve, ngritëm Dyrrahun (Durrësin), Apoloninë, Butrintin, Shkodrën, etj., që vijnë mijëra vizitorë nga Europa e Bashkuar për t'i parë si një nga pjesët e çmuara të vlerave themelore e burimore të kohës sonë moderne të shek. XXI.

Së dytit: Edhe të pushtuar nga Romakët, që pas rënies së epokës së Mbretit ilir Gent, e kemi fituar statusin "Qytetar të Europës", pasi gëzonim të drejtën të udhëtonim me "pasaportë" të veçantë në Gadishullin Apenin, etj., krahas gjuhës latine, "gjuhës së shkencës", perandorë e gjeneralë të Romaës janë shkolluar në Iliri, mësonim masivisht edhe gjuhën etnike ilire, kishte vetqeverisje në Iliri, etj

 

Po kjo u shtri në të gjithë hapësirën ilire e dimensionet e kohës, në një pjesë të madhe gjeografike të Europës, në shek. I-II pas Lindjes së Krishtit, kur, në vitin 106, Perandoria Romake sundonte në 5.9 milionë km2 dhe në dy shekujt e mëvonshëm kur u zgjerua edhe më shumë në drejtim të Atlantikut. Përmasat më kulmore për Shqiptarët si "Qytetarë të Europës" shënohen lartësisht e masivisht në dekadën e fundit të shek. III e dekadën e parë të shek. IV, kur kryeqytet i Perandorisë Romake ishte Sirmiumi në Mitrovicën Shqiptare, (më para se shumë popuj të sotëm të Europës të kapërcenin Danubin apo Detin Mesdhe). Shqiptarët, nga fillimet e Mijëvjeçarit të Parë kishin edhe të drejtën ligjitime për t'u zgjedhur perandorë të Romës, etj. Në ato  kohëra të ndrrimit të mijëvjeçarëve të erës së vjetër e të re, kjo mbretëri e më pas perandori cilësohej edhe  "Romako-Ilire", ashtu, siç do të quhej shekuj më vonë (për forcë tradite) edhe "Perandoria e Shenjtë Romake e Kombit Gjerman"

Ishte hera e parë në historinë e Europës, që Roma në provinca sunduese jashtë saj, si në rastin "Iliria", (Illyricum-Iliri)  legalizonte statusin si "Qytetar" të saj, përndryshe: edhe "Qytetarë të Europës", pasi kjo perandori shtrihej në një pjesë të madhe gjeo-politike të Europës së atyre kohërave. Roma nuk i shihte ilirët si "armiq të mundur, po si aletatë të rëndësishëm"(Tit Livi. Lib.4, K.32). Edhe nënshtetasve të Egjypit, kur plasi lufta civile për pushtet në mes Ptelomeu XIII e Kleopatra VII (vlla e motër), pasi kjo e fundit iu drejtua Jul Qezarit, ky  perandor kreu një akt krejt të pazakontë: iu dha qytetarinë e Romës, po kjo më shumë ishte si një "dy shtetësi" e sotme.

 

Në vitin 395, me rënien e "Vijës së Teodosit" mbi Iliri (nga disa studiues thuhet se ishte përmes lumenjëve Shkumbin e Mat(!), kur Roma u nda në dy pjesë: oksidentale e orientale, ku sundonin dy djemtë e Perandorit Teodosi i Madh (379-395): Onori (Perëndimin) e Arkadi (Lindjen), Shqiptarët për herë të parë në historinë e vet antike të hershme e të vonë, provuan ngritjen graduale të "Murit Shengen" të asaj kohe në tokën e vet etnike.

Ndaj nuk e kuptoj, kur në shek. XXI Shengenin e shohim si "urë" të hapave tanë e dorës tënde Europa jonë Euro-Atlantike, si na (ri)shfaqet e (sh)fajësohet si "Mur i dytë i Berlinit" (me nerv e muskuj politik e diplomatik), që ravijëzon përmes shtyllës vertebrore të trupit tonë etnik shqiptar e europian(!).

 

E para: Ky "Mur Shengen" më duket si mit i "Vijës së Teodosit" të kohës Romake (!), që (ri)pengon e (ri)ndanë Shqiptarët e Lirë në Ballkan të lëvizin lirisht në hapësirën europiane "Shengen" (!).

 

E dyta: Ky "Mur Shengen", në rrjedhat e rrjedhojat e tij shqiptare mbarten apo infiltrohen padrejtësisht reminishenca e rezonanca të konceptimit botëkuptimor "0ksidental" e "Oriental" për rastin e Lëvizjes së Lirë të Shqiptarëve të trevave të veta etnike në shtete të ndryshme në Ballkan (!).

-

Ramiz  LUSHAJ është Drejtor Ekzekutiv i QëndresShqiptare të Studimeve Amerikane e Britanike, TIRANË
Ramiz Lushaj


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.