VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
INXHINIER GJON BISHA NË ARRITJET TEKNOLOLOGJIKE BOTËRORE Nga Dr. ZEF MULAJ, Itali E Enjte, 03.06.2014, 08:48am (GMT1) Këto ditë në faqet e informacionit industrial të Europes dhe të shteteve të bashkuara gjejme emrin e shqiptarit Gjon Bisha me origjinë nga Vau - Dejës Shkoder me banim dhe me pune në Itali. Mbaroi studimet në Universitetin Politecnica delle Marche në Ancona në shkencat informatike e automazione industriale. Punon në fushen e elektronikes. Një njeri me pasione të mëdha për shkencen dhe teknologjin ku ka bëre emer për kualitetin e tije të larte profesional e si qytetar këtu në Itali. Për një kohë jo shum të gjatë rreth 2 vjeçare me këmnguljen e tije dhe pasionin studion mënyra dhe aplikon teknika të avancuera të makinave automatike distributore.Këto dite u regjistrua dhe u publikua patenta(brevetto) në Europe dhe Shtetet e Bashkuera të Amerikes.Një arritje që sipas kërkimit të dokumenteve nga inspektoret esaminatore internazional në Gjeneve i çertifikuan që shpikja e tije nuk përben një kopjim o kontrafazione të shpikjeve të tjera që gjenden të rregistruara në registrin internazional të Patentave.(Arritjeve të reja shkencore teknologjike)Mbas këtije suksesi të pare tani fillojne perpjekjet për prototipazazione e industrializimin e dispositivit që zëvendeson për herë të pare qysh nga shpikja e sajë spiralen në makinat automatike pa ndryshuar çertificazionin dhe sistemin struktural të tyre, duke zgjidhur kështu një problem të madh për objektet me dimensione të veçanta të cilat nuk mund të aplikoheshin më përpara.Një gjë e rëndesishme për veç zbulimit të sistemit integrimit e të kontrollit nga logjika software e makines, ështe edhe kostoja e ulur pasi shfrytzohen materiale që gjenden lehte pa pasur nevoje me adoptuar teknologji të posaçme për prodhimin e saje.
Per VOAL, ch, nga Italia 6 Mars 2014 - Dr. ZEF MULAJ
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |