VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

RRUGË E NDRITUR…
(Në Ditën e Mësuesit, kushtuar të gjithë atyre, anembanë trevave etnike shqiptare, të Shqipërisë Etnike)
Nga MONA AGRIGOROAIEI, Bukuresht-Rumani

E Premte, 03.07.2014, 08:09am (GMT1)



Mona, duke recituar...(Tiranë, 5 mars 2014)

Nëper mësonjëtore, shkronjat po rrugëtojnë,
Si perla të kristalta në letër vallëzojnë;
Rrug' e ndritur, që krimbat nuk e kafshojnë,
Shteg i pamposhtur - jeta e mësuesit.

Gjenerata vijnë e shkojnë,
Por mësuesit e Kombit nuk vdesin!
Kurorë legjendash të Shqiptarisë,
Që prej balts e mort' na qesin.

Rrezet e diellit tënd na kaplojnë
Edhe në qoshet më të humbura të territ...
Kur nxënësit abetaren shqip e mësojnë,
Ngordhin edhe djajt pushtues të ferrit!


Tirane, më 5 mars 2014
-----------------------------------
Shënim:
Në pragun e festës së 7 Marsit 2014, Ditës së Arsimit Kombëtar Shqiptar, në Muzeun Historik Kombëtar, të kryeqytetin Tiranë, dje pasdite u organizua një veprimtari mbresëlënëse, nga Shoqata e Arsimtarëve të Shqipërisë. Sigurisht, e paparaishkuar në programin e hartuar, aty e kërkoi fjalën edhe perkthyesja e veprimtarja, nga Bukureshti i Rumanisë, zj. Mona Agrigoroaiei. Shoqërohej nga mësuesi veteran, Bardhyl Selimi dhe ndodhet për një vizitë në vendin tonë. Ajo e recitoi në gjuhën shqipe, plot frymëzim, para të ftuarëve në sallë, poezinë e mësiprme, të krijuar prej saj po shqip, e cila u duartrokit nxehetësisht.
Nga: Murat Gecaj
Tiranë, 6 mars 2014
MONA AGRIGOROAIEI


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.