E Premte, 04.19.2024, 11:21am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
AZGAN HAKLAJ, AUTOR ME INDIVIDUALITET PANSHQIPTAR
Nga EMIN AZEMI, publicist, pedagog në UEJL, Tetovë

E Enjte, 03.13.2014, 07:58am (GMT+1)


Azgan Haklaj vjen me një titull të ri që përpos ngarkesës semantike, ka edhe kontinuitetin e një kredoje publicistike. "ASHTI I KOMBIT" identifikon prirjet e autorit për të bashkuar epikën me rrëfimin modern, si dhe për të sintetizuar hulumtimin etno-kulturor me atë social-politik. Recepienti shqiptar nuk mund të jetë indiferent kundruall mjeshtrisë së pejsazhit narrativ që autori shtrin gjatë udhëtimit në kohë e hapësirë. Detaji i pavëmendshëm që mund t'i ikë një vëzhguesit të rastit, tek Azgan Haklaj merr statusin e mikrongjarjes, sepse vetëm autorët si ai u japin jetë e gjallëri situatave.
I kompozuar si një tërësi me diversitet tematik e stilistik, ky libër sjell para lexuesit imazhin e gjallë të kontrastit në politikë, kulturë, etnopsikologji etj.
Azgan Haklaj edhe me këtë vepër po dëshmohet se është një polemist i kultivuar i letrave shqipe, por edhe një erudit që injekton në memorjen tonë jehonën e një kohe dinamike.
Njëkohësisht ai është edhe kronist pedant, atëherë kur ndërlidh algoritmin kohor me galerinë e gjerë të protagonistëve të fushave të ndryshme.
Pasioni për të shpërnda vëmendjen e lexuesit në një planimetri më të gjerë hapësinore, ku gjejnë vend emra të përveçëm të politikës e kulturës mbarëtnike, e bën Azgan Haklajn një autori me individualitet panshqiptar, një model ky i munguar në publicistikën shqiptare.
Autorët, bashkë me veprat e tyre, në varshmëri nga korpusi tematik e strukturor, identifikojnë përcaktueshmërinë e vlerave.
Azgan Haklaj me këtë libër edhe njëherë rikonfirmon frymën civilizuese perendimore në ligjërimin publik, duke u bërë kështu zë i atyre forcave që duan të afirmojnë botërisht vertikalen shpirtërore të shqiptarisë, me një gjuhë të qartë e të pasur.
Shëngjin, 11 mars 2014

EMIN AZEMI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Nga kendveshtrimi i pergjithshem i epistemologjise revolucionare dhe asaj politike:REVOLUCIONET, RESTAURIMET DHE EVOLUCIONET...Nga AGRON SHABANI (03.12.2014)
PARTIA E PUNËS E SHQIPËRISË KUNDËR AMERIKËS, E PËRKRAH RUSINË!Nga ASLLAN DIBRANI (03.11.2014)
GRATË SHQIPTARE TË MËRGATËS - SIMBOLI I AJKËS SË VENEDIKUTNga LUÇIA NADIN (03.11.2014)
SHTETI DHE PUSHTETI SERB NË TENSION TË THELLË OSE DEPRESION?!Opinion nga AGRON SHABANI (03.10.2014)
…E KA ZEMREN HIPOTEKË“Hipoteka e të parëve t’mime Senet… n’daç me Tapi”.Poemë nga ZEQIR LUSHAJ  (03.08.2014)
Skicë:NDERIM E KUJTIM, PËR MËSUESIT DHE PEGAGOGËT TANË…Nga MURAT GECAJ (03.07.2014)
RRUGË E NDRITUR…(Në Ditën e Mësuesit, kushtuar të gjithë atyre, anembanë trevave etnike shqiptare, të Shqipërisë Etnike)Nga MONA AGRIGOROAIEI, Bukuresht-Rumani (03.07.2014)
Në prag të Festës së 7 Marsit:VEPRIMTARI E SHOQATËS SË ARSIMTARËVE TË SHQIPËRISËNga IBRAHIM HAJDARMATAJ (03.06.2014)
INXHINIER GJON BISHA NË ARRITJET TEKNOLOLOGJIKE BOTËRORENga Dr. ZEF MULAJ, Itali (03.06.2014)
NË ÇFARË (ÇKA) SYNOJNË KOSOVA DHE SHQIPTARËT?Nga AGRON SHABANI (03.04.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lart]