E Premte, 03.29.2024, 12:19pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
SAMI BLLOSHMI, BABAI I POETIT MARTIR VILSON BLLOSHMI - M'I MORËN NGA DUART FËMIJËT, NJËRIN MA PUSHKATUAN, TJETRIN MA DËNUAN 25 VJET BURG
Bisedë me babain e poetit të pushkatuar
Nga BEQIR SINA, New York

E Premte, 03.14.2014, 10:05pm (GMT+1)


Një familje e tërë që gjatë sundimit komunist kaloi vujtjet e tmerrshme në burgjet e kampet e interrnimit në Shqipëri: Vilson Blloshmi pushkatuar ne 1977 , Bedri Blloshmi arrestuar ne 1977 liruar ne 1991, Sami Blloshmi 15 vite burg, Hajdar Blloshmi i pushkatuar, Hasan Blloshmi vdekur ne burg, për të mos harruar dhe pjesën e internimit.Kjo është tani historia e patriotëve, Blloshmëve të Elbasanit dhe persekutimi i tyre si fisë në kohën e sundimit komunizëmit që shënuan emrin në histori dhe rrëfehet për gazetën tonë, 85 vjeçari i mbijetuari i Blloshmëve, babai i poetit të pushkatuar Sami Blloshmi.

Zoti Blloshmi, ardhja juaj në Amerikë, a ka ndonje shkak (motivim), dhe a gjetët në këtë vend atë që e kishit menduar më parë?
Sami Blloshmi -
Shkaqet janë disa: e para se kam birin Selman Blloshmin këtu se bashku me familjen e tij, edhe bijën time Lirije Xhydollari, po së bashku me familjen e saj, kam gjithashtu edhe vellain tim Bukurosh Blloshmin me familjen e tij, dhe e dyta realizova një ëndërr të kahershme për të cilën një jetë të tërë kam vuajtur, dhe ishte një ëndërr që unë të shkelja në Tokën e Premtuar, shpresën e vetme dhe të fundit që kam pasur unë dhe familja ime, që syt i kishim gjithë jetën nga Amerika, dhe faleminderit që erdhi një kjo ditë dhe i madhi Zot ma realizoi këtë dëshirë.

Juve jeni një familje që megjithëse patët humbje të mëdha njerëzore dhe materiale, nga ai regjim prapë -se -prapë, i mbijetuat diktatorit komunist. Si e kishit gjithë këtë fuqi?
Sami Blloshmi-
Në rradhë të parë duke respektuar edhe bashkëvuajtësit e mi më duhet të pranojë se familja ime nuk mund të quhet e veçantë, megjithse kemi edhe ne specifikat tona, por do të thoja në përgjigje të pytjes suaj në Shqipëri ka patur shumë familje të tilla, që patën humbje të mëdha , por falë moralit të lartë shpirtëror, familjes, origjinës së tyre, dhe besimin në Zot, besimin në nder e drejtësi edhe ne si bashkëvuajtësit tanë, megjithëse me vuajtje të mëdha ia arritëm që të mbetemi egzistent të mbetmi gjallë.

Zoti Blloshmi mbasi jeni edhe pak në moshë, pyetja është se kur do të fillonte jeta juaj nga ju, mbani mend ato çfarë keni përjetuar? Çfarë historie mbani mend you ?
Sami Blloshmi-
Unë mbaj mend mirë periudhën e Mbretërisë Shqipatre e cila pati një sistem organizimi të përsosur, por kryesisht një sistem juridik shumë të pranueshëm që e bënte popullin t'i gëzoheshe asaj që kishte, vendosur Mbreti Shqiptar atëhere. Ne kishim pronat tona të cilat ishin të mbrojtura me kushtetut, ishte liria e besimit, feja ishte e shenjtë, mbrohej me ligj rendi edhe qetësia, sa që një xhandar në një krahinë dhe ishte i mjafteshëm. Leku shqiptar ishte i fort dhe njerëzit paguheshin me mirë,. Ajo që sot është ëndrra e çdo njeriu lëvizja e lirë nëpër botë, në kohën e Mbretit Zog i Parë, ishte realitet, rrugët e shqiptarëve me pashaportën e Mbretërisë për në gjithë botën ishin të hapura edhe paraja ishte e garantuar.

Unë mbaj mend dhe ditën e zezë të okupimit fashist, që jo vetëm na pushtoi vendin, por na prishi dhe atë që e kishim filluar aq bukur edhe mirë t'a ndërtonim.Okupimin e paguam me shumë gjak djemsh të rinj që ishin nacionalist të vërtet. Për shkak të ardhjes së mortajes së kuqe, e ila erdhi gjatë asaj lufte kur u formuan edhe partitë e ndryshme në Shqipëri, që fatkeqësisht nuk e gjetën gjuhën e përbashkët, por u gjakosën me njëra tjetrën në një luftë vllavrarëse. Kjo e keqe natyrisht, që solli ato plagë që po bën treçerek shekulli në demokraci, që klasa politike në Shqipëri, ende nuk ka pasur vullnet që t'i mbylli plagët e krijuara në periudhën e diktaturës komuniste.

Tani kur kujtojë diktaturën, mendojë që nga fjala diktaturë na jep të kuptonim se çfarë do prisnim nga ajo gjëmë e keqe. Mbas luftës me të vështirë Shqipëria, që u pranua në Lidhjen e Kombeve, rezultoi se ajo ishte e kundërta me vendet e tjera. Ajo përfaqësonte një model për askënd dhe një sistem që erdhi duke u degraduar.Pasoja më e madhe që solli komunizmi ishte ç'veshja e njerëzve nga personaliteti, dinjiteti, edhe nga përgjegjshmëri individuale kombëtare, ndaj internacionalizmit partia pushtet donte dhe i formojë njerëzit, sipas modelit të saj siç predikonin ata "Njeriun e Partisë".

45 vjetë të sundimit të Enver Hoxhës, kan qenë jo vetëm për mua dhe bashkëvujatësit e mi, por edhe për popullin shqiptarë në përgjethësi vitet më të këqija që ka kaluar ndonjëherë Shqipëria dhe populli ynë. Vendosja e ligjeve të këqija ishin forma më e keqe e tiranisë, shpronsimet deri në dhimbje dhe shkatërrimi i pronës private. Të zotit ju hoq e drejta që të kishte vend në Shqipëri. Lufta e klasave shkoi deri atje sa diktatori hëngri edhe bijt e vet:- E çfarë t'u rrëfejë më shumë, vetëm lutem që mos ardhtë kurrë më ajo kohë e mos ju dëgjoftë emri kurre atyre që drejtuan në atë kohë.

Tani,unë po jetoj edhe këto 23 vjet që po bëhet përpjekje për të ndryshuar nga periudha komuniste për mua në këto vite kan bërë si më thënë "duel e mira me të keqen e drejta me të pa drejtën si edhe mentalitetet perendimore me ato lindore". Shqipëtarët nuk duhet të qëndrojnë njëherësh hipur në dy kuaj, se kështu gjithmonë do të të pësojnë aksidente!. Ata duhet të hypin në atë kalë që thotë Europa edhe të mbërrijnë në destinacion. Juve jeni të rinj edhe me durim dhe përpjekje por do tja arrini të shpëtoni nga kanceri komunist.

Si nisi tragjedia e familjes suaj dhe a është bërë e njohur deri tani? apo keni më për të thënë....çfarë mendoni ?
Sami Blloshmi-
Familja jonë ka qënë e njohur prej shume shekujsh, me vet-dije kombëtare,me pushkë edhe pen ka përfaqësuar territoret e saj në shumë kuvende kombëtare. Im atë Selman Blloshmi ka qenë kryetar krahinor, i thoshin në ato kohë. Ai ka përfaqësuar krahinën tonë dhe Pogradecin në Kongresin e Elbasanit më 1908. Ai ka dhënë ndihmensën për shkrimin këndimin e gjuhës shqipe. Ai i vuri qysh në atë kohë rëndësi shkollimit të bijve të vet.

Birin e tij të madh dhe vëllain tonë Aziz Blloshmi e dërgoi për studimet e larta ushtarake në Austri dhe kur mbaroi ai shërbeu në administratën e qeverisë mbretërore shqiptare. Ardhja e komunizmit kërkoi eleminimin e këtij kuadri me kulturë perendimore edhe ashtu ndodhi. Azizi më 1944 u pushkatua nga komunistët, këtu filloi tragjedia e familjes tone e cila vazhdoi me cilësimin kulak, ky cilësim solli shkatërrimin e plotë të ekonomisë që e kishin vendosur ndër breza.

Persekutimi komunist ndaj familjes tonë nuk do të mbaronte, arrestuan vëllain tonë që vinte mbas Azizit, Hasan Blloshmit, me akuza politike të stisuara ja hoqën të drejtën e lirisë për 25 vite. Në vazhdim me arrestuan edhe mua. Ligji i agjetacion-prapagandës(Neni 55) nuk donte shumë mundim për t'a burgosur një njeri në Shqipërin e kohës së komunizmit. Më dënuan 7 vjet heqje lirie. Komunistët e kishin planifikiuar që meshkujt nga shtëpia jonë duhet të ishin të gjithë në burg. 1976 më arrestuan dy 2 djemtë e mi Vilson Blloshmi e Bedri Blloshmi, kuadri komunist në Librazhd, kërkonte eliminimin e tyre. Ata të vetmin krim që kishin kryer ishte se dashuronin letërsinë lexonin libra në shqip e në gjuhë të huaj dhe shkruanin fraza dhe rrjeshta poezish lirike dhe patriotike. Të dy i dënuam me vdekje pushkatim. Por fatëmirësisht Bedriut ja lanë me 25 vjet heqje lirie. Vilsonin ma vranë, më muarnë nga duart e mi dritën e syrit, pikërisht ata që sot janë në pushtet dhe hiqen sikur nuk kanë bërë asgjë.

Mbasi na sakatuan shpirtërisht , na internuan duke na shpërngulur nga shtëpia dhe po atë ditën e internimit riarrestuan vëllain tonë Hasan Blloshmi, që porsa ishte liruar nga burgu i parë dhe ai nuk doli më i gjallë nga burgu vdiq atje.

Për sa kohë do ishit i persekutuar? Dhe do të jetonit me frikën e regjimit të privuar dhe në burgje?
Sami Blloshmi-
Ne si familje do të jetonim nën terrorin komunist, prej nga 1944 deri sa perendimi do të triumfonte mbi lindje dhe do të likudoheshin relikat komuniste në të gjithë Shqipërinë. Viti 1990 ishte viti i fillesës së lirisë jo vetëm për familjen tonë, por për gjithë shqipëtarët. Tani jemi në pritje që të konsolidohet liria dhe drejtësia dhe të dalë në dritë drejtësia për të cilën vetëm mbetëm duke shpresuar si unë dhe bashkëvuajtësit e mi.

Gjithë kjo vujatje sa të shkruash libra. Cili ishte shkaku, ?
Sami Blloshmi-
Shkaku pse neve jemi familje e njohur për patriotizëm, atdhedashës, luftëtar, intelektual dhe pronar , ishte e vetmja mënyrë për të luftuar të gjitha familjet si ne ne kudo në Shqipëri, nga Veriu në Jug, sepse kështu ata do të mbeteshin gjallë e do të sundonin për 45 vjet me rradhë e qëndruar në fuqi. Ata ishin të bindur që komunizmin neve si sistem nuk e donim, dhe megjithëse e panë që asnjëherë nuk i sollëm dëm, përkundrazi e kishim ndihmuar në luftën ndaj okupatorit fashist dhe nazismit, pra-se prap ne ishim më të përdjekurit ashtu si dhe shumë familje të mëdha shqiptare që pësuan të njëtin fat me ne.

Familja Blloshmi,mendoni se e ka marre vlersimin e nderimin që meriton gjatë këtyre 23 viteve të demokracisë ?
Sami Blloshmi-
Nuk mund të themi që fare jo. Është vënë emri i Vilsonit në një shkollë në qytetin e Librazhdit, po në këtë qytet është vendosur një bust në përkujtim të Gencit edhe Vilsonit dy poeteve të pushkatuar. Shokët e letrave të Vilsonit e Gencit i kanë përjetësuar ata duke i përmbledhur në vepra shkrimet e tyre. Në përkujtim të tyre janë shkruar skenare televizive dhe ato trasmetohen në ekranet e televizioneve me rast datash përkujtimesh. Është premtuar së shtëpia e lindjes të Vilsonit në Bërzeshtë do të bëhet muze, por akoma jo!. Në dhomën Muze të Vilsonit kanë bërë vizita kryetari i Parlamentit Shqiptar shkelqesia i tij i ndjeri zoti Pjeter Abnori si dhe presidenti i nderuar shkleqësia e tij zoti Bamir Topi, si dhe shumë ministra e deputet. Këto për mua janë sasi e konsiderueshme morale, por vlersim kapital ende mbete për t'u parë.

Ju nuk keni ndonjë pension të posaçëm prej djalit tuaj Vilsonit të pushkatuar? Po gruaja e tij edhe fëmijët?
Sami Blloshmi-
Mua si babai i Vilsonit një vlersim i tillë deri tani nuk më është bërë. As nëna e Vilsonit nuk e ka patur, por as vajza e tij Eni nuk është trajtuar me një pension të tillë.

Në mos gabohem në 8 vjetët e fundit: para-dëmshpërblimi keni marrë si të përndjekur poliitik që keni qenë? apo jo !
Sami Blloshmi-
Qeveria e kaluar kishte planifikuar që dëmshpërblimet në vlere leku t'i paguante me shumë këste që unë tani nuk i kujtoj dot sa sa janë por unë kam marr vetëm 2 këste, me shuma të vogla për çdo këst.

Vijmë tek një çështje e rihapur disa herë. A jeni ju, të rihapet dosja e Vilson Blloshmit, po për dosjet e tjera?
Sami Blloshmi-
Për sa di unë, në shtyp e në libra janë botuar shumë materiale nga dosja e Vilsonit, mbase jo të gjitha kanë dalë dhe emrat e atyre që çuan në pushkatim Vilsonin. Por me kot, politikanët e sotëm i kanë veshur me pushtet. Akoma sot politika në Shqipëri ka besim në këtë administratë, njerëz që kanë bërë krime, kjo është çudia me e madhe në demokracinë e sotme. Përsa i përket dosjeve në përgjithësi, si thoni ju unë mendoj se ajo është pjesa më e errët e këtij vendi, që ato dosjet vazhdojnë të jenë të mbyllura në qilarët e zeza të këtij vendi që quhet shtet. Shqipëria është i vetmi vend në Europë që me këmbngulje e zmbraps çdo kërkesë për hapjen e tyre. Klasa politike sot në Shqipëri u jep mesazh qetësimit të gjithe veglave të diktaturës, spiunëve, hetuesve, torturuesve, duke u thënë me këtë rast : "Rrini të qetë se jeni të mbrojtur nga te gjitha krahët, ndërkohë që Shqipëria është e pambrojtur nga të gjitha krahët".

Zoti Blloshmi! A ju takon ndonjëher në Tiranë apo Librazhd t'i hasni rastësisht ata që i ndjeni si shkakatër e tragjedisë tuaj ?
Sami Blloshmi-
Sot, në demokraci natyrisht që levizja e lirë e tyre na takon shpesh që të shihemi me njëri tjetrin , por edhe po nuk u pamë fizikisht shifemi nëpërmjet ekranit të televizorit ky fytyrat e tyre janë pothujase çdo ditë në politik apo jetën sociale. Ata kanë një kurajo të çuditëshme dhe hiqen sikur nuk kan asnjë fajë dhe nuk kan qenë atë që na bënë gjëmën mua dhe mijëra bashkëvujatësve të mi. Tek, syt e tyre unë për vete nuk shohë asnjë shenjë ndjejne se kan bërë diçka, asnjë shenjë pendese. Bile do të thoja se :" Ata tregohen kryelartë sikur të kenë bërë ndonjë vepër në të mirë të njerëzimit dhe u errën syt ku na shohin ne sot që fëmijët tanë të paktën ka përparuar dhe janë të suksesshëm. Dhe tani që janë edhe me pushtet, kur na shohin me shumë fodullik, janë gati të na thonë " Ja ku neve na keni përsëri dhe jemi në pushtet dhe nuk keni se cfarë të na bëni ashtu sikur nuk kisht të na bëni". Dua të them se ky është dënimi më i rëndë që na ka dhënë sot politika e këtyre 23 viteve demokraci. Bile aq më keq se bijët e tyre shkruajn sikur u vjen keq për vujatjen tonë çfarë hipokrizie që sa ndodhur në asnjë vend të botës !

Si e vlersoni ju zgjedhjen e Bedri Blloshmit, në krye të institutit të përndjekurve politik në Shqipëri, si një pendesë e socialistëve për familjen Blloshmi, apo një privilegj politik në pazaret politike? ku ai aderon apo jo në FDR
Sami Blloshmi-
Unë mendojë se zgjedhja e Bedriut në krye të këtij institucioni për mua që e njoh mirë se e kam djalë dhe e kam rritur vet është se nuk mund t'a paragjykoj. Ajo ka qenë, mendoj unë, një përzgjedhje e Kryeministrit të ri. Në programet që kjo qeveri thotë se ka për shtresën e persekutuar nga qeveria komuniste, në se mund t'a quaj një korigjim për realizimin e programit. Bedri Blloshmi, në këtë rast nuk përfaqëson vetëm Blloshmin, por është për të përfaqësuar të gjithë shtresën e të persekutuarve nga komunizmi, dhe në mos ai dikush do të ishte në atë detyrë, dhe kjo vlen ndoshta edhe për të iu përgjigjur pyetjes suaj " përsa i përket pazareve politike". Bedriu, për sa e njoh unë si birin tim - nuk ka natyrë kompromentimi që do të ishte në dëm të shtresës së vet. Ai po qe se do të shohi se qeveria do t'i japi shenjat e një "djallezie", Bedriu menjëherë është nga ata që e denancon. Ai është i pa kompromentueshëm do të thoja me plot bindjen time.

A mendoni se është bërë sa duhet për të persekutuarit politik në Shqipëri?
Sami Blloshmi-
Ka 23 vjet që sistemi i diktaturës thuhet se nuk ekziston dhe si i tillë, me këtë shtresë klasa politike shqipëtare duhet të kishte mbaruar punë, njëherë e mirë dhe të mos egzistone më kjo pyetje, sepse, të thuash ende nuk është bërë sa duhet, është një pyetje e rëndë për vet këtë shtet që pretendon se është demokraci, pyetja duhet të i drejtohet tani drejtuesve politik të vendit se : "Kur do të integrohet shtresa e persekutuar dhe pse është defaktorizuar deri tani kjo shtresë ?

Çfare mesazhi kishit për bashkëvuajtesit tuaj?
Sami Blloshmi-
Duke ju falenderuar juve si gazetë që më dhatë rastin të komunikoj me lexuesin e gazetes tuaj, mbas kësaj moshe 85 vjeçare timen, të gjithë bashkëvuajtësit e mi i ngushëlloj për dhimbjet shpirtërore e fizike që pësuam nga djalli i kuq komunist dhe i uroj të kenë durim durim e durim se e drejta do të triumfojë mbi ata "Vërtet vonon por kurr nuk harron !".
Ju faleminderit që gjetë kohë të bisedoni me gazetën tonë.
Sami Blloshmi- Gjithashtu, pranoni edhe juve faleminderimet tona që na dhatë mundësinë të flasim me gazetën tuaj

BEQIR SINA


Rating (Votes: )   
    Comments (11)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Si sot e 50 vjet më parëKROSI PRANVEROR-Kujtime rinore, në Diten e Verës- nga ZEQIR LUSHAJ (03.14.2014)
IKU DHE HYSEN SHOSHORI...Nga FATMIR LAMAJ, i burgosur politik (03.13.2014)
AZGAN HAKLAJ, AUTOR ME INDIVIDUALITET PANSHQIPTARNga EMIN AZEMI, publicist, pedagog në UEJL, Tetovë (03.13.2014)
Nga kendveshtrimi i pergjithshem i epistemologjise revolucionare dhe asaj politike:REVOLUCIONET, RESTAURIMET DHE EVOLUCIONET...Nga AGRON SHABANI (03.12.2014)
PARTIA E PUNËS E SHQIPËRISË KUNDËR AMERIKËS, E PËRKRAH RUSINË!Nga ASLLAN DIBRANI (03.11.2014)
GRATË SHQIPTARE TË MËRGATËS - SIMBOLI I AJKËS SË VENEDIKUTNga LUÇIA NADIN (03.11.2014)
SHTETI DHE PUSHTETI SERB NË TENSION TË THELLË OSE DEPRESION?!Opinion nga AGRON SHABANI (03.10.2014)
…E KA ZEMREN HIPOTEKË“Hipoteka e të parëve t’mime Senet… n’daç me Tapi”.Poemë nga ZEQIR LUSHAJ  (03.08.2014)
Skicë:NDERIM E KUJTIM, PËR MËSUESIT DHE PEGAGOGËT TANË…Nga MURAT GECAJ (03.07.2014)
RRUGË E NDRITUR…(Në Ditën e Mësuesit, kushtuar të gjithë atyre, anembanë trevave etnike shqiptare, të Shqipërisë Etnike)Nga MONA AGRIGOROAIEI, Bukuresht-Rumani (03.07.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lart�]