E Enjte, 04.25.2024, 04:02pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
QEVERIA, E MAJTA DHE EQREM BEJ VLORA
Nga BEN ANDONI

E Shtunë, 03.15.2014, 09:11am (GMT+1)


Ka kohë që stërmbesa e Hoxha Tahsinit, mësuesit të Rilindasve shqiptarë, përpiqet të gjejë në Stamboll varrin e figurës së madhe poliedrike. Me një letër në dorë që iu referohet disa indikacioneve të vjetra të varrit të vet, sorollatet e vetme. E moshuara, në ditët e fundit, me krejt shpenzimet e veta po boton edhe artikujt e tij, pasi Akademia nuk e ka bërë dot deri më tani. Njësoj, sorollaten me kushedi sesa familje për paraardhësit e tyre, pa asnjë ndihmë nga shteti shqiptar.

Ndaj, kur dëgjon për hapa vlerësimi të qeverisë shqiptare për figura të ndryshme nuk ka sesi të mos ngazëllehesh. Kjo për atë pamundësi që i jepet vënies së gjërave në vend, por më shumë se kaq dhe respektit ndaj njerëzve që e bën shtetin shqiptar. Por, kjo s'ishte arsye që vendimi i fundit i qeverisë Rama për kthimin e eshtrave të Eqrem bej Vlorës në atdhe, të ngjallte ndonjë ngazëllim. Përveç respektit që përçon çuarjen në vend të amanetit të të ndjerit.
Duke u kthyer pak pas, figura e Eqrem bej Vlorës ishte gati e panjohur deri në mesvitet "˜90, derisa Instituti i Librit dhe Komunikimit do të sillte të përkthyera kujtimet e tij, shkruar në gjermanisht. Sot, në largësinë që kap periudhën e botimit të këtyre kujtimeve, nga më të bukurat e shkruara të periudhës së gjysmëshekullit të parë të shek. XX, mund të hidhet dritë për një figurë vërtetë interesante kulturëdashëse. Anipse, s'ka lidhje fare me protokollin zyrtar që i ka lënë shteti shqiptar.

Që do të thotë se qeveria Rama, në nderimin zyrtar të tij ka bërë një akt papërgjegjshmërie në rastin më të mirë dhe cinik në atë më të keqin. Për të mos thënë se Rama po bën një lojë të rrezikshme me ndjenjat patriotike të një pjese të elektoratit të vet. Të kujtojmë se është i mandatuar i qytetit të Vlorës, vendit me të cilin është e lidhur historia e tij. Do të jetë befasi për një pjesë të së Majtës në Vlorë që kjo figurë të rehabilitohet në këtë lloj mënyre, që do të thotë se me këtë rast është edhe politikisht i pastruar. Logjika të çon se një pjesë e elektoratit të Majtë do ta abandonojë, nëse vërtetë përfaqësojnë atë që realisht kanë treguar deri më tani. Të paktën për respekt të asaj që ka dhënë për antifashizmin Vlora, kundrejt kolaboracionistëve si Eqrem Vlora.

Le të hidhemi pak te figura e vet: Një nga njerëzit që ua lehtësoi punën pushtuesve fashistë në Shqipëri ishte edhe Eqrem bej Vlora. Jo se nuk kundërshtoi, por se u vu haptas në të gjitha strukturat e tyre. Në fakt, që më 1920 do dallohej për këtë kur ishte afër komandantëve pushtues dhe më vonë gjatë Luftës së Dytë Botërore, kur shërbeu devotshëm nën regjimin italian dhe më shumë se kaq kur mbajti postin e Ministrit të Drejtësisë, tagër që e lidh patjetër me firmosje internimesh patriotësh të luftës antifashiste.

Kuptohet se për shkak të shkallës së kulturës, ai dinte që të sillej si duhej dhe të mos ekspozohej me atë peshë që morën një sërë figurash të urryer, por gjithsesi çlirimi i Shqipërisë do ta gjente në kushtet më të këqija të mundshme, si bashkëpunëtor efektiv të fashizmit.

Eqrem Vlora do të mbijetonte me vështirësi paskëtaj dhe falë formimit të vet do të angazhohej në studime. Shkalla e lartë e njohurive dhe puna e Eqrem bej Vlorës dhe puna e tij kushtuar albanologjisë është disi në përpjesëtim të zhdrejtë me kontributin patriotik të kësaj figure vërtetë kontroverse.

Eqrem bej Vlora, për fatin e tij të keq, ose si e thoshte vetë, do të ishte top i një fati të çuditshëm në jetën e tij, diti të orientohej keq me zhvillimet e kohës. Jo sepse u rreshtua në anën e gabuar, por se me kolaboracionizmin e vet i shërbeu paq pushtuesit.

Kjo është një panoramë e shkurtër, por që të bën të mendosh se kujdesi për sjelljen e eshtrave të veta nuk i takon ky tagër me protokoll shtetëror. Mbi të gjitha, për të Majtën, tregon një mungesë të theksuar respekti ndaj idealeve që ata përfaqësojnë.

Nëse do të shtonim si argumente, por jo kryesore, dhe shpenzimet që i atribuohen Ministrisë së Jashtme dhe asaj të Kulturës, mund të shtosh elementë kundër, kur dihet se një varg patriotësh nuk u dihet varri, për të mos thënë se nuk ekziston as kujdesi minimal për t'i mirëmbajtur një varg syresh që janë lënë në mëshirë të fatit nëpër Shqipëri.

Duke e respektuar kujtimin e të ndjerit dhe amanetin e tij mund të ishte shumë mirë pjesë e një protokolli të një grupimi të Shoqërisë Civile, që gjejnë në figurën e tij një lloj frymëzimi, kuptohet edhe familjes dhe pushtetit vendor (nëse kjo e fundit do e shihte të arsyeshme për kontributin e vet për Vlorën), por asesi një protokolli shtetëror, në këto përmasa.

Në një mendim të kthjellët, e Majta ka kohë që i është shmangur filozofisë së saj. Që nga qëndrimi i vërtetë ndaj shtresave në nevojë, problemit të pronave dhe të tjerave, por kjo s'përbën ndonjë argument për qeverinë për akrobaci të tilla, pavarësisht justifikimit që do të bëjë në të ardhmen.

Kuptohet se titullarët e Ministrisë së Kulturës dhe të Jashtme janë të detyruar që të plotësojnë protokollin, por për një gjë duhet që të ndërgjegjësohen njerëzit që pretendojnë se i japin këshilla qeverisë shqiptare. Lufta antifashiste ka qenë një nga ngjarjet që e bëri të njohur Shqipërinë dhe për të cilën është derdhur gjak nga një pjesë e madhe e njerëzve të gjithë besimeve, të majtë dhe të djathtë, ndaj nuk mund të shpërdorohet me vendime që ngjajnë të bukura në sipërfaqe dhe të boshta në brendi. Të mos harrojmë se antifashizmi mbetet një nga vlerat më të mëdha të shteteve që e proklamojnë me krenari. Dhe, këto veprime kinse patriotike, që mbajnë pak era amulli humbasin besimin për një qeveri serioze, qoftë edhe të koalicionit të Majtë. Të cilat në vend të retorikave mund t'ia lehtësonin pak punës së asaj të moshuarës që endet prej kohësh pa mundësi t'i gjejë varrin Hoxha Tahsinit, babait të Rilindasve të vërtetë shqiptarë.

BEN ANDONI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SAMI BLLOSHMI, BABAI I POETIT MARTIR VILSON BLLOSHMI - M'I MORËN NGA DUART FËMIJËT, NJËRIN MA PUSHKATUAN, TJETRIN MA DËNUAN 25 VJET BURGBisedë me babain e poetit të pushkatuarNga BEQIR SINA, New York (03.14.2014)
Si sot e 50 vjet më parëKROSI PRANVEROR-Kujtime rinore, në Diten e Verës- nga ZEQIR LUSHAJ (03.14.2014)
IKU DHE HYSEN SHOSHORI...Nga FATMIR LAMAJ, i burgosur politik (03.13.2014)
AZGAN HAKLAJ, AUTOR ME INDIVIDUALITET PANSHQIPTARNga EMIN AZEMI, publicist, pedagog në UEJL, Tetovë (03.13.2014)
Nga kendveshtrimi i pergjithshem i epistemologjise revolucionare dhe asaj politike:REVOLUCIONET, RESTAURIMET DHE EVOLUCIONET...Nga AGRON SHABANI (03.12.2014)
PARTIA E PUNËS E SHQIPËRISË KUNDËR AMERIKËS, E PËRKRAH RUSINË!Nga ASLLAN DIBRANI (03.11.2014)
GRATË SHQIPTARE TË MËRGATËS - SIMBOLI I AJKËS SË VENEDIKUTNga LUÇIA NADIN (03.11.2014)
SHTETI DHE PUSHTETI SERB NË TENSION TË THELLË OSE DEPRESION?!Opinion nga AGRON SHABANI (03.10.2014)
…E KA ZEMREN HIPOTEKË“Hipoteka e të parëve t’mime Senet… n’daç me Tapi”.Poemë nga ZEQIR LUSHAJ  (03.08.2014)
Skicë:NDERIM E KUJTIM, PËR MËSUESIT DHE PEGAGOGËT TANË…Nga MURAT GECAJ (03.07.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lart]