VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Më 13 Mars 1965 vdiq Fan Noli
MË FRYMËZON FAN NOLI
Poezi nga ZEQIR LUSHAJ

E Shtunë, 03.15.2014, 12:03pm (GMT1)


Tek lodhem në tejskaj,
Dhe mallkoj veten,
Shpesh herë,
Une i gjori,
...Dikush,
Më flet rreptë:
Qëndro he burr!
Për dy dollarë në ditë,
Ka punue edhe Fan Noli...!
 
...!
E marr me mend,
Viganin e Kolonjës,
Në punët e rëndomta të Amerikës,
Dhe, në atë pak kohë të lirë,
Nëpër kisha,
Duke ngritur në Shqip,
Një Meshë!
Më shumë
Për Kombin,
Se për punët e Fesë!!
      ----------------
-Nga libri "Vdekja e varreve" faqe 46-47-

ZEQIR LUSHAJ


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.