VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - PËRUROHET LIBRI QË NDERON JETËN E KOMANDANTIT TË AVIACIONIT EDIP OHRINga Prof. MURAT GECAJ publicist e studiues - Tiranë

                                                                                      

E Premte, 04.19.2024, 12:18pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
PËRUROHET LIBRI QË NDERON JETËN E KOMANDANTIT TË AVIACIONIT EDIP OHRI
Nga Prof. MURAT GECAJ publicist e studiues - Tiranë

E Hënë, 03.17.2014, 08:38am (GMT+1)


Edip Ohri: Përurohet libri, që nderon  jetën e komandantit të aviacionit...
Nga e majta: Ballina e parë e librit të ri... Edip Ohri e Rrahman Parllaku (Tiranë, 15 mars 2014, foto nga: M.Gecaj)

Në sallën kryesore të Muzeut Historik Kombëtar, sot paradite u organizua përurimi i botimit të ri, nga autori Agustin Gjinaj, me titullin kuptimplotë, "Edip Ohri, legjenda e aviacionit". Ishin të pranishëm familjarë të personazhit kryesor të këtij libri, ish-aviatorë e udhtarakë të tjerë, miq të E.Ohrit, ardhur nga disa qytete të vendit, por dhe Ohri, nga media e shkruar dhe ajo elektronike e të ftuar të tjerë.
I pari e mori fjalën ish-ushtaraku i lartë, Astrit Jaupi. Ai u ndal, posaçërisht, në historikun e Aviacionit Luftarak Shqiptar dhe dëshmoi ndihmesën e çmuar, në lavdinë e kësaj arme, të ish-komaandantit legjendar, Edip Ohri. Megjithatë, ashtu siç veproi edhe ndaj mjaft ish-gjeneralëve dhe ushtarakëve të tjerë të lartë, regjimi diktatorial e akuzoi atë për "tradhëti të lartë"e "puçist" dhe e dënoi disa vite, të cilat i vuajti në burgun famëkeq të Burrelit.
Për ta nderuar jetën dhe veprën shumë të çmuar të Edip Ohrit, kishte ardhur shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë sonë, Jeronim Bazo, i cili e përshëndeti këtë tubim përurues, në emër të Ministrisë së Mbrojtjes së Shqipërisë, si dhe ish-komandatin, me aq merita për aviacionin luftarak shqiptar, Edip Ohrin dhe autorin e librit, që shkoi për të, A.Gjinaj.
Recensenti Mehmet Latifi, publicist e studiues nga Struga, theksoi vlerat e përgjithshme të këtij libri, që u përurua. Ai nënvizoi aftësitë profesionale të autorit, i cili ka shkruar me ndjeshmëri të lartë për personazhin kryesor të tij, me gjuhë të pasur e duke përdorur dhe evidentuar mjaft dokumente e fotografi të rralla, si dhe kujtime e mbresa të bashkëpunëtorëve e të njohurve të Edip Ohrit. I lindur në Strugë, më 31 janar 1925, ky trashëgoi e çoi më përpara traditat ë të mira të të parëve të tij, si atdhedashurinë, shpirtin e sakrificës, guximin e trimërinë etj.
Me kënaqësi dhe emocione u dëgjuan fjalët e bijës së Edip Ohrit, Mirjanës. Në emër të babait dhe të familjarëve tjerë, i falënderoi përzemërsisht autorin e librit dhe gjithë të pranishmit në tubimin përurues. Ajo solli kujtime nga jeta e saj, në vegjëli e rini, duke dëshmuar kujdesin e dashurinë e babait të tyre, ndaj fëmijëve. Po kështu, foli për mungesën e boshllekun, që ata ndjenin, kur ai ishte me shërbim dhe, sidomos, kur vuajti dënimin e pamerituar. Babain e tyre e vlerësoi prind, mësues dhe edukator, me ndershmëri dhe besnikëri të patundur ndaj popullit e Atdheut tonë të dashur. Ai u dha atyre forcë, pathyeshmëri e krenari në jetë dhe i frymëzoi vetëm për punë të mira e të dobishme, për tërë shoqërinë shqiptare.
Në emër të Organizatës së Bashkuar të Veteranëve të Luftës, i përshëndeti pjesëmarrësit dhe, në veçanti Edip Ohrin, ish-gjenerali Rrahman Parllaku, "Hero iPopullit". Ndër të tjera, theksoi se kanë trashëguar dy djem e dy vajza plot merita, në shërbim të palodhur ndaj vendit tonë. Po kështu, solli kujtime nga koha e vuajtjes së dënimit të padrejtë, bashkë me të, në burgun e Burrelit dhe pathyeshmërinë e treguar. Ai kishte e ka cilësi të larta njerëzore, ndershmëri, sinqeritet, mirënjohje ndaj të tjerëve, përkushtim të patundur ndaj Atdheut.
Autori i librit, por dhe i disa të tjerëve për aviacionin, Agustin Gjinaj foli për punën e bërë dhe krenarinë e natyrshme, se ka fiksuar në faqet e tij, sadopak, jetën e birit të dashur të një familjeje atdhetare nga Ohri, normalistit të Elbasanit dhe komandantit të Aviacionit Luftark Shqiptar, Edip Ohri. Po kështu, përshëndetën edhe Nestor Dhaskali, poeti Agim Doçi etj
Gjatë zhvillimit të kësaj veprimtarie të paharruar, në ekranin e sallës së madhe të Muzeut Historik Kombtar u shfaq një dokumentar interesant, me pamje nga jeta e Armës së Aviacionit Luftarak Shqiptar dhe e komandantit legjendar të tij, Edip Ohri.
Në përfundim të këtij përurimi, pjesëmarrësit i kaluan disa çaste së bashku, duke kujtuar e biseduar për udhën e lavdishme të kësaj arme dhe jetën e komandantit të saj.
Tiranë, 15 mars 2014

Prof. MURAT GECAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
LOTI I BURRITPoezi nga ZOG HYSENAJ (03.16.2014)
BOSHNJAKË, ASHKALIJ, ARABË, TURQ - JENI QYTETARË TË KOSOVËS, MOS FLISNI NË EMËR TË SHQIPTARËVE SI GËZIM KELMENDI!Nga ASLLAN DIBRANI (03.16.2014)
Më 13 Mars 1965 vdiq Fan NoliMË FRYMËZON FAN NOLIPoezi nga ZEQIR LUSHAJ (03.15.2014)
QEVERIA, E MAJTA DHE EQREM BEJ VLORANga BEN ANDONI (03.15.2014)
SAMI BLLOSHMI, BABAI I POETIT MARTIR VILSON BLLOSHMI - M'I MORËN NGA DUART FËMIJËT, NJËRIN MA PUSHKATUAN, TJETRIN MA DËNUAN 25 VJET BURGBisedë me babain e poetit të pushkatuarNga BEQIR SINA, New York (03.14.2014)
Si sot e 50 vjet më parëKROSI PRANVEROR-Kujtime rinore, në Diten e Verës- nga ZEQIR LUSHAJ (03.14.2014)
IKU DHE HYSEN SHOSHORI...Nga FATMIR LAMAJ, i burgosur politik (03.13.2014)
AZGAN HAKLAJ, AUTOR ME INDIVIDUALITET PANSHQIPTARNga EMIN AZEMI, publicist, pedagog në UEJL, Tetovë (03.13.2014)
Nga kendveshtrimi i pergjithshem i epistemologjise revolucionare dhe asaj politike:REVOLUCIONET, RESTAURIMET DHE EVOLUCIONET...Nga AGRON SHABANI (03.12.2014)
PARTIA E PUNËS E SHQIPËRISË KUNDËR AMERIKËS, E PËRKRAH RUSINË!Nga ASLLAN DIBRANI (03.11.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lartë]