VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Fletëza mërgimi:
KUR VDESIN TIRANËT E EGËR DHE DIKTATORËT...
Opinion nga AGRON SHABANI

E Hënë, 03.17.2014, 06:53pm (GMT1)



1. Ishte funddhjetori i vitit 2011... Ne Perendim asokohe, si zakonisht,kohë festash të Krishtlindjeve dhe Ndërrimit të Motmotëve. Në Korenë Veriore ndërkaq, ishte kohë varrimësh.Kohë morti.Tiranii dhe diktatori i atjeshëm korean, Kim Yong il, thuhej se nuk ndodhët më në jetë .Kudo nepër rrugët dhe sheshët e ndryshme të Phioniangut ( kryeqytet i Koresë Veriore) "dhëmbje "dhe "pikëllim i madh" për Diktatorin e vdekur për së gjalli.Dhe, mbase për njeriun ose liderin e ndjerë korean i cili popullit dhe atdheut të tij gjatë shumë vitëve ose dekadave të fund u solli vuajtje,skamje,mjerime,burgosje,internime ,anaomali dhe patologji të panumërta individuale dhe kolektive. Për të mos thënë këtu izolim total nga bota e pasur industriale dhe kapitaliste që fillon në anën tjetër të " paraleles" së njohur ( numër 38 ) të kufirit koreano-korean.Duke i lërë madje edhe pa bukën e gojës njerëzit ose popullin e tij të "dashur". Kim Yong Ili! Diktatori i egër koreanoverior.

2. Me sugjerimet dhe instruksionet paraprake të një pjese të konsiderueshme të lidershipit shqiptar në Kosovë dhe Shqipëri, unë së bashku me një të njohurin dhe mikun tim nga shteti ynë ëmë (Shqipëria) si papritur dhe kujtuar as vet do ndodhemi në ceremonialin mortor të Kim Yong ilit në Phioniang të Koresë së Veriut! Me ç´rast, tek qëndrojmë "gatitur" para arkivolit të tij të mbyllur në një kafaz hermetik: Me kujtohet se në vazhdim do i flasim dhe tregojmë mbi " shokun Tito", Millosheviçin, Brezhnjevin,Jelcinin, Putinin, Rankoviçiin,Mao Ce Dunin, Hu Xhin Taon etj. I shkon buza në gaz. I përmalluar për ta na pyet në vazhdim edhe për Isa Mustafen,arsim Bajramin, Hajredin Kucin, Ivica Daciqin,Nebojsha Covicin, Agim Zatriqin ,Shkëlzen Maliqin,Bëhgjet Pacollin dhe te tjere të "krahut demokrat" ,gjegjesisht, proletar,internacionalist dhe kosmpolitik në vendin tonë. Duke na thënë u bëni shumë të fala! Dorën në zemër tutëshim dhe kishim frikë paksa nga qeshja e tij mortore...Por shpëtojmë disi në atë zgjua të madh mortor për diktatorin e ndjerë korean.Na shpëtojnë "lotet e ngrirë" të "judeut apostul" që e kishte Tradhëtuar Krishtin të Premtën e Madhe në Nazareth.


3. Siç dihet Pritjeve dhe urimëve të njohura (tradicionale)-për nderë të Festës së Madhe të Krishtlindjeve të organizuara në Ipeshkvinë e Kosovës( ne dhjetor 2O11), edhe gjatë asaj here nuk i munguan disa nga "figurat" ose "personalitetët e rëndësishme" te jetes se pergjithshme shoqërore dhe politike të Republikës së Kosovës. Në atë sfond të përgjithshëm festivë të binte në sy prezenca e liderit( patriarkut) të AKR-së dhe të të ashtuquajturit zëvëndëskryeministrit të parë ( inflator dhe inflamator) të Qeverisë së Republikës së Kosovës, z.Behgjet Pacolli dhe stafit të tij.Mbase "prezenca spektakulare" dhe tepër "bombastike" e njeriut i cili gjatë këtyre shumë vitëve ose dekadave të fundit thuhet se ka qenë njëri prej arkitektëve dhe sponsoruesve kryesor të të ashtuquajturit "vehabizmit" ose "radikalizmit islamik" në Kosovë.Përkatësisht, të një "islamizmi shqiptarë" me reliktët dhe simbolet e njohura të Rusiisë dhe Serbisë si dikur! Kur "imamet" ose "hoxhallaret" e ndryshëm shqipfolës,asokohe shkollohëshin dhe predikohëshin në Moskë ose Beograd me dogmat ,totemët,fetishët dhe demagogjitë e ndryshme fetare dhe eshatologjikle të "stilit" dhe manirit të njohur sllavo-bizantin. Për t´i ndarë dhe përçarë shqiptarët mbi baza të ndryshme fetare, krahinore, rajonale,konceptuale,ideologjike etj..Dhe, për t´i bindur dhe sunduar me lehtë njerëzit dhe popullin tonë në bazë të "selameve" dhe "prediktëve" të njohura të hoxhalarëve të ndryshëm nga Serbia dhe Rusia.

4. Behgjet Pacolli është si të thuash njeriu me i pasur dhe njëri ndër njerëzit me më ndikim në politikën dhe diplomacinë e gjithëmbarshme shqiptare ose kosovare. Mbase, " alfa dhe omega" e nentokes serbo-ruse dhe qarqeve te ndryshme centripetale ose parapolitike ne vendin tone dhe me large.Thonë se në "xhunglen e madhe" të "ligjëve të pashkelura" edhe lepujt ose dhelpërat e ndryshme dinake ( tinzake) nganjëherë e bëjnë ligjin. Apo ?!Haraçin me të madh në këtë vorbull nesër ose pasnesër do paguajnë atdheu dhe populli ynë i shumëvuajtur dhe manipuluar shqiptar në Republikën e Kosovës.Sidoqoftë, për këtë punë duhet të mendojnë dhe reflektojnë një trohë me thellë ata që lidhën marrëveshje ose koalicione të ndryshme qeveritare dhe politike me Behgjet Pacollin dhe partinë e tij.Hashim Thaçi, Hajredin Kuçi,Azem Syla, Xhavit Haliti,Adem Graboci etj.Në këtë prizëm është fat i madh që shqiptarët si të thuash kurrë nuk patën përçarje ose antagonizma të ndryshme fetare,krahinore ose rajonale me njeri tjetrin. Ndryshe nga kjo, në stilin dhe manirin e njohur bizantin, Behgjet Pacolli gjatë prononcimëve të tij te shpeshta (ekskluzivë ),duke bërë fjalë mbi "sukseset dhe rezultatët" e ndryshme të partisë ose subjektit të tij politik ,pos tjerash thekson se asnjë anëtar (minister) i partisë së tij në bordin qeveritar të Hashim Thaçit nuk është i lidhur me krimin e organizuar ose korrupsionin. Ata te AKR-se, sipas Pacollit jane " engjej" ose "profet"!!! Duke lënë të nënkuptohet se të korruptuar ose kriminalizuar në kabinetin qeveritar të Hashim Thaçit, gjithnje, sipas Pacollit na qenkan vetëm ministra e tjerë të krahut politik të PDK-së me te cilet Pacolli ndodhet ne " koalicion te perbashket" qeveritar ose politik???!!! Mbase, per t´i vjedhur, mashtzruar dhe spekuluar vazhdimisht ( sipas tradites se njohur te Delengjinjeve te thekur bolshevik ose komunopansllavist) njerezit ose nje pjese te konsiderueshme te elektoratit kosovar me mentalitet tribal, gjegjesisht, me " logjike" dhe " filozofi" mesjetare te robit,klanit ose fisit.


5. Për dallim të bogomilëve ose herretikëve të ndryshëm "dualist" ose skizmatik të cilët në mesjetë e përhapnin dhe predikonin të "verteten e madhe" dogmatike dhe demagogjike sipas të së cilës Hyji (Zoti) i paskësh patur dy djem, repektivisht, dy pasëardhës ose trashegimtar të tij. Krishtin dhe Satanin ose Satanellin!!! Duke i nënkuptuar këtu edhe "luftërat" ose konflitet e vazhdueshme në mes të " mires dhe të keqës" gjithnjë sipas bogomilëve ose herretikëve të mesipërm dualisist dhe transubstacialist! Në shekullin 17 dhe 18 në Francë ndodhej në " fuqi" e ashtuquajtura "levizja" ose "organizata e vogël" mitologjiko-ezoterike e mbeturinave të hugenotëve të udhëhequr nga Miguel de Molinouse dhe Madame de Gyjon e njohur dhe e mbiquajtur asokohe si Kvijetizëm i përgjithshëm alkimisto-ezoterik.Ku përhapej dhe propagandohej e "vërteta" dhe "lavdia e madhe" mbi "pemën e bekuar" dhe "eliksirin" e "jetës së pasosur" përtej asaj "anës tjetër" të vdekjës!(...).Në këtë vorbull kvijetizmi ose ezoterizmi i mesipërm asketiko-mitologjik i Miguel de Molinousit dhe Madame de Gyjonit, ithtarët dhe simpatizantët e tyre minorë asokohe i kishin helmuar ose alivanosur me predikimet e mesipërme alkimiste dhe ezoteriste.Dhe, kjo gjer me gjykimin e hapur të kvijetizmit të atëhershëm sektar dhe mitologjik nga ana e kryeipeshkvit të njohur të Cambrait, Fenelonit i cili njihej edhe si pedagogu dhe edukatori me i rëndësishëm ose kryesor në oborrin e atëhershëm mbretëror ose monarkist të Francës së asokohshme mbretërore dhe absolutiste. Në këtë kontekst, është fat i madh që nuk jetojmë në kohën e absolutizmit dhe patriarkalizmit të dikurshëm mesjetar dhe despotik.

AGRON SHABANI


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.