E Mërkurë, 04.24.2024, 02:19am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
KY BURRË, AZGAN HAKLAJ, IA LANË NDEREN SHTETIT TË VET...
Nga MARK DUSHA, historian, Tuzi – Malësi, Mali i Zi

E Shtunë, 04.12.2014, 08:13am (GMT+1)


Mirëtakim, burra e burrnesha!
Uroj Ditën e Flamurit!
Kjo është vepra e katërt e këtij burri, të cilës po i hiqet blojsi këtu para derës së Dedë Gjon Lulit, sot në përkujtimin e Ditës së Flamurit.
Përshendes veprimtarinë dhe të gjithë të tjerët me Mirëseardhje!
E falenderoj libërshkruesin Azgan Haklaj që ka zgjedh shtëpinë e heroit kombëtar me e promovue veprën dhe e ndjejmë si përkrahje, nderim dhe mosëharresë. E vërejmë se si presidenti i Unionit Artistik të Kombit Shqiptar, i këtij institucioni, ia lanë nderen shtetit të vet, shtetit amë për ne, me përkujdesje dhe bashkëpunimin me ne.
Ky burrë i shumanshëm, sot, para nesh, vjen si shkrimtar me veprën "Ashti i Kombit" që fillon me fjalët për Motrën, Nanën e Botës, Nanë Terezën tonë, tue theksue se fjalët për shqiptarët janë ma të forta, ma të pathyeshme se eshtnat. Ajo i ka përcjellë botës vlerën e frymës, shpirtit shqiptar, dashurinë, përkushtimin, flijimin, besën, etj. mrekullisht me sivllaznit. Krishtërimin Konstandini e zyrtaroi, Skënderbeu e mbajti dhe e mbrojti, që ajo e krishtëroi në jetë, në tokë. Ajo merr kur vepronte në Azi Çmimin Nobël për Paqe.
Edhe Azgani në Azi, pikërisht në Izrael, merr vendin e parë në Festivalin e Folkut Botëror me shoqrinë "Dardania", ku kryeçifuti, kryetari i shtetit Mushak Kacaf, ban pritje të veçantë me deputetin, me valltarin, dhe kur bashkëbisedojnë i thotë:" Ju jeni si ne, me dyndje biblike me ballkanasit, tanë dijegeje, por kur të tjerët na vritshin në duart tuaja ishim të sigurtë si të gurbulumit në përqafimin e Nënë Terezës".
Krismat e shpeshta të armëve të prijësit dhe kryengritësve të lirisë befasuen dhe tundën botën dhe banë që Çështja Shqiptare të shtrohet për zgjidhje. Ata luftonin për liri dhë mëvetësi të Shqipërisë me flijime të pamatuna dhe të pakursyeshme. Zoti i kësaj shtëpie nuk ishte vetëm zot i saj, por edhe zotdalës i shpirtit, frymës shqiptare.
Të tanë pjesëtarët e saj janë në temel të Shqipërisë si Rozafa në temel të kalasë së Shkodrës. "Jeta e njëmendët e shpirtit, frymës së kombit, asht ajo që përballon vdekjen dhe mbetet, qëndron në të", Lulash Zeka po thërret. E kullat e Jasharve me shtëpiakët e tyre shkrumbohen dhe vdesin, por jeta vazhdon dhe domethënëse asht kur foshnja thithë gjinjtë e nanës së vrarë, të të përpjek, të vdekun përjetë.
E ndjejnë thellë vdekjen e të rinjve malësorë të këtoditëshme "Zoti i forcoftë e na shpërbleftë dhimbjet familjen e Kadri Junça e të Nue Ujkës. Të moçmit tanë thojshin se takimet janë mbajtë edhe kur të gjithë ishin në zi.
Edhe ti, o burrë që je mes nesh, gjashtë herë të banë atentat dhe i mbijetove, por loti kurrë nuk të teret se në njërin prej tyne t`a vranë nipen, 26 vjeçe. Përkundër kërcënimeve , punon , vepron bahesh qëndresash me karakter të pathyeshëm, ai ashti .
Të burgosen, ta mundojnë trupin, por shpirti, idetë, mendimet jetojnë dhe bahen frymëzim.
Çështja e bashkimit kombëtar asht temë ashtnore se asht pikësynim i jetës, mendimit dhe veprimt tand. Fale ashtu, sa nxite edhe k'nejna në protestë.
Lufta dhe kujdesi, brenga dhe drithërimi ka qenë mos ma e madhe për gjuhën, gjuhën shqipe, se sa për Shqipëri, se toka zaptohet, shkelet, por një ditë çlirohet e gjuha kur të humbet je bjerrë me krejt, me gjithçka dhe përgjithmonë.
Gjuha asht shtëpia e përbashkët se si në Bardhaj të Hotit, në Preshevë, në Tetovë, në Çamëri, në Shkodër me Gjuhën Shqipe je në shtëpinë tande.
Ky asht hapësinë e gjanë, në të cilën jetohet, lëvizet, punohet, shkruhet e bisedohet, por dhe bashkoheni, mblidhemi si na, sot, këtu.
Shkrimet për bashkëkohësat i dhe si të gjallët fretën nga motet.
Edhe ti Azgan, nga burgu, si fretnit kur i pushkatojshin komunistat, the: Rrnoftë Shqipnia!
Tuzi, 6 prill 2014
_____
Fjala e historianit Mark DUSHA në promovimin e veprës "Ashti i Kombit" i Azgan Haklajt, më 6 prill 2014, tek kulla e Dedë Gjo' Lulit në Tuzi-Malësi, nën Malin e Zi.

MARK DUSHA


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
A ISHTE ENVER HOXHA “ATEIST”?!Në 70 vjetorin e permbytjes së Shqipnisë...Nga FRITZ RADOVANI (04.11.2014)
PSE HESHTIN 'INTELEKTUALËT OPOZITARË'?Nga FADIL LUSHI (04.10.2014)
HËNA VERDHANE E BEN BLUSHIT Opinion nga KOLEC TRABOINI (04.09.2014)
NË TUZIN E FLAMURIT TË DEDË GJO’ LULIT “ASHTI I KOMBIT” I AZGAN HAKLAJT-Fjalë në promovimin e librit “Ashti i Kombit” i Azgan Haklajt në Tuzi të Malësisë, tek kulla e Dedë Gjo’ Lulit -Nga RAMIZ LUSHAJ (04.09.2014)
LAOKOONTI  E  SHQIPTARËT...Në 70 vjetorin e permbytjes së Shqipnisë...Nga FRITZ RADOVANI (04.08.2014)
EEEH...!Nga ZOG HYSENAJ (04.07.2014)
TË GJITHË 'MITE' DHE ASKUSH PROMETE!Nga ILIR PAJA (04.05.2014)
MASKA E DOBËT E KORRUPSIONIT DHE RASTI I BUTRINTITNga ARBEN KALLAMATA (04.05.2014)
SHEFQET HOXHA FESTON MES LIBRAVE 80-VJETORIN E DITËLINDJES…Nga Prof. MURAT GECAJ publicist e studiues-Tiranë (04.04.2014)
DITËT E FUNDIT TË BAJRAM CURRIT SIPAS DOKUMENTEVE ARKIVORE TË SHTETIT SHQIPTARNga VELI HAKLAJ, studiues (04.03.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lart]