E Premte, 04.19.2024, 10:47pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
Marrëdhëniet mes shtetit dhe fesë në Shqipëri
GIOVANNI CIMBALO - PLURALIZMI I BESIMIT DHE KOMUNITETET FETARE NË SHQIPËRI

E Djelë, 04.13.2014, 09:34am (GMT+1)




Si një "ishull" me shumicë islame në një gadishull ku mbizotëron ortodoksia, Shqipëria ka zgjuar interesin e studiuesit italian Giovanni Cimbalo, profesor në universitetin e Bolonjës, për të analizuar veçoritë e marrëdhënieve mes shtetit dhe komuniteteve fetare, duke zbuluar në të njëjtën kohë "enigmën" e paqes fetare këtu, ndryshe nga vendet e tjera ballkanike dhe më larg tij. Dhe ndryshe nga perceptimet apo shpjegimet romantike, prof. Cimbalo e gjen "çelësin magjik" tek infrastruktura ligjore. Një analizë krahasuese mes normave dhe ligjeve të miratuara prej fillimit të shtetit shqiptar e ka lejuar autorin të depërtojë më thellë në shtigjet e historisë së këtij vendi, për të hedhur më shumë dritë mbi ndryshimin dhe zhvillimin e marrëdhënieve institucionale mes komuniteteve fetare dhe shtetit; të kuptojë ç'ndikim ka pasur kjo në formimin e mendësisë mbi përkatësinë fetare dhe ç'trajtë ka sot ushtrimi dhe pjesëmarrja në jetën fetare.

Nga shqyrtimi i historisë kushtetuese, praktikës juridike e politike që del se që në zanafillë të shtetit të vet, Shqipëria moderne ka ndër parimet e saj themelore ndarjen mes shtetit dhe fesë, laicitetin e institucioneve, e kryesisht, pluralizmin fetar, i parë si formant i rëndësishëm i sistemit ligjor, një prej përbërësve themelorë për ndërtimin e unitetit kombëtar, si vlerë e epërme për vendin. Ky qëndrim bëri të mundur që i vetmi shtet në Europë me shumicë myslimane, të përpunojë një trajtë dhe vizion pluralist për islamin dhe të kapërcejë pengesat për proselitizëm të besimeve të tjera jo islame, edhe pse ky i fundit ka epërsi shifrash.

Duhet të kemi përvujtërinë e nevojshme e të pranojmë, shkruan prof. Giovanni Cimbalo në shënimin hyrës të librit të tij, se, nganjëherë, krejt qorrazi e me pavetëdije, mund të na joshë mendimi se modelet "tona" janë të epërme e të vetmit që u japin përgjigje nevojave për mbrojtjen e lirisë fetare, pluralizmit të besimit dhe laicizmit. Ky tundim ka marrë përmasat e një epidemie, sepse as që kujtohet kush ta kurojë, madje puna ka shkuar deri aty sa të mos shtrohet fare problemi i mbrojtjes dhe i promovimit të diversitetit, paçka se ngjishen bashkë shoqëri e sisteme krejt të largëta, jo vetëm gjeografikisht, por, pikësëpari, me histori, tradita e sisteme vlerash krejt të ndryshme. Përvoja shqiptare tregon se sa e pavend është kjo sjellje karshi kokëfortësisë së fakteve, por edhe na ofron përvojën e sistemit të përpunuar prej saj, mbi të cilën duhet reflektuar për të kuptuar se si mund të sigurohet paqja fetare dhe bashkëjetesa në diversitet.

Ky studim paraqet një aspekt të parë të rendit sistematiko-rindërtues, por edhe metodologjik, sepse prek, si çështjen e klasifikimit të marrëdhënieve mes shtetit dhe komuniteteve fetare, po ashtu edhe qasjen që duhet të ketë studiuesi që në momentin e përballjes me to. Vend të veçantë në këtë studim zë edhe efektshmëria e sistemeve të të tjerëve (në rastin tonë, ai shqiptar), e cila mund të shërbejë për përmirësimin e marrëdhënieve mes grupeve të ndryshme shoqërore dhe fetare, qoftë edhe në procesin e homologimit të këtyre sistemeve, si shprehje e globalizimit dhe e vlerave universale të disa parimeve e sidomos të rregullave për frenimin e qëndrimeve radikale.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
DISA MENDIME MBI GJENDJEN DHE RIORGANIZIMIN E SHKENCËS NË SHQIPËRINga Prof. Dr. BETIM MUÇO* (04.13.2014)
KY BURRË, AZGAN HAKLAJ, IA LANË NDEREN SHTETIT TË VET...Nga MARK DUSHA, historian, Tuzi – Malësi, Mali i Zi (04.12.2014)
A ISHTE ENVER HOXHA “ATEIST”?!Në 70 vjetorin e permbytjes së Shqipnisë...Nga FRITZ RADOVANI (04.11.2014)
PSE HESHTIN 'INTELEKTUALËT OPOZITARË'?Nga FADIL LUSHI (04.10.2014)
HËNA VERDHANE E BEN BLUSHIT Opinion nga KOLEC TRABOINI (04.09.2014)
NË TUZIN E FLAMURIT TË DEDË GJO’ LULIT “ASHTI I KOMBIT” I AZGAN HAKLAJT-Fjalë në promovimin e librit “Ashti i Kombit” i Azgan Haklajt në Tuzi të Malësisë, tek kulla e Dedë Gjo’ Lulit -Nga RAMIZ LUSHAJ (04.09.2014)
LAOKOONTI  E  SHQIPTARËT...Në 70 vjetorin e permbytjes së Shqipnisë...Nga FRITZ RADOVANI (04.08.2014)
EEEH...!Nga ZOG HYSENAJ (04.07.2014)
TË GJITHË 'MITE' DHE ASKUSH PROMETE!Nga ILIR PAJA (04.05.2014)
MASKA E DOBËT E KORRUPSIONIT DHE RASTI I BUTRINTITNga ARBEN KALLAMATA (04.05.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lart]