E Mërkurë, 04.24.2024, 11:43pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
UNË JAM ARBËR: 800 VJET SHTET!
Nga AZGAN HAKLAJ

E Hënë, 04.14.2014, 10:37pm (GMT+1)


Të nderuar bashkëkombas, Unioni Artistik i Kombit Shqiptar në bashkëpunim me Komitetin e Pajtimit Mbarëkombëtar, Qëndren e Studimeve Albanologjike të Akademisë së Shkencave, Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave të Shtetit, organizon më datën 18 prill 2014, në Hotel Tirana Internacional (Salla Balshaj) Sesionin Akademiko-Shkencor , me rastin e 800 vjetorit të Shtetit të Arbërit, shek. XI-XII.

Në orën 18.00 në qytetin e Krujës, (Kryeqytet i Shtetit të Arbërit) Unioni Artistik i Kombit Shqiptar në bashkëpunim me Bashkinë e Qytetit të Krujës, organizon koncertin tematiko-patriotik me artistë nga të gjitha trojet shqiptare, të titulluar "Unë jam Arbër: 800 vjet Shtet" .
800 vjetori i Shtetit të Arbërit është ngjarje madhore në historinë e Kombit Shqiptar. Me dhjetra libra memorandume e takime në kancelatitë më të rëndësishmë të Perëndimit, ku shpesh është përcaktuar fati i popujve të Ballkanit, qarqet shoviniste serbe e greke janë munduar të argumentojnë para fuqive të mëdha oreksin e tyre për të zhbërë etninë e Shqiptarëve e më vonë shtetin e sapoformuar në vitin 1912 me tezën se Shqiptarët nuk kanë aftësi shtetformuese, se ata janë një popull baritor, shtegtar, pa gjuhë e kulturë të tyren dhe se ata më në fund duke qënë një popullsi e egër (sipas tyre) përbëjnë rrezik për Ballkanin dhe civilizimin evropian. Kanë patur mjaf sukses në këtë sipërmarrje në dëm të trojeve etnike shqiptare. Mjafton të theksojmë faktin se Shteti Shqiptar, njohur nga Konferenca e Ambasadorëve të Londrës, nuk përfshin në gjirin e vet, as gjysmën e teritorit që banohej në shekuj e mijëravjeçarë nga shqiptarët.
Është kjo arsyeja që Shteti i Arbërit, i themeluar 800 vjet më parë nga Progoni e i udhëhequr pas vdekjes së tij nga djemtë, Gjini e Dhimitri, shkëlqen sot në dritën e historisë si një yll i shëndritshëm në organizimin Politiko-Shtetëror dhe në orientimin e Popullit Shqiptar drejt vlerave të Qytetërimit Perëndimor Latin dhe besimit të tij katolik-roman si një nga tre kombet bashkëthemeluese të Krishtërimit të hershëm.

Është fakt historik se në preludin e formimit të Shtetit të Arbërit edhe pse pjesa më e madhe e trojeve shqiptare administrohej nga Perandoria Bizantine, e cila impononte organizimin shoqëror, jetën ekonomike, kulturën e besimin, familjet me të fuqishme të fisnikërisë vëndase rivalizonin me këtë perandori dhe prisnin rastin e volitshëm për t'u çliruar nga pushtuesi.
Në fundin e shekullit të 12-të , sundimtari më i fuqishëm ishte Progoni, i cili arriti në kushte shumë të vështira historike mes dallgëve të ashpra Lindje-Perëndim, rivalitet ky që përfshinte jo vetëm atë ushtarak por edhe atë fetar; të krijonte të parin shtet në Mesjetën e Hershme, i cili është praktikisht Shteti i parë Kombëtar me atributet që ka sot ky nocion. Edhe pse nuk arriti të shtrihej në të gjitha teritoret ku banonte popullsia arbërore, ky shtet do të kishte konseguenca themelore për fatet e popullit shqiptar në kohën e tij dhe në shekujt që erdhën pas.
Lulëzimin më të madh Shteti i Arbërit e pati nën udhëheqjen e Dhimitrit në vitet 1208-1216.
Dhimitri krijoi një shtet të fuqishëm me qendër Mirditën (Gëziqin). Ai organizoi një ushtri e administratë të aftë dhe u tregua një diplomat i zoti.

Akti i parë politik i Dhimitrit ishte konvertimi i tij (e më vonë i nënshtetasve të tij) në besim katolik. Me këtë akt vizionar ai arriti të siguronte një aleat të fuqishëm si Vatikani, të fuqizonte pozitat e Arbërit drejt kulturës, gjuhës e besimit latin.

Dhimitri zmbrapsi inkursionet e Bizantinëve nga lindja e të Venedikut nga perëndimi dhe lidhi aleanca të fuqishme përveç Papës Irrokenti i III-të ; edhe me sundimtarin e Rashës Stefanin, me despotin e Epirit, Mihal Angjel Komenin, etj.

Egziston një dokument me vlera të jashtëzakonshme historike i firmosur nga kryetari i Shtetit të Arbërit, Dhimitri. Bëhet fjalë për një marrëveshje tregëtare me Republikën e Raguzës, ku ai, si kryetar i shtetit, zotohet të lejoi të bëjnë tregëti të lirë "në detet e tokën e tij" tregëtarët e Raguzës pa i ngarkuar ata me asnjë taksë e madje duke i marrë në mbrojtjen e tij.

Si kryetar i Shtetit të Arbërit, Dhimitri, mbante titujt e lartë : "Arkond i Madh" , "Panhyperzvast" (Gjykatës), "Sundimtar i Madh", etj. dhe la gjurmë të pashlyeshme në historinë e Shqipërisë. Ai i dha jetë ndërgjegjies nacionale dhe ëndrrës për krijimin e një shteti komb.

Pas tij dolën në skenën historike dinasti të fuqishme të feudalëve shqiptar si Balshajt, Blinishti, Kastriotët, Dukagjinët, Topiasit, Aranitët, Muzakajt, Spanët, etj., të cilët në zjarrin e luftës së shekullit të XV-të, prirë nga Heroi Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, krijuan shtetin e përqëndruar arbëresh duke triumfuar 25 vjet kundër Perandorisë Otomane.
Fillimet e të Drejtës Zakonore Shqiptare duhen kërkuar pikërisht në kohën e Shtetit të Arbërit, tek Progoni e Dhimitri, të cilët zëvëndësuan legjislacionin e shtetit bizantin me normat vetëqeverisëse Iliro-Arbënore.
Këtë fakt e përforcon e vërteta historike se Mirdita, Kryeqendra e Shtetit të Arbërit, mbeti në shekuj e lirë dhe e vetëqeverisur, dhe është epiqendra jo vetëm e qëndresës për liri, por edhe e Kanunit të Lekë Dukagjinit.

Nderimi e mirënjohja për burrat korifej që krijuan e udhëhoqën Shtetin e Arbërit tetë shekuj më parë është borxh ndaj atdheut e historisë së tij.

Ky Jubile i 800 vjetorit të Shtetit të Arbërit, do të kremtohet ashtu siç e meriton, si një eveniment i madh historik që është një ogur i mbarë për rikthimin e kujtesës sonë historike dhe të ndërgjegjies kombëtare.
.
Unioni Artistik i Kombit Shqiptar u bën thirrje të gjitha shoqatave e shoqërive kulturore, që janë antarë të Unionit dhe shoqatave partnere të Kombit Shqiptar, që aktivitetet kulturore të këtij viti të zhvillohen nën emblemën e Shtetit të Arbërit.

AZGAN HAKLAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
10-vjetori i ndarjes nga jeta: PROF. BEDRI DEDJA-AKADEMIK: KRIJUES, STUDIUES E BOTUES SHUMËPLANËSH, AUTOR I SHQUAR I SHEKULLIT XXNga Prof. MURAT GECAJ publicist e studiues - Tiranë (04.14.2014)
Marrëdhëniet mes shtetit dhe fesë në ShqipëriGIOVANNI CIMBALO - PLURALIZMI I BESIMIT DHE KOMUNITETET FETARE NË SHQIPËRI (04.13.2014)
DISA MENDIME MBI GJENDJEN DHE RIORGANIZIMIN E SHKENCËS NË SHQIPËRINga Prof. Dr. BETIM MUÇO* (04.13.2014)
KY BURRË, AZGAN HAKLAJ, IA LANË NDEREN SHTETIT TË VET...Nga MARK DUSHA, historian, Tuzi – Malësi, Mali i Zi (04.12.2014)
A ISHTE ENVER HOXHA “ATEIST”?!Në 70 vjetorin e permbytjes së Shqipnisë...Nga FRITZ RADOVANI (04.11.2014)
PSE HESHTIN 'INTELEKTUALËT OPOZITARË'?Nga FADIL LUSHI (04.10.2014)
HËNA VERDHANE E BEN BLUSHIT Opinion nga KOLEC TRABOINI (04.09.2014)
NË TUZIN E FLAMURIT TË DEDË GJO’ LULIT “ASHTI I KOMBIT” I AZGAN HAKLAJT-Fjalë në promovimin e librit “Ashti i Kombit” i Azgan Haklajt në Tuzi të Malësisë, tek kulla e Dedë Gjo’ Lulit -Nga RAMIZ LUSHAJ (04.09.2014)
LAOKOONTI  E  SHQIPTARËT...Në 70 vjetorin e permbytjes së Shqipnisë...Nga FRITZ RADOVANI (04.08.2014)
EEEH...!Nga ZOG HYSENAJ (04.07.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lart]