VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

PËRKUJTOHET EKSODI I SHQIPTARËVE NË FSHATIN XËRXË
E Enjte, 04.17.2014, 09:04pm (GMT1)


Flaka e Kosovës në vitin'99,dëbimi masovik i shqiptarëve nga trojet e tyre,ishte tmerr i botës.Pafajësia dëbohej nga plangjet e tyre.Të vdekurit mbeteshin rrugëve,Sllavët nuk mëshironin moshë as gjini.Dhe u dëbuam.Fluksi i egzodit deri në Shqipëri,atje ku kuksianët pritën me zemër të madhe vëllezërit e tyre,u shënua në faqe të historisë sonë të lavdishme. Dhe,këtë vit u mblodhëm në fshatin Xërxë,aty ku ishte fluksi i egzodit.Aty u përkujtua për të pesëmbëdhjetën herë kjo katrahurë nga armiqtë sllab. Në fshatin Xërxë erdhën shqiptarë nga Mitrovica,Kukësi,Rahoveci dhe Xërxa.Pritjen madhështore e bëri Kryetari i komunës së Rahovecit,prof.dr.Idriz Vehapi.Me fjalën e tij përshëndetëse,ai përkujtoi shpërnguljen masovike të shqiptarëve e pastaj fjalën e morën edhe shumë veprimtarë tjerë. U përshëndet ndër të tjerë edhe z.Halit Barani,drejtor i Qendrës së Kulturës në Mitrovicë dhe njëkohësisht KKDLNJ. Aty ishte edhe darka solemne për të pranishmit,ku u shoqërua edhe me këngë,valle dhe poezi. Të nesërmen morën rrugën për në Kukës dhe atje vazhdoi manifestimi përkujtimor i pesëmbëdhjetë....15,4.2014

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.