VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - BRIGADA E HIMARËS, KRENARIA E SHQIPËRISË(Një vështrim për monografinë e poetit e studiuesit Maliq Vrekaj)Nga KUJTIM MATELI

                                                                                      

E Enjte, 04.25.2024, 09:59pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
BRIGADA E HIMARËS, KRENARIA E SHQIPËRISË
(Një vështrim për monografinë e poetit e studiuesit Maliq Vrekaj)
Nga KUJTIM MATELI

E Djelë, 04.20.2014, 03:29pm (GMT+1)



Në vitin 2008 Maliq Vrekaj doli para lexuesit të vet me vëllimin poetik "Jeta jonë ushtarake", i cili u prit me interes jo vetëm nga shokët e tij të armëve, por edhe në Dëshnicë e në vendlindjen e tij, në fshatin Podgoran, i cili shquhet nga njerëz që jo vetëm e duan letërsinë, por dhe e krijojnë atë, ku shquajnë vëllimet poetike të Bujar Elmazit, Artur Vrekajt e Mystehak Kapos.

"Kur thinjëm rininë" është libri i dytë, një monografi e veçantë për Brigadën e Himarës nga Maliq Vrekaj, ish-komandanti i saj në vitet 1987-1992. Është një rrëfim i detajuar që të rrëmben me përshkrimet për Perlën e Shqipërisë Jugore edhe për Rivierën Shqiptare në tërësi. Këtë lëndë të kësaj monografie e bën më të spikatur përkushtimi i shqiptarëve që veshën uniformën e blertë të atdheut që në moshë fare të njomë. Autori vetë ka qënë Skënderbegas e kreu zinxhir gjithë edukimin ushtarak, gjersa e përmbylli me Akademinë Ushtarake të Shtabit të Përgjithshëm dhe prej andej u emërua në Brigadën më të madhe dhe më të rëndësishme të Mbrojtjes Shqiptare.

Libri hapet me një parathënie nga shkrimtari Albert Habazaj me titullin "Çmallemi me lulen e bukurisë së blertë". Habazaj vë në dukje një lidhshmëri të natyrshme mes vendeve dhe njerëzve, mes kuadrove e ushtarëve, si dhe të qytetarëve që u bënë krah i Brigadës së Himarës, pasi Brigada solli më shumë jetë e gëzime, në tërë fshatrat e Bregut. Maliqi, - thotë Habazaj,- e njeh terrenin pëllëmbë për pëllëmbë që kur ishte shef i stërvitjes së Divizionit të Vlorës. Një nga vlerat e këtij libri është mënyra e të shkruarit me dashuri e pasion jo vetëm për tokën shqiptare të Himarës, por edhe për vetë himarjotët.

Ka një pasqyrimin të mirërenditur për himarjotët dhe Himarën për të cilët shkroi Bajroni, Neço Muka, Dhimitër Varfi, Petro Marko, Lefter Çipa e shumë të tjerë, përzier me këngët melodioze gjer në madhështi, si vetë deti Jon i atyre brigjeve.

Një nga arsyet, rrëfen autori, për suksesin e kësaj Brigade është edhe fuqizimi e mbajtja e saj në aktivitet 24 orësh për mbrojtjen e bazës së nëndetseve në Portopalermo që u ankorua aty më 1987 me strukturën e Brigadës së Nëndetseve.

Pozicioni gjeografik i Himarës, historikisht ka qënë i lakmuar, sepse kontrollon lëvizjet detare pranë brigjeve Shqiptare të Jonit në të dyja krahët e Himarës, si dhe për arsyen e lartësive që japin mundësi vrojtimi në distancë të mjeteve lundruese.

              MALIQ VREKA

Më të gjallë dhe më me jetë, e bëjnë këtë libër personazhet e tij. Ata janë oficerë të zotë e familjarë të mirë, të mençur e sypatrembur, të dashur e të dhembshur e njëkohësisht të ashpër e burrërorë, përherë në lartësinë që e kërkonte detyra për mbrojtjen e Atdheut. Shumica prej tyre janë ende gjallë dhe kanë të lidhur me brigadën historinë e jetës së tyre. Kanë të lidhur historinë e jetës së tyre me Himarën e Atdheun. Ky libër është një himn dhe për ata që nuk rrojnë më.

Brigada kishte 11 vjet në operacion të plotë, kur Maliq Vrekaj erdhi në krye të saj. Ndër kuadrot e parë drejtues si komandant, në këtë Brigadë, ka qenë dhe Polikron Lito nga Përmeti. Ky formacion luftarak shtrihej në terrenin bregdetar në një brez mbrojtës 50-60 km, nga gjiri i Gramës deri në Shkallë të Borshit dhe në thellësi 7-8 kilometra deri në bregun e majtë të rrjedhjes së lumit Shushica.

Vetë Shqiptarët, nga pamja, shtati, zëri, guximi e trimëria janë rracë luftarake. Patjetër kështu janë portretizuar edhe në këtë monografi, megjithëse Brigada e Himarës nuk bëri luftë të vërtetë. Nëse dikush nuk guxoi t`i prekte kufijtë e Shqipërisë, është dhe kontributi i Brigadës së Himarës dhe i komandatit të saj, Maliq Vrekaj. Kuadrot dhe ushtarët e saj treguan cilësi luftarake kur e mbrojtën Shqipërinë ato vite njëlloj si në situatë lufte, po të kemi parasysh edhe vitet e vështira ekonomike e situatën në rajonin tonë dhe, për më tepër, marëdhëniet e ngrira me Greqinë që sapo kishin filluar të merrnin rrugë.

Një përshkrim i bukur është dhënë edhe për Rrugën e Bardhë që është një rrugë e lashtë përgjatë bregut të detit Jon. Kjo është rruga romake që lidhte Apoloninë me Aktia Nikopolin ( Preveza e sotme) duke kaluar përgjatë bregdetit të Himarës dhe Çamërisë. Nëpërmjet kësaj rruge kanë kaluar të gjitha formacionet kuftarake të Perandorisë Romake sa herë dilnin në Jug të trojeve tona, por edhe në Thesali e Greqi.. Çdo pëllëmbë e saj ka një histori të vjetër e të re. Ka dhe historinë e Brigadës së Himarës.
Në libër jepen detaje për operacionet e Çezarit kundër Pompeut përgjatë Bregut në vitin 48 para Krishtit si dhe një kronologji kohore se çfarë ka ndodhur në rajonin e Himarës këto 2000 e ca vjet.

Aq ka mbetur në mëndjen e ushtarakut të përkushtuar ndarja e parakohshme me Brigadën e Himarës më 1992 sa edhe në mërgim, Maliq Vrekaj këndon:
"Nga Borshi në Gramë, mes maleve dhe detit,/ shtrihej një brigadë, nder i republikës,/e stolisur zonjë, ishte vetë profeti,/ shkëmb si Mesimeri, shkëmb si mal i Çikës."
Autori flet me dhimbje për aksidentin që pësoi një autobus me studentë të Institutit Bujqësor të Kamzës më 22 Nëntor 1989. Ajo ka mbetur në kujtesën e shqiptarëve si një nga ngjarjet më tragjike ku humbën jetën studentë, mjekë, pilotë dhe kuadro, pas rënies së dy helikopterëve në Vuno dhe Llogara që erdhën për t`i çuar në spitalin e Tiranës. Ishte me të vërtetë një dramë për forcat ushtarake të brigadës së Himarës edhe për arsye të motit të keq, me shi dhe erë të fortë që u bë shkak i fatkeqësisë së dytë. Kështu ranë martirët edhe komandantët e helikopterëve Agim Galanxhi dhe Vangjel Postoli që me të vërtetë treguan heroizëm për misionin që morën përsipër.

Në libër ka edhe një tregim të shkurtër për një bir tjetër të Dëshnicës, Perlat Arapit (djalit të Belul Arapit), që ishte efektiv i brigadës së Himarës për disa vite.

Në karrierën pesëmbëdhjetë vjeçare të brigadës lanë gjurmë tetë mijë ushtarë nga të gjitha krahinat e Shqipërisë. Pra, është një shifër që sjell rrëfime traditash e pleksje kulturash në atë vënd historik siç është Himara.

Maliq Vrekaj flet me dashuri të veçantë për këngëtarët, bilbilat e Himarës, por edhe për poetët e vendit. Këngët legjenda si "Vajza e valëve", "Dallandyshe e vogëlo" janë krijuar me mjeshtëri nga Neço Kristo Muka, një nga artistët e rrallë të trevës së Bregdetit. Vetë autori i këndon këto këngë edhe sot me shokët e tij të armës jo vetëm në Himarë, por edhe në Athinë ku ai jeton sot.

Kjo monografi, e rrallë për nga paraqitja e lëndës, është një botim i mirëseardhur për gjithë Himarën si qytet dhe si rajon ushtarak, si vënd me histori të lashtë ku shqiptarët kanë shkruar një nga faqet më të lavdishme të historisë së tyre mijëravjeçare. Është edhe një pasuri për historinë e një formacioni luftarak të Shqipërisë prej vitit 1976 e deri më 1992. Një ndërlidhje e ngjarjeve me kohën, në kronologji me rrjedhën e kujtimeve e shifrave të sakta, e cila tregon për punën e qëmtuar për të shkruar me hollësi çdo gjë, çdo detaj që e plotëson Himarën dhe Brigadën që komandoi me guxim e përkushtim dëshnicari nga Podgorani, koloneli Maliq Vrekaj.

KUJTIM MATELI


Rating (Votes: )   
    Comments (1)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
AMERIKA ËSHTË NË TUZ, PO TUZI NUK ËSHTË NË AMERIKËNga RAMIZ LUSHAJ (04.20.2014)
Kujtesë, në 90-vjetorin e lindjes: Prof. Dr. JUP KASTRATI, NJË NGA VIGANËT E ALBANOLOGJISËNga ISA HALILAJ studiues, 'Mësues i merituar' (04.18.2014)
PËRKUJTOHET EKSODI I SHQIPTARËVE NË FSHATIN XËRXË (04.17.2014)
KUPTIMI LIGJOR I PLURALIZMIT FETAR NË SHQIPËRINga Prof. dr. GJERGJ SINANI (04.17.2014)
BLUSHI - SHQIPTARËT RREZIKOHEN SERIOZISHT NGA ISLAMI POLITIK (04.16.2014)
RIKTHEJENI FISHTËN NË TEKSTET SHKOLLORENga FRANO KULLI (04.16.2014)
UNË JAM ARBËR: 800 VJET SHTET!Nga AZGAN HAKLAJ (04.14.2014)
10-vjetori i ndarjes nga jeta: PROF. BEDRI DEDJA-AKADEMIK: KRIJUES, STUDIUES E BOTUES SHUMËPLANËSH, AUTOR I SHQUAR I SHEKULLIT XXNga Prof. MURAT GECAJ publicist e studiues - Tiranë (04.14.2014)
Marrëdhëniet mes shtetit dhe fesë në ShqipëriGIOVANNI CIMBALO - PLURALIZMI I BESIMIT DHE KOMUNITETET FETARE NË SHQIPËRI (04.13.2014)
DISA MENDIME MBI GJENDJEN DHE RIORGANIZIMIN E SHKENCËS NË SHQIPËRINga Prof. Dr. BETIM MUÇO* (04.13.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lartë]