GURRAT E ALI PASHËS Poemë nga GJON MARKOKAJ
E Mërkurë, 04.23.2014, 01:48pm (GMT+1)
...! Aty natyra t'merr në dorë (Të jep madhështinë e vet) Të dhuron forcën e Alpeve Aty mbushesh me shëndet.
...! Gurrat, gurrat, gurrat, Rrjedhin e rrjedhin: "Qumshtin" e maleve Ne shekuj e nxjerrin
I freskojnë njerzit Në lodhjet e rruges Me ujin e freskët Ja heqin rreshkën buzës
Aty natyra t'merr në dorë (Të jep madhështinë e vet) Të dhuron forcën e Alpeve Aty mbushesh me shëndet
Je ne tokë, po shikon: "Mrekullinë qiellore"..., Pak majtas, Dardha e Dragisë Ku organizoheshin Kuvendet N'mbrojtje të trojeve shqiptare Pashë Vuth'janët e mirë (Në një fole me Shqipen) Zemra mu ba mal..., Nga "Lahuta e Malësisë" Nepermënd citoj Fishten
Ç' shkruante për Trimin Ali Pasha i Gusisë? Pak pa u nisë për në luftë Madhërishem i foli Nuses:
"Nji amanet jam tuj t' lanë Rritma djalin djalë bujar! -- T' më dalë burrë ....., E Burrë Shqiptar"!
Ne Alpe gurron amaneti: - Madhështia Shqiptare Trimat aty, - gjeten forcën Ne Alpe ne "kalatë natyrore"
Aty, gjeten edhe mbrojtjen Me gjakun e tyre,"vaditen trojet"..., - Qendresa u bashkue me gurin Ne djepin arbnor i përkundi
Deshmorë e Heronjët, Në trojet tona "meteore" Në Altarin e lirisë Të përjetësuar me gurt Shendrisin si qirinjë....
...! Aty natyra t'merr në dorë (Të jep madhështinë e vet) Të dhuron forcën e Alpeve Aty mbushesh me shëndet.
./. -Guci 27.05.2013- --------------- -Per VOAL, ch, nga USA, 23 Prill 2014-
GJON MARKOKAJ
|