VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
GURRAT E ALI PASHËS Poemë nga GJON MARKOKAJ E Mërkurë, 04.23.2014, 01:48pm (GMT1) ...! Aty natyra t'merr në dorë (Të jep madhështinë e vet) Të dhuron forcën e Alpeve Aty mbushesh me shëndet. ...! Gurrat, gurrat, gurrat, Rrjedhin e rrjedhin: "Qumshtin" e maleve Ne shekuj e nxjerrin I freskojnë njerzit Në lodhjet e rruges Me ujin e freskët Ja heqin rreshkën buzës Aty natyra t'merr në dorë (Të jep madhështinë e vet) Të dhuron forcën e Alpeve Aty mbushesh me shëndet Je ne tokë, po shikon: "Mrekullinë qiellore"..., Pak majtas, Dardha e Dragisë Ku organizoheshin Kuvendet N'mbrojtje të trojeve shqiptare Pashë Vuth'janët e mirë (Në një fole me Shqipen) Zemra mu ba mal..., Nga "Lahuta e Malësisë" Nepermënd citoj Fishten Ç' shkruante për Trimin Ali Pasha i Gusisë? Pak pa u nisë për në luftë Madhërishem i foli Nuses: "Nji amanet jam tuj t' lanë Rritma djalin djalë bujar! -- T' më dalë burrë ....., E Burrë Shqiptar"! Ne Alpe gurron amaneti: - Madhështia Shqiptare Trimat aty, - gjeten forcën Ne Alpe ne "kalatë natyrore" Aty, gjeten edhe mbrojtjen Me gjakun e tyre,"vaditen trojet"..., - Qendresa u bashkue me gurin Ne djepin arbnor i përkundi Deshmorë e Heronjët, Në trojet tona "meteore" Në Altarin e lirisë Të përjetësuar me gurt Shendrisin si qirinjë.... ...! Aty natyra t'merr në dorë (Të jep madhështinë e vet) Të dhuron forcën e Alpeve Aty mbushesh me shëndet. ./. -Guci 27.05.2013- --------------- -Per VOAL, ch, nga USA, 23 Prill 2014- GJON MARKOKAJ
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |